Besnikё tё konfidencialitetit, apo tё interesave tё ngushta personale?

Besnikё tё konfidencialitetit, apo tё interesave tё ngushta personale?

Shkruan: dr. Islam Lauka

Samiti i Berlinit u mbyll, por akuzat e udhёheqёsve shqiptarё qё morёn pjesё nё tё, kundёr njёri tjetrit, po vazhdojnё. Kryeministri Haradinaj deklaroi se u ndje i vetmuar, pёr shkak se Presidenti i Kosovёs, Hashim Thaҁi dhe Kryeministri i Shqipёrisё, Edi Rama, i bёnё preson pёr tёrheqjen a pezullimin e vendimit mbi tarifimin 100% tё mallrave me origjinё serbe, mё shumё se Kancelarja Merkel dhe Presidenti Makron. Thaҁi dhe Rama e mohuan kёtё akuzё, ndёrsa ky i fundit e kritikoi Haradinajn pёr shkelje tё parimit tё konfidencialitetit.

Nisur nga fakti i thjeshtё se Thaҁi dhe Rama shquhen pёr prirje autoritariste, brenda vendit dhe servilizёm tё dukshёm ndaj tё huajve, rreshtimi i tyre krah udhёheqёsve perёndimorё pёr tё ushtruar presion ndaj Kryeministrit tё Kosovёs, ёshtё “logjik”. Por, ka edhe njё argument tjetёr qё shpjegon rreshtimin e tyre kundёr Haradinajt, i cili lidhet me specifikёn e Samitit tё Berlinit. Duke e ndjerё, paraprakisht, se teza e tyre pёr shkёmbime territoriale midis Kosovёs dhe Serbisё po fundosej, ata nxituan qё tё fitojnё pikё nё sytё e Kancelares Merkel, si udhёheqёs me mentalitet europian, vizionarё, tё gatshёm pёr kompromis edhe me kundёrshtarin historik, pёr dallim nga tjetri, pra nga Kryeministri Haradinaj, “i ngurtё” dhe “radikal”.

Nё tё dy rastet, duket se presioni ndaj Kryeministrit Haradinaj lidhet me interesat e tyre tё ngushta dhe jo me ato tё Kosovёs.

Nё gjykimin tim, edhe kёmbёngulja pёr tё ruajtur me ҁdo kusht “konfidencialitetin”, ka tё bёjё me kёto interesa. Ramёn dhe Thaҁin nuk i shqetёson aq shkelja e kёtij parimi, sesa nxjerrja nё shesh e “bёmave” tё tyre kundёr Kosovёs. Tё gjitha format e tёrheqjes, kompromisit dhe tolerancёs sё Kosovёs, gjatё 8 vjetёve bisedime me Serbinё, Beogradi i shfrytёzoi nё interes tё vet dhe nё dёm tё shqiptarёve. Ka mbetur tё provohet efekti i “qёndrimeve tё forta”, siҁ ёshtё tarifimi 100% i mallrave serbe, i cili ёshtё vlerёsuar si dinjitoz dhe qё u mor nё kushtet kur Kosova u gjend e mbёshtetur me shpatulla pёr muri. Tё dalёsh kundёr kёtij vendimi, siҁ po bёjnё Rama dhe Thaҁi, do tё thotё se po vepron kundёr interesave tё Kosovёs.

Pyetja qё shtrohet ёshtё: a duhet ruajtur “sekreti” i bisedimeve kur ato janё tё drejtuara kundёr interesave tё vendit? Para njё shekulli, Presidenti amerikan U. Uillson, u ngrit kundёr bisedimeve dhe marrёveshjeve sekrete, nё dёm tё popujve. Para se tё akuzojnё Haradinajn, do tё ishte mirё qё pёr kёtё ҁёshtje Rama dhe Thaҁi tё lexojnё dhe tё kuptojnё mirё Presidentin Uillson.