Çfarë “prodhohet” në Shqipëri?!- Krim, korrupsion, vjedhje, eksod si dhe helm mediatik

Çfarë “prodhohet” në Shqipëri?!- Krim, korrupsion, vjedhje, eksod si dhe helm mediatik

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë po e argumentojmë me disa  pyetje të cilat  kanë   edhe pergjigjen brenda vetes së tyre, pyetje e cilat janë këto: se, përse  Shqipëria ka deficite të jashtëzakonshme demokratike dhe patriotike.

Përse akoma edhe tani pas 30 vitesh Shqipëria nuk ka konsoliduar demokracine, as nuk ka ndertuar shtetin modern ligjor?

Pse është Shqipëria edhe problem e shqetësim europian për politikën, për paqëndrueshmërinë politike të saj, për korrupsionin, për hajninë, për drogën, për  krimin e organizuar, për varfërinë, për papunësinë dhe për eksodin?!

Pse prej 30 vitesh Shqipëria mbahet larg BE–së, e madje rrezikohet që shqiptarëve t’u hiqet edhe lëvizja e lirë pa viza?!

Realitetin e vertetojmë edhe me keto konstatime:

E para është politika.

Politikë e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Pavarësisht se cila parti politike apo kualicion politik që kanë  qeverisur gjatë këtyre 30 viteve tranzicioni në Shqipëri; gjithnjë ka pasur hajdutëri e grabitje politike e juridike me ligj e paligj  pronash të qytetarëve dhe shtetërore.

Krim dhe  hajdutëri me shitblerje,  vjedhje e manipulim votash.

Vjedhje pushteti, vjedhje e falsifikm diplomash, titujsh profesorësh e doktorësh.

Politikanë e politikë halabakësh e bashibozukësh, injorantësh e hajdutësh, politikë e politikanë  me rekorde korrupsioni, hajnish e krimesh.

Politikanë që mendojnë, trafikojnë, vjedhin, grabisin, mashtrojnë  e tradhtojnë  vetëm për interes të vet dhe vetëm për pushtet.

Së dyti drejtësia.

Drejtësi politike, edhe kjo e kriminalizuar dhe e korruptuar.

Shitblerje te ligjit, te drejtash, korrupsion, ryshfet dhe gjithfarë krimesh gjyqësore aq sa të gjithë gjyqtarët e prokuroret shqiptarë po t’u bëhet si duhet VETTING-u, asnjëri prej tyre nuk e meriton që të qëndrojë në punën e gjyqtarit e prokurorit.

VETTING-u së pari do të duhej jo vetëm ndëshkim dhe dëbim të gjyqtarëve e prokuroreve por edhe ndjekje dhe ndëshkim të rëndë ligjor të tyre për krimet gjyqësore të vëndimmarrjeve kriminale të tyre.

VETTING edhe për ndëshkim e dëbim nga politika të të gjithë  kësaj elite të dështuar politike të cilat janë aktorët  dhe faktorët kryesorë që e kanë çuar Shqipërinë në këtë gjëndje të rëndë politike, demokratike dhe në prapambetje dhe moszhvillim.

E njëjta gjëndje e politikës, pushtetit, shtetit  dhe e drejtësisë fatkeqësisht edhe në Kosovë.

Së treti mediat.

Një komponent tjetër shumë negativ në Shqipëri është  edhe ai i ashtuquajturi pushteti i katërt i mediave, të cilat helmatisin dhe bombardojnë publikun me lajme dhe informacione te manipuluara, të parapërgatitura dhe të paraseleksionuara që më shumë bëjnë dëm dhe çorodije psikologjike, morale, publike e kombëtare.

