Ciceroni (104-43)

 

Rm/Filolet

Marcus Tullius Cicero, lindi në Arpinum të Italisë dhe është i njohur në histori si gojëtar i dytë menjëherë pas Demostenit, si  filozof i parë latin dhe si pushtetar romak. Përndryshe rrjedh nga një familje e panjohur  gjer  në vdekjen e Imperarorit Silla kur Ciceroni filloi karierën e tij të mirëfilltë (cursus honorum).  Nga veprimtaria, pjesa më e madhe, për fat të mirë,  i qëndroi kohës dhe sot na njohim, nëpërmjet të saj edhe shum filozofë dhe ngjarje tjera historike të para dhe të periudhës së tij. Ai është përcjellës i urtësisë së civilizimeve më të lashta, të cilën e përvehtësuan dhe e zhvilluan mëtej më parë grekët e nëpërmes tyre pra Ciceroni e përhapi dhe e ngriti në shkallë më të lartë në Romë e gjetiu në Europë.

Në rininë e hershme i filloi studimet nën drejtimin e gojëtarit të njohur Krasus  (Crasus) dhe  të Skaevolës (Scaevola). Pas luftës sociale ku muer pjesë kundër Marsëve, vazhdoi të ndjekë tani në Romë mësimet e retorit Molon  dhe të Akademikut Filon. Me ngritjen kundër një të favorizuari të Silës (Pro Quinctio) Ciceroni  bëri hapat e par në Forum dhe së shpejti  mëtej vazhdoi me mbrojtjen e Rosciusit që paditej  nga Krisogoni (Chrysogonus) për vrasjen e atit të vet. Sukseisi qe i jashtëzakonshëm por i duhej gjithëqyshë të largohej nga Roma dhe nga afërsia e diktatorit Sila. Pas dy vjet qëndrimi në Athinë e Azi ku edhe përforcua në gojëtari, u këthye në Romë. Pas detyrës së kryer  në Sicili në në punët financiare (quaestor) dhe një mbrojteje juridike të sicilianëve të dërmuar nga  Veresi, e afruan Ciceronin në rradhët Pompeut e Cezarit. Përndryshe vet Ciceroni, kishte dëshirë të madhe ti afrohet Pompeut, ndahet nga Katalina dhe e shtëngon ta lëshoj Romën, kurse bashkëpunëtorët e tij  ia denoi me vdekje. Sukseset e tilla por edhe  kryelartësia e lavdërimet e tepruara pa masë, ngjallën  ndjenjët e kujdesit nga  tek Pompeu, Cezari dhe Krezusi kurse me Klaudin (Claudius) u bënë armiq të tërbuar e ky i fundit e detyroi të largohej për gati dy vjet në Durrës. U këthye në vitin –57, kësajë rradhe i kujdesshëm dhe u lidh akoma më tepër me Pompeun. U emërua guvernator i Silicisë dhe pas një ekspedite kundër Partëve muer titullin Imperator.

Pas ndarjes së Pompeut e Cezarit, Ciceroni anoi nga Pompeu por  dhe luftës civileqë pasoi e ku Cezari doli fitimtarë, Ciceroni u largua nga jeta politike, u çkurorëzua  nga gruaja për tu martuar me një më të re dhe mjaft të pasur. Së shpejti i vdiq vajza Tulia dhe kjo e molisi shumë rëndë.

Kur pas Cezarit, Antuani u vendos pasardhës, Ciceroni u ngrit kundër e ngrinte përballë tij Oktavianin  e ri. Megjithatë, Oktaviani, Antuani dhe Lepidi formuan triumviratin ( i njohur si Triumvirati i dytë ) e koj e detyroi të largohej në vilën e tij ku edhe e gjetën në befasi dhe e egzekutuan.

