Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shkruan: Florim Zeqa

 

Florim Zeqa-740Përderisa Riinvest-istët e sotëm, dikur bartësit e 3 % të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, u përkujdesën për hapjen e « Dardania Bank » në Tiranë », të tjerët, pra SHIK-istët e sotëm, ish bartësit e fondit « Vendlindja Thërret », mjetët e tyre i shpërndanë në llogari të ndryshme private.
Ashtu si njëri, edhe tjetri grup, asnjëherë deri më sot nuk i bënë transparente llogaritë e tyre bankare. Askush përveq bartësve të fondeve të sipërpërmendura  nuk i din saktësisht shumat e derdhuar në ato llogari bankare, sikurse që nuk u bë publik asnjëherë destinacioni i parave të grumbulluara në diasporë, të djersës së qindëramijëra apo miliona bashkatdhetarëve, që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit.
Paralelisht fondit të Republikës së Kosovës në Diasporë, vepronte edhe fondi tjetër « Vendlindja Thërret », në ëmer të luftës së UÇK-es, siq thonin atëhere drejtuesit e saj, si i vetmi fond që ndihmon luftën në Kosovë, duke akuzuar fondin e Bukoshit për sabotim të luftës, dhe për mos dërgimin e ndihmave për popullatën e rrezikuar në Kosovë.
Kjo kishte çuar në përqarjën e mërgatës, veqanarishtë të kontribuesit e vërtetë të fondit të Qeverisë, të cilët ndanë kafshatën e femijëve të tyre për shtetin e Kosovës dhe lirinë e saj.
Gjendja e lartë emocionale e mërgimtarëve , dashuria e madhe ndaj atdheut, dëshira e pa kufijshme për çlirim nga pushtuesi, kishte bërë te vetën, sa që shumë nga donatorë të deridjeshëm të qeverisë së Bukoshit, të shndrrohen në donator të fondit « Vendlindja Thërret ».
Këtë  gjendje emocionale të mërgatës e shfrytëzuan në mënyrën më të « mirë », drejtuesit e fondit « vendlindja thërret », përmes aksionit « Atdheu në rrezik », në periudhën mars-prill të vitit 1999, duke grumbulluar miliona marka e dollarë nga mërgata shqiptare anë e kënd botës.
Krejt kjo ndodhi pak kohë para çlirimit të vendit nga intervenimi i NATO-s. Nga shkuan e si u shfrytzuan ato para askush nuk e di?. Madje të paktë janë ata që marrin guximin të pyesin për ato mjete të grumbulluara nga djersa e mundi i mërgimtarëve.
Si pasojë e veprimeve të lartëpermendura, mërgata e jonë, sot e 17 vite më parë ka mbetë e ndarë e përqarë në grupacione të ndryshme, duke i thenë njëri-tjetrit;  ti ke dhënë për atë fond e unë për këtë tjetrin!
Në fakt të gjithë që kanë derdhë mjete në ato fonde janë atdhetarë të devotshëm  të qështjes kombëtare, por që kanë mbetë të dëshpruar e  me besim të thyer nga keqëperdorimet e shumta nga të dyja fondet.
Zhgënjimi më i madhë mërgimtarëve ju vie tani nga paradoksi, kur i shohin së bashku në pushtet bartësit e atyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin si dikur, por duke u pasuruar prap në kurriz të popullit të varfër.
Zbardhja e këtyre fondeve sa më parë, është kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e ri organizimit të mërgatës në baza të shëndosha jasht ndikimeve partiake, në funksion të ndihmës dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Zbardhja e fondeve të luftës është interes kombëtar, është kusht primar dhe jetik për kthimin e besimit ndër bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë, gjë e cila drejtëpërdrejtë do të gjeneronte investime të reja në Kosovë, me çka do të determinonte ecjen dhe zhvillimin më të shpejtë të shtetit tonë
Nëse vërtetë klani qeverisës SHIK-RIINVEST, dëshirojnë të hyjnë në histori siq pretendojnë dhe trumbetojnë çdo ditë, atëherë duhet të bëjnë publike aspektet financiare fondeve të tyre gjatë luftës; sa para u mblodhen, sa u shpenxuan për nevojat e sipërpërmendura,…nëse kanë mbetë të pashfrytëzuara ku gjenden ato mjete sot, në cilat banka apo i kanë shndrruar të gjitha në pasuri të « paluajtshme » paslufte në Kosovë?!
Lëni premtimet e kota të fushatave elektorale, mos u merrni me frazeologji boshe politike, « për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare »mos ua theni edhe më tutje shpresat e të pashpresëve në këtë vend.
Ndryshimi fillon me ju qeveritar të « nderuar »,…ju lutem, tregoni haptas dhe me sinqeritet të vërtetat e atyre fondeve, rrëfehuni para këtij populli të varfër, se nesër do të bëhet vonë…ngase zemërimit dhe durimit qytetar i ka ardhur fundi, ashtu siq ju erdhi fundi iluzioneve të shkaktuara nga mashtrimet dhe premtimet marramendëse elektorale të zgjedhjeve të fundit nacionale.
« Unë kryeministër sot, ti nesër president », ishte marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të  padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq kontraverse politike, e cila paraqet binomin më fatal për shtetin e Kosovës.
Arritja e « kurorës politike » mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur  në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, është injorimi dhe poshtërimi më i madhë që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar masat më të tmerrshme të diktaturës brenda këtyre dy partive politike.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues brenda elektoratit të këtyre dy subjekteve politike dhe nga popullata e gjërë të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Ngase situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Mustafa me sejmenët t tyre) duke u thirrur në numrat e kontrabanduar gjatë dhe pas procesit zgjedhor,…si dhe duke u thirrur në « vullnetin » e qytetarëve të heshtur.