Dakord me Prof. Eshref YMERI: Do të ishte mirë që Skënder Kapiti të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës

Dakord me Prof. Eshref YMERI:  Do të ishte mirë që Skënder Kapiti  të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës

Nga Av. Ilir Malindi

 

Mua av. Ilir Malindit i interesuar per zhvillimet kombetare , pra, edhe të poliikës kosovare,  pavarësisht se afati ligjor për listat e deputetëve në Kosovë ka përfunduar dhe ato janë mbylllur, por  më vjen mirë që ka intelektualë   e profesorë të tillë  si Z. Ymeri që vlerësojnë dhe shprehin mirënjohje por që edhe sygjerojnë që në politikë të ketë personalitete të merituara kombëtare pavarësisht se i merr në konsideratë politika apo jo.

Pasi e lexova këtë mesazh të mëposhtëm dhe falenderim të Profesor Eshref Ymeri drejtuar Bedri Tahirit dhe Xhevahir Cirongut, autorëve të shkrimit biografik të Skënder KAPITIT, si dhe pasi e lexova edhe unë Biografinë e z. S.Kapiti  shkruar prej tyre kohë më parë ashtu sikurse edhe që kam lexuar shumë e shumë  shkrime dhe analiza të z. KAPITI, si edhe duke njohur  patriotizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Skënder Kapitit  dhe të familjes  së tij për Kosovën ,për lirinë e pavarësinë e saj si rrallë kush tjetër,  edhe unë e mbështes plotësisht Prof. Eshref  Ymeri se jo vetëm për Albinin dhe Vjosën por për tërë Kosovën do të kishte qenë nder dhe krenari që Kosova të kishte në Kuvënd intelektualin e shquar, nacionalistin dhe patriotin  Skënder KAPITI, atë por edhe të tjerë si ai në kuadrin e VETING-ut të politikës shqiptare.

Më poshtë mesazhi dhe porosia që i kishte dëguar z. Ymeri si Albinit dhe Vjosës, nëpërmjet një flendeimi të autorëve të shkrimit Biografia e Skënder Kapitit.

Eshref Ymeri 

Sun, Jan 17 at 4:51 PM

Të dashur zotërinj të nderuar  Bedri Tahiri  dhe Xhevahir Cirongu,

Ju falënderoj nga zemra që më keni respektuar me dërgimin e jetëshkrimit të intelektualit të shquar nacionalist Skënder Kapiti, i cili ka lindur, është rritur dhe është edukuar në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetarizmi. Pikërisht në saje të asaj edukate të mrekullueshme, kombi shqiptar ka sot një intelektual kaq të formuar, kaq të përgatitur dhe kaq të vendosur në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare, ende të pazgjidhur në Gadishullin Ilirik. Do të ishte një mrekulli e vërtetë që intelektuali i shquar nacionalist Skënder Kapiti të gëzonte mandatin e deputetit dhe të ndodhej në Kuvendin e Ri të Kosovës pranë Albinit dhe Vjosës.

Me shumë respekt dhe mirënjohje.

Eshref Ymeri

Ventura, Kaliforni

17 janar 2021

Edhe unë Xhevahir Cirongu, analist, poet dhe  shkrimtar pasi u infomova me mesazhin  e Prof. Ymeri dhe me shkrimin e Avokat Malindit të cilin po ua dërgoj miqve te mi dhe  Ju mediave  për botim, mbeshtes dhe jam dakord me Profesor Eshref Ymeri dhe avokat Ilir Malindi që në Kosovë të ishte deputet Skënder Sadri KAPITI një shqiptar nga Shqipëria por edhe  me prindër nga Kosova, që kanë dhenë edhe kontribut të   madh për Kosovën, shëmbull ky që i ka paraprire dhe  e tregoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që në kabinetin e tij qeveritar si ministra vendosi dy shqiptarë nga Kosova.