Veprimtaria

Ciceroni filloi me poezi nga të cilat pjesa dërmuese janë humbur por përkundrazi veprat tjera janë të ruajtura gati të paprekura e këtu nënkuptojmë mbi të gjitha fjalimet që janë edhe pasqyra politike e tij, letrat e shkëmbyera me familjen dhe miqët, teoritë dhe pikëpamjet e tij mbi moralin dhe politikën ku shprehë adhurimin për ndërtimin republikan dhe idealet e tij humane.

Një ilustrim të bukur mbi Ciceronin na jep Voltaire sidomos kur e mbron nga sulmet  që i bëhen duke e numëruar atë si njeri të paskrupullt që mbronte ata që ishin « njiqind herë më të rrezikshëm se Catilina » .Të shohim pra ç’thotë Voltaire në veprën e vet “Dictionnaire philosophique” (Fjalor filozofik):

« Çka ! në ditët e sostshme guxojmë të themi se Zoti e dënoi Ciceronin se ka mbrojtur një tribun ushtarak të quajtur Popilius Lena, dhe se hakmarrja qiellore bëri që të vritet nga  vet Popilius Lena !Askush nuk di ishte fajtor ose jo për krimin që Ciceroni e justifikoi kur e mbronte ; por të gjithë e dijnë se ky monstër ishte fajtor për mosmirënjohje më të ndyrë, për kopraci më të poshtër e për barbarinë më të uryer, duke vrarë mirëbërësin e tij për të fituar para nga tre përbindësh si vet ai. Na qenka e rezervuer qindveçarit tonë për të na shti të shohim vrasjen e Ciceronit si një akt i drejtësisë hyjnore. Ata të Triumviratit nuk patën guxuar. Krejtë shekujtë gjer më tani kanë uryer dhe kanë qarë vrasjen e tij.
Ia zëmë për të madhe Ciceronit për lavdërimet e shpeshta se paska shpëtuar Romën dhe se paska dashur shum lavdinë. Po pra armiqët e tij donin ta njollosin këtë lavdi. Një grupazh tiranik e dënoi me egzil, ia shembi shtëpinë, pasiqë kishte mbrojtur të gjitha shtëpitë e Romës nga  zjarri që Catilina përgatiste. “Ju lejohet të të mburreni nga shërbimet  e juaja kur nuk  ua   çmojnë e sidomos kur ju bëjnë krim.”

Nëse  bëni një pasqyrim  se ky është i njëjti Romak që e futi filozofinë në Romë, se “Toskylanët” dhe libri i tij “Natyra e perëndive” janë dy punimet më të bukura që ndonjëherë janë shkruar mbi urtësinë njerëzore, se  “Traktati i Ofiqeve”  është më i dobishmi që kemi mbi moralin, do të jetë akoma më vështirë ta përbuzim Ciceronin.  “Hall për ata të cilët nuk e lexojnë, të na vij keq akoma për ata që nuk ia japin të drejtën që i takon.”

***

Veprat kryesore :

Letrat,
Mbi oratorin,
Mbi shtetin,
Mbi miqësinë.,
Mbi miqësinë (dy libra),
Ligjeratat.

Mbi artin e të folurit të bukur (gojëtari ) i njohim :

Sajimi në retorikë ;
Retorikë C. Hereniusit ;
Oratori ;
Brutusi ose dialogje mbi gojëtarët e shkëlqyer ;
Topikët ;
Dialog mbi përkujdesjet gojore ;
Lloji më i mirë i elokuencës etj.

Nga Fjalimet e shumta i dallojmë :

Filipikët ;
Catalini ;
Varini dhe
Mbrojtja e Milonit etj.

Citate:

“Le të më urejnë, mjafton që më frikohen”

“Të mos njohësh ngjarjet që kanë ndodhur para lindjes suaj, do të thotë të ngelësh gjithëmonë fëmij.”

“Të mos lakmosh gjë është kursim; të mos blesh gjë, është pasurim.”

“Çka më të mirë; ku ka diç më të bukur; se të jesh i mirë dhe të bësh mirë?”