Vetitë

Zgjedhja dhe përgatitja: rm/filolet

Nëse ndjen apo mendon se një mik është hidhëruar në ty, para se të kërkosh pse-në gjetiu, merre veten në pytje!

[rml]

 

Mrekulli e vërtetë nuk është as të ecësh mbi ujë as të fluturosh në ajër : ajo është të ecësh mbi tokë.

[Houei Neng]

 

Në natyrën e bashkëlindur të njeriut, gjindet prirja e tij për tiranì dhe shtypje të njëri-tjetrit.

[Ibën Kaldun] (Historian dhe filozof Arab, 1332-1406)

 

Nga fytyra të njofim tynë, nga fjalët të njofim zemrën, nga veprat të njofim shpirtin.

[rml – filolet]

 

Njeriu më së paku është vetja e tij kur flet për veten e vet. Jepni atij një maskë, dhe ai do t’ju flet të vërtetën.

[Oscar Wilde] (dramaturg irlandez 1854-1900)

 

Qëngji butë, thithë dy nëna.
[Shqiptare] (Postoi Amet Saidi, Bolzano, Tyrol)

 

Ju kurrë s’mund ta kaloni oqeanin derisa nuk e keni guximin ta
humbni shikimin në breg.[Christopher Columbus] (detar, 1451–1506)

 

Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote. Shumica ekzistojnë, kjo është e gjitha!

[Oscar Wilde] (shkrimtar irllandez, 1854-1900)

 

Tradhëtia bashkëshortore ka dy drejtime: Ti andej, unë këndej.

[Filolet]

 

Budallai gjen gjithëmonë një më budallë që ta adhuroj.

[Nicolas Boileaux] ( Poet, kritik dhe ligjdhërës francez, 1636-1711)

 

Shpirti falën gjithëmonë por nuk haron kurrë.

[Laureta Miftari]

 

Petkut të grisur s’i shkojnë sumbullat e arta.

[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi)

 

Prostitucioni ndahet në dy lloje kryesore: Shitja e lëkurës për kafshatë buke, duke ruajtur zëmrën dhe; shitja e lëkurës për luks, duke ruajtur zëmrën dhe eurollogaritë .

[Filolet]

 

Punëkeqi e shpirtmiri nuk bashkëjetojnë.

[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi)

 

Ata që vjedhin ditën me shumicë, burgosin ata që vjedhin natën me pakicë.

[Filolet]

 

Ai që vjedh vé, vjedh edhe qé.

[Popullore shqiptare]

 

Syri unët nuk ngopet kurrë.

[Popullore shqiptare] 

 

Arritja më e madhe e edukimit është toleranca.

[Helen Keller] (Edukatore dhe shkrimtare amerikane, 1880-1968)

 

Kush ngutet shum, ngel në rrugë.

[Franceze]

 

Mendjemadhësia është lule që ritet në kopshtin e dreqit.

[Proverb anglez]

 

Përtac në rini, përtac në pleqëri.

[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi)

 

Punë dreqi është të thuash: Kam kohë, jam i ri.

[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi)

 

Mos thuaj se shpia dhe gruaja nuk ngopen! Burri i mirë i ngopë të dyja; i keqi edhe veten e lë të uritur.

[Filolet]

 

Urtësia më e madhe është kur të mbash mesin në çdo gjë.

[Ploti] (Poet latin, -254-184)

 

E vërteta dhe mirësia janë pajisje e pjesërishme e ynë, dhe ajo, përzier me të keqen dhe të gabuarën.

[Paséal]

 

Nderi është si syri: nuk luhet me të.

[Daneze]

 

Lopën që qet me shqelm a vret me brirë, e drejton kasapi.

[Filolet]