Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Komunizmi në Shqipëri ishte  boshllëk shpirtëror dhe ateizëm .

Ishte triumfi i humbjeve,

Ekzaltimi dhe entuziazmi i dështimeve

Xhveshje morale,fetare e pasurore.

Antitraditë dhe shkatërrim i patriotizmit, trashëgimisë burrnore e kombëtare.

Ishte detyrim për t’u nështruar dhe servilosur,

Detyrim  për të spiunuar e tradhtuar veten,familjen, klasën, popullin  dhe të drejten e të vërtetën.

Komunizmi ishte depersonalizim i  dinjitetit, ishte  ideologji e sundimit të mendimit të gënjeshtërt.

Ishte populizëm antipopullor i populistit demagog  e mashtrues .

Komunizmi ishte  internacionalizëm  antikombëtar

Komunizmi ishte  revolucion i dhunshëm  i  cili nuk u ndërpre derisa u këput  dhe dështoi.

Ai mbijetoi mbi tragjeditë, mbi varfërine dhe mbi jolirinë e tmerret që shkaktoi.

Mbijetoi duke rivrarë  të vrarët dhe duke persekutuar deri edhe më besnikët e vet.

Komunizmi jetoi deri sa konsumoi dhe hëngri vetveten, derisa u shkatërrua vetë,  ai dhe supershteti gjigand që ai ngriti duke  gllabëruar gjithcka

E që kishte ndjellë e mbjellë mjerim, frikë e terror te  populli i cili i shërbeu fatkeqësisht  me besnikëri për 50 vjet.

Komunizmi ishte shtrigë e cila hante  edhe kokat e bijve të vet.

Komunizmi ishte  diktaturë totalitare, intolerance; ishte perjashtimi , ndëshkimi dhe burgosja e deri ekzekutimi i patriotëve, nacionalistëve dhe i “armiqve”, ku armiq të partisë e të popullit ishin edhe komunistë, ata që mendonin ndryshe nga diktatori ,nga pushteti e partia e tij.

Komunizmi ishte ai i cili dhe  pasojat e të cilit shqiptarët po i vuajnë akoma edhe sot,pas 30 vitesh që kur ai vdiq.

Pasi komunizmi  la pas fantazmat e hijet e tij , njerëzit me botkuptimin marksist- leninist, pinjollët e tij,  të cilët vijuan si

“diktatorucët” modern të  partive politike e të pushtetit të cilët  si  oktapodë të krimit e korrupsionit fatkeqësisht e sundojnë akoma kohën, tranzicionin, pseudodemokracinë dhe shtetin shqiptar dhe shoqerine shqiptare  edhe sot.

Dhe nuk dihet edhe përsa kohë

apo deri kur më …?!