Media, të cilat ashtu sikurse edhe politika e drejtesia, janë bërë të pështira dhe të neveritshme që të lexohen e të shikohen pasi zor se gjen te to diçka edukative, patriotike e kombëtare, fetare e morale, por qëllimisht duke qenë se u interson vetëm rëndësia për lajme “bombastike” mediat në Shqipëri promovojnë e paraqesin gjatë gjithë kohës anët më negative dhe të errëta të shoqërisë: si ngjarje e ndodhi krimesh gjithfarëshe, kultin e krimit, kultivim e trafikim drogash, hajni politike, trafikim qëniesh njerëzore, vjedhje bankash, hajdutëri ordinere, vrasje, plagosje, skandale e krime seksuale.

Me këso lajmesh i mbushin faqet e para të gazetave dhe me këto i fillojnë dhe mbarojne  edhe lajmet të gjithë stacionet televizive.

Sikur të mos mjaftojnë vetëm këto, mediat shqiptare mezi presin që të japin edhe raste negative krimi, droge e vjedhje që kryejnë  edhe emigrantët shqiptarë në vëndet e tjera të Europës dhe botës.

Mediat në Shqipëri janë thellësisht medie mercenare të cilat manipulojnë lajmet dhe informacionet, i japin dhe i paraqesin ato sipas gustos, shijes dhe  sipas anës dhe interesit të asaj politike apo klani politik prej të  cilit ato varen, marrin paranë për atë që u shërbejnë.

Edhe ato media të cilat vetëreklamohen si të paanshme dhe “investigative”, ato japin në mënyrë selektive rastet dhe skandalet publike e gjyqësore, duke i dhënë   kryesisht ato raste të cilat nuk u paguajnë mediave “gjobën” apo pazarin që media u kërkon korrupsionit VIP dhe peshqve të mëdhenj të krimit e korrupsionit  në këmbim të mos publikimit të tyre.

Mediat në Shqipëri janë  mercenare të politikës dhe të pushtetit, e madje ato janë dhe e marrin edhe paranë e huaj për të mbrojtur, publikuar dhe promovuar edhe kauzat antishqiptare dhe të interesave të huaja.

Prandaj duhet nje VETTING gjithpërfshirës, pra jo vetëm VETTING për drejtësinë dhe politiken por duhet edhe për shoqërinë dhe për mediat.

Por kryesori ëShtë VETTING-u për drejtësinë.

Nëse dështon VETTING-u në drejtësi atëhere deshton edhe ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor, dështon zhvillimi dhe progresi shtetëror ,ligjor e shoqëror; dështon lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit  si dhe integrimi.

VETTING-u do të ishte dështim i madh nëse realizon dhe bën VETTING vetëm sa për zëvëndësimin e një palë të gjyqtarëve e prokurorëve hajdutë, të korruptuar e të kriminalizuar me të tjerë po si ata.

Është shumë e vështirë që të gjenden në Shqipëri juristë të pa infektuar dhe të “pa edukuar” me kulturën juridike vendore të kriminalizuar, të korruptuar dhe hajdutërie.

Prandaj duhet kujdes edhe zëvëndësimi me gjyqtarë e me prokurore në sistemin e drejtësisë, dhe do të ishte e nevojshme që për një periudhe kohore tranzitore,  në Shqipëri të kishte gjyqtarë e prokurorë profesionistë nga SHBA dhe BE deri në përgatitjen e një plejade  juristësh shqiptarë të cilët nuk do të ishin të infektuar dhe as të kishin trashëgimi e përvoja prej këtyre gjyqtarëve, prej kesaj kaste juristësish të kriminalizuar, matrapazësh e hajdutësish të cilët e kanë degraduar sistemin dhe që e kanë prishur edhe shtetin edhe shoqërinë.

Shqipëria nuk integrohet në BE, sepse BE nuk ka nevojë për “importim” produktesh krimi, korrupsioni, dembelizmi, droge dhe hajdutërie shkaktarë të të cilave janë politika, pushteti, si dhe shteti,  dhe ligji e drejtësia pasi edhe ato janë të kapura prej krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe prej  injorancës së politikës, pushtetit dhe të gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë.