“Beteja Loxhës” ishte profesionale ngase ishte organizuar dhe komanduar nga formacionet ushtarake të Republikës së Kosovës

Beteja e Loxhës 3Adem Lushaj

“Loxha” ishte Beteja e parë e formacioneve ushtarake të Republikës së Kosovës, e komanduar nga strategu i luftës, nga komandanti i parë i Brigadave 131, 133, dhe 134, kolonel Tahir Zemaj. Kjo Betejë e lavdishme, e drejtuar me profesionalizëm nga njeriu i mençurisë, i cili kishte përgatitjen dhe doktrinën ushtarake, të kalibrit të oficerëve më të lartë të forcave të NATO-s, ishte qenë treguesi më i mirë i forcës institucionale dhe profesionalizmit ushtarak. Lufta e zhvilluar në fshatin Loxhë të Pejës, kishte një ideal dhe një qëllim, e që ishte lufta për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, sikurse që ishin edhe gjitha betejat tjera të zhvilluara në Kosovë, ku ranë në altarin e lirisë, shumë bija dhe bijë të këtij kombi. Kështu është deklaruar, Ismet Ibishi, njëri ndër aketërt e kësaj Beteje, me rastin 18 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, të Rrustem Bruçi, tashmë hero i Kosovës dhe dëshmorët Enver Alaj dhe Lumni Surdulli, ku në emër të kryeministrit të Kosovës, janë vënë kurorë me lule pranë varreve të tyre në Isniq, Drenoc të Deçanit dhe Samadrexhë të Vushtrrisë.

Beteja e Loxhës 2Sipas Ibishit, përgatitjet për luftë dhe formimi i brigadave institucionale 131, 133 dhe 134, datojnë që nga 1991, nga disa oficer të karrierës, që më pas iu bashkuan me qindra oficerë tjerë, me të vetmin qëllim, të marrim fatin në duart tona. “Pas përgatitjeve në Shqipëri, mendonim që të hymë në Kosovë me armatimin e premtuar dhe të ndërrojmë doktrinën e luftës, nga ajo guerile në luftë frontale, që nga kufiri”, është shprehur Ibishi, për të cilin  “Beteja e Loxhës, do mbetët historike dhe e lavdishme, ngase ishte e organizuar dhe komanduar në mënyrë profesionale nga vija institucionale e ish presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ku n krye të Ministrisë së Mbrojtjes qëndronte njeriu i urtë dhe i profesionit, kolonel Ahmet Krasniqi.

Ndërkaq, edhe vet protagonistët e kësaj beteje, tregojnë për ngjarjen e asaj kohe, e cila falë mençurisë ushtarake dhe organizmit institucional, mbetet ndër betejat më të famshme të luftës për liri dhe pavarësi. Cufë Kurtulaj, njëri ndër pjesëmarrësit e drejtpërdrejt të kësaj beteje, ka thënë se luftimet e zhvilluara në Loxhë, ishin aq mirë të komanduara nga oficerët tanë, e ku në ballë të saj qëndronte Beteja e Loxhës 1komandanti sypatrembur kolonel Tahiri. “Ishim mirë të përgatitur, kishim një komandë profesionale, ndaj edhe lufta jonë ishte e suksesshme”, ka treguar Kurtulaj, për të cilin, kolonel Tahiri tregoj aftësitë e tija prej një strategu të vërtetë, gjë që ë dëshmoj lufta e jonë e parë frontale me forcat serbe.

Mirëpo, gjatë homazheve dhe vënies së kurora me lule që mbanin emrin e kryeministrit Isa Mustafa, ishte shqetësuese vizita te varri i heroit të Kosovës, Rrustem Bruçi, ngase varri i tij, përkundër përpjekjeve familjare për të mirëmbajtur, nuk kishte lapidar të ngritur, sikurse që kishin bashkëluftëtarët e tij, por ishte varrezë prej dheu, që nga dita e varrosjes. Mos kujdesi institucional ndaj heronjve dhe dëshmorëve, por edhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, duhet të jetë brengë për të gjithë, pa dallim subjekti politik apo organizimesh ushtarake.