Dardan Gashi të dënohet për krimin mjedisor në Grykën të Deçanit

Dardan Gashi të dënohet për krimin mjedisor në Grykën të Deçanit

Mr. Sc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës paska nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për
privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe
furnizimit me energji elektrike. Sipas njoftimeve mediale, në aktvendimin e Prokurorisë speciale,
qenkan duke u hetuar gjashtë zyrtarë të lartë të Qeverisë, tre prej tyre ministra aktual, e ndër ta,
edhe Dardan Gashi. Hapjen e hetimeve (nëse janë serioze) ndaj këtij ministri, janë për tu
përshëndetur, për çfarëdo veprimi të kundërligjshëm qoftë. Por, njeriu i quajtur Dardan Gashi, si
dhe tjerët që ishin ndikues apo bashkëpunëtor të tij, duhet dënuar për krimin e pa falshëm të bërë
në Grykë të Deçanit. Krimi i zv. kryeministrit Dardan Gashi, ka të bëj me ndërtimin e tri
hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit të Deçanit. Nisja e punimeve për ndërtimin e
Hidrocentraleve në Grykën e Deçanit kishte bërë jehonë, ngase ishte thënë se do investohen mbi
50 milion euro, duke rregulluar edhe infrastrukturën rrugore dhe ndërmarrjen e masave
mbrojtëse. Mirëpo, pos faktit që nuk dihet për shumën e investuar nga Kelkos Group, nuk dihet
as për përmbajtjen e Kontratës të nënshkruar nga MMPH dhe Kompania investuese. Futja e ujit
nëpër tuba, (duke lënë shtratin e lumit pa “asnjë pikë uji”), po rrezikon biodiversitetin natyror,
bile-bile, duke rrezikuar minimumin biologjik për peshqit dhe shtazët ujore. Kjo gjendje në
Lumëbardhin e Deçanit paraqet krim mjedisor, e që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës,
paraqet vepër penale dhe është e dënueshme.
Vendimi i Dardan Gashit për lejim të ndërtimit të hidrocentraleve, paraqet veprim të dënueshëm,
ngase nuk përfillën asnjëri nga parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky ish ministër, duhet të
dënohet edhe për degradimin e natyrës në këtë Grykë, sikurse që paraqet rrezik për kalimtarëve
të cilët mundohen të shijojnë bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna. Këto investime nuk kanë të bëjnë
me komponentin ekonomik, social, e as mjedisor. Dyshimet janë në atë se, prapa këtyre
investimeve (pos ndikimit të manastirit të Deçanit), qëndrojnë njerëz të biznesit apo me ndikime
politike, me prapavija korruptive.
“Kauboj” i quajtur Dardan Gashi, duhet dënuar edhe për shkelje ligjore, ngase ka shkel Ligjin
Nr. 03/L-039, i vitit 2008, për Zonat e veçanta të mbrojtura, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku
ndalohen disa aktivitete, në mesin e tyre edhe ndërtimit i hidrocentraleve. Pos këtij Ligji, me këtë
rast është shkel edhe Ligji për natyrën dhe Ligji mbi Parkun Nacional. Investimet në Grykën e
Deçanit për ndërtim të tri hidrocentraleve, nga qytetarët e kësaj komune, këtë rast edhe nga Ne,
janë investime për favore të manastirit të Deçanit dhe assesi për dobinë ekonomike që mund të
kemi. Vendimi i marr për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është lejuar nga manastiri për
përfitime të saja, ndaj nuk është investim për interes kombëtar, që do ishte e pranueshme edhe
shkeljet ligjore. Nisja e hetimeve ndaj këtij ministri, jep shpresë dhe shton besim në drejtësi,
duke bërë me dije se askush nuk është i paprekshëm për krimet që bën.