DARDAN GASHI SI SHKATËRRUES I FLORËS DHE FAUNËS NË GRYKËN E DEÇANIT, ANALIST NË TV DUKAGJIN(?!)

Letër TV Dukagjinit

DARDAN GASHI SI SHKATËRRUES I FLORËS DHE FAUNËS NË

GRYKËN E DEÇANIT,  ANALIST NË TV DUKAGJIN(?!)

Letër TV Dukagjinit dhe Ermal Pandurit,

Këto ditë, deshëm apo nuk deshëm, kemi qenë robër të televizioneve tona kosovare.

Nuk dua të bëj një vlerësim të këtyre televizioneve, sepse nuk jam i thirrur për gjera të tilla.

Të fundi gjithsecili televizion e ka politikën redaktuese të veten.

Mirëpo, ka disa kohë që në emisionin tënd “Debat Plus”, i shikoj dhe dëgjoi se si kush më shumë e kush më pak, kush më me agresivitet e kush më me dinakëri, kush me gojën plotë e kush më gjysmë zëri i bëjnë “analiza” jetës dhe politikës kosovare.

Dorën në zemër është çështje e redaksisë se TV Dukagjinit se kënd e merr  për “analist”?! Dhe, një gjë duhet ta them; edhe kur defilon ndonjë analist në tt-në e juaj, e që nuk e ka vendin aty,  nuk është fundi i botës.

Ajo çka dëshiroj t’ua zë për të madhe, është Dardan Gashi si “analist”.

Të gjithë e njohin Dardan Gashin, a e njihni ju?!

Edhe shokët e tij që përpara tij debatojnë, e njohin….Por heshtin. S´di pse?!

E njohin si student të Vjenës, pastaj punëtor të OSBS-së, gjatë vitit 2000,… e njohin kur punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave për Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi…

E njohin kur ai e kryesoi grupin punues për decentralizim, dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vjenës, si këshilltarë i lartë…

E njohin edhe kur Dardani e kryesoi edhe grupin punues të Kthimit përbrenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin…

Por, deçanasit më se miri e njohin Dardanin, i cili pas vitit 2011, kur si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e “masakroi” pjesën më të bukur të Alpeve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna). Më konkretisht, kur Dardani pa u skuqur, pa u turpërua fare shkatërroj florën dhe faunën e Grykës së Deçanit duke e lejuar një kompani për të krye akte vandaliste ndaj natyrës. Nga një lumë më ujë të kthjelltë dhe të bollshëm e kthej Lumëbardhin e Deçanit në një “Lum të vdekur”(?!)…

Dhe ti, zoti Ermal Panduri e merr këtë njeri si analist?!

E di, ndoshta ai të ka bindur se nuk kishe gisht n´atë masakër, përveç që ia ka ngrehe gishtin ( me nënshkrim) armës dhe e shkaktoj krimin.

Çka ta merr mendja ty Ermal, se Dardani i shkolluar në Vjenë,  po ta bënte këtë masakër, këtë krim një ministër Austriak, çka do të ndodhte me te?

Ti e di Ermal se asnjë televizion nuk do ta merrnin si analist… përveç që do ta vizitonin në burg si…

Dardani e di se kush qëndron pas atyre 55 milionëve që i dha kompania “KELAG” e Austrisë për atë “masakër”.

Ndoshta TV Dukagjini nuk e di(?!) Por ish Ministrit Dardan diçka i ka ra hise nga ato 55 milion, se ndryshe nuk do ta bënte. Qoftë e gabuar kjo informatë.

Nëse s´ka fituar asgjë nga ato, atëherë me çfarë qëllimi e shkatërroj bukurinë e Grykës së Deçanit?!…Për një vend-ministror n´atë kohë, a po?!

I nderuari Ermal,

Ish Ministri Dardan Gashi dhe vartësit e tij në Ministrinë e Diasporës, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se gjysmë milioni euro. Në emër të mëditjeve, udhëtimeve, drekave, darkave dhe shpenzimeve për udhëtim, ata kanë shpenzuar më shumë 642 mijë euro. Kampion për nga shpenzimet pa mbulesë, dhe, ky të jetë analist?!

E Ju, i nderuari Ermal, nëse nuk keni kurajë ta shkoni me kamerat e juaja televizive Grykën e Deçanit, ta shikoni Lumëbardhin e masakruar nga Dardan Gashi, atëherë shikoni këto fotografi qe po ua dërgoi dhe e kuptoni se çfarë “vrastari” keni marrë si analist!

Arif Molliqi

Llukë e Epërme