Blerim Çipi, këngëtari që ‘’Bleron’’ skenave të festivaleve me këngën foklorike popullore…!

Blerim Çipi, këngëtari që ‘’Bleron’’ skenave të festivaleve me këngën foklorike popullore…!

Nga Xhevahir Cirongu

Kisha dëgjuar që flitej shpesh në ambjentet e ndyshme shoqërore, e sidomos në ato aktivitete kulturore, ku midis të tjerëve përmendej edhe emri i një djali të ri i cili banonte në qytetin e Vlorës.Kjo më ngacmoj ndërgjegjen time dhe u interesvova për më shumë formacion për djaloshin artist, tashmë i njohur në rrethet artistike e kulturore, jo vetëm në qytetin bregdetar  të Vlorës, por edhe në shkallë kombëtare.

Në foto: Blerim Çipi me Kompozitorin Aleksandër Lalo

Gjatë bisedës me këngëtarin popullor flokloristik të mirënjohur skraparas Fatmir Greva, për  artistin e ri Blerim Çipi me banim në Vlorë,më befasoi duke më treguar se ai djalë ka një talent të rrallë; si aktor, por edhe si këngëtar. – Ka një zë sa të bukur, por edhe të ëmbël,- na thotë Fastmiri.Vërtet ai këndon si zogjtë bilbila të tomorricës atje mbi kodrat e Sqaponjës të fshatrave Dobrenjit,Burranjit e Çorrotatit.Biseda merr udhën e saj drejt emrit të përveçëm të artistit të ri Blerim Sabedin Çipi. Për të mësuar diçka më shumë, ne edhe komunikuam personalisht me talentin Blero, siç e thërrasin shkurtimisht jo vetëm në ambjentet artistike e kulturore, por edhe në gjithë qytetin artdashës të Vlorës.Ai ishte ende i vogël,si kishte mbushur 5 vjet, kur familjarisht shpërngulet nga fshati Dobrenj (zona Tomorricë),të rrethit Skrapar),e vendoset me banim në qytetin bregdetar të Vlorës.Sa herë që dëgjonte të atin kur ia merrte këngës, ( sot nuk jeton, pasi është ndarë nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë), edhe Blerimi ashtu nën zë ia merrte këngës…! I gëzonte zemra djaloshit, e uronin të gjithë ata që e dëgjonin kur këndonte Blerua i vogël me atë zërin e ngrohtë e plot tingull, me shije të ëmbël si të mjaltit të bletës. Kishte raste dhe e qortonte si me shaka edhe e ëma Selvia, e cila i thoshte ‘’Biro, je ende i vogël, prtë të rritesh edhe ca, pastaj ulu në sofrën e burrave e merrja këngës sa herë të duash!’’.Ashtu si i zënë na ‘’faj’’ Blerimi nuk rreshtëte asnjëherë, por këndonte sepse e donte këngën, i këndonte shpirti, për iso kishte oshëtimën e Lumit Tomorricë, ndërsa dekor skene malin Tomorr. Ai ka lindur më 03.02.të vitit 1999. Banorët e lagjes ‘’11 Janari’’ Vlorë krenohen për djalin e talentuar,artistin e skenave të festivaleve të këngës folklorike popullore. Ai i këndon bukur këngët e polifonike të jugut me iso,por edhe këngën labe.Këngët më japin energji, tek ato shikoj dritën e diellit,-na thotë Blerim Çipi.Ai është aktivizuar në grupin e polifonisë ‘’Demir Zyko’’ me qëndër në Tiranë, duke marrë pjesë në festivalet e organizuara të këngës popullore folklorike në shkallë mbarëkombëtare në vitet 2016 -2018 në Bylys.Djali skraparas nuk i ndahet arsimimit vetiak.Mbaron arsimin e mesëm, vazhdon arsimin e lartë për histori- gjeografi në Universitetin ‘’Ismail Qemali’’ në Vlorë.Por,Blero Çipi e do edhe skenën teatrale,ndaj shkëlqen bashkë me një grup shokësh të rinj artista tek komedia ‘’Vip Brothres’’ të vënë në skenë nga Teatri ‘’Petro Marko’’ Vlorë, maj 2018. Skena e teatrit ‘’Petro Marko’’ mori ‘’zjarr’’ nga aktorët e rinj, që me lojën e tyre bënë për vete publikun e pranishëm në sallë duke marrë falnderimet e duartrokitjet e artëdashësve vlonjatë.Aktorëve të rinj vlonjat e djalit skraparas Blero Çipi i urojmë udhë të mbarë drejt skenave të këngës folklorike e ato teatrale.Ka marrë vlerësime edhe nga njerëzit e  mëdhenj të artit  e kulturës  shqiptare, Aleksandër  Lalo etj.Njerëz të tillë nderojnë veten,na nderojnë edhe si komb, sot e nesër në breza

 

Durrës, 12. 11. 2018