Céline Dion, zëri magjik i një ylli magjik

Nga Reis Mirdita

Më 30 mars 1968, në Charlemagne (Québec), lindi fëmija i 14 i familjes, vajzë që ia dhanë emrin Céline e që sot njihet si ylli më i ndritshëm i muzikës botërore.

Më 1980, nëna dhe vëllai Jacques, të bindur në mundësitë e saja bashkëpunuan me të dhe regjistruan këngën e parë Ce n’était qu’un rêve (S’ishte veçse një ëndërr). Pas kësaj vëllai tjetër, Michel-i e dërgoi tek impresario René Angelil, i cili i fascinuar nga zëri i vogëlushes, e morri nën përkujdesje, hipotekoi shtëpinë për të financuar albumet e para dhe kështu hapi rrugën drejtë yjeve…

Voglushja Céline, filloi ngjitjen shkallëve të suksesit duke prodhuar për çdo vit nga një album. Brenda viteve 1986/89 estetizon tërësinë e dhëmbëve, ndërron stilin e veshjes dhe atë muzikor, nënshkruan me CBS dhe mëson anglishten pas së cilës nxjerr albumin e parë në gjuhën e Shakespeare më 1980 duke bërë kështu emër në SHBA dhe përtej Atllantikut.

Céline DionMë 1995 fillo bashkëpunimin me Jean-Jacques Goldman i cili shkruan për të albumin D’eux që e ngriti Céline-n në rangun e yjeve të këngës. Ky album korri sukses fantastik, u shitë 8 milionë ekzemplare kurse single Pour que tu m’aimes encore arriti në 4 milionë disqe të shitura.

Ylli i lindur, këndoi për ardhjen e Bill Klintonit President i SHBA më 1993. Më 1994 martohet me njeriun që u përkujdes për të që nga mosha më e re, René Angelil. Më 1996 e gjejmë këtë ikonë ndërkombëtare në hapjen e LO në Atlanta dhe po të njëjtin vit del albumi Falling Into You.

Në ceremoninë e Oscars interpreton dy këngë dhe njëherit zgjidhet për të kënduar B.O-në e filmit Titanic

Kënga My Heart Will Go On pjesë përbërëse e albumit Let’s Talk About Love bashkë me Falling into You ngelet gjithsesi suksesi më i madh i Céline-s.

Në vazhdim, bashkëpunimi me J-J Godman është në rend të parë dhe fryt i kësaj është albumi në frengjisht S’il suffi­sait d’ai­mer, ¨q tani më u bë hit në botën frankofone.

Por ngjarja më e lumtur për yllin Céline është 25 dhjetori 2001, kur lindi djali i saj René-Charle në një spital në Palm Beach të Floride-s

Sukseset e njëpasnjëshme bënë që asaj t’i ofrohet një kontratë për katër – pesë prezantime në javë në Colos­seum du Caesars Palace në Los Angeles ku mëtej u ngrit një amfiteatër enkas për spektaklet e saja A new day.

Céline DionSukseset dhe mirënjohjet nuk kanë të ndalur: Më 6 dhjetor 2004 Céline merr yllin e vet në Holly­wood Walk of Fame. Të njëjtin vit i ndahet Chopard Diamond Award, nga dora e Michael Daglas, prezantohet si artistja me më shumë disqe të shitura në bote. Më 2005 del albumi On ne change pas ku autorë të teksteve janë vetëm femra ; 2007 Taking Chances me 3.5 milionë ekzemplare të shitura. Më 2009 këndon në Grammy Awards në homazh për à Michael Jack­son.

23 tetor 2010 këngëtarja lind binekët Nelson dhe Eddy. Në ndërkohë krijon asociacioni bamirës por ndihmon gjithashtu asociacione të tjera në botë gjithë duke vazhduar nxjerrjen e albumeve të reja.

Viti 2016 është njëri ndër më të vështirët për Céline Dion: Më 14 dhjetor i vdes burri z. René Ange­lil (73vj.), njeriu më i dashur i saj që nga mosha 12 vjeçare. Dy ditë më vonë i vdes në moshën 59vjeçare edhe vëllai i madh Daniel-i.

Pas këtyre dy humbjeve të njerëzve më të afërt, Celine bëri një pushim gjer më 23 shkurt kur u paraqit rishtazi në Caesars Palace (Las Vegas). Publiku u ngrit në këmbë për respekt…., kjo ishte shumë emocionuese, diva nuk arriti t’i përmban lotët por qëndroi si yll i jashtëzakonshëm dhe nderoi po ashtu publikun madhështor duke përfunduar këngën, ashtu me lot.