Besjan Saidi dhe buthëtimi i suksesit të « Tradokk »

Nga Reis Mirdita

Sipërmarrësi i ri shqiptar gëzon sukseset e para në Mynih I riu Besjan Saidi sa mbushi 26 vjet, mori vendim për themelimin e sipërmarrjes (byrosë) përkthyese në Mynih. Gjatë kohës së studimeve informatike i lind ideja për të hapur një agjenci online, e që aftësitë e tij teknike dhe pajisjen dhe dhuntinë e tij multikulturore, t’i bashkoj në një aktivitet të dalluar e shumëdimensional.

Besjan Saidi është i lindur në Tetovë , në moshën 5 vjeçare bashkë me familjen mërgon në Tirolin Jugor (Südtirol) në veri të Italisë. Këtu përkrah gjuhës amtare që ai fliste me prindërit, mësoi gjuhën gjermane dhe italiane, duke u pasuruar njëkohësisht me kulturën e tyre. « Gjuhët dhe kulturat e tjera më fascinonin. Njëkohësisht ndjehesha krenar që jam shqiptar. Gjuha shqipe do të ketë me një status të veçantë për mua », thotë firmë mbajtësi i ri. Shumë herët në rini, ai shprehte dëshirë që të ju ndihmoj njerëzve që të kuptohen dhe komunikojnë. Kjo u bë gurë-themel për nismën e byrosë përkthyese Tradokk që gjatë kohës së studimeve Master. Me këtë vendim pasuan edhe shumë peripeci disi të pa parapara plotësisht. « Për të udhëhequr një sipërmarrje do të thotë për mua çdo ditë të shkoj deri në kufijtë e mija. Puna e përditshme më sjell para syve aftësitë por edhe dobësitë e mija. Megjithatë, barrierat që has nuk mund të më ndalin. Duke punuar shumë në një qëllim arrihet që të tejkalohet edhe kufiri i vet caktuar, pikërisht kjo më çon çdo ditë drejt gjërave të reja », tregon Saidi.

Në ndërkohë pronari i guximshëm, i ri dhe idealist i punës së përpiktë, arrin t’i shijoj sukseset e regjistruara: agjencia për përkthime Tradokk.com ka krijuar rrjet të gjerë bashkëpunimi. Momentalisht shkëmben punë me mbi 65 përkthyes profesionalë nga e gjithë bota në plot 15 gjuhë.

Besoj se sukseset për këtë intelektual dhe afarist të ri, do të jenë gjithmonë prezentë.

Punë të mbarë bashkatdhetari ynë i dashur!

3 pensées sur “Besjan Saidi dhe buthëtimi i suksesit të « Tradokk »

  • 8 janvier 2017 à 22 h 58 min
    Permalink

    Më pëlqen guximi i një të riu shqiptar.Përara vetëm.

  • 8 janvier 2017 à 23 h 06 min
    Permalink

    Më pëlqen guximi i këti të riu Shqiptar. Mburem

  • 9 janvier 2017 à 10 h 03 min
    Permalink

    Urime dhe suksese.

Commentaires fermés.