Besjan Saidi dhe buthëtimi i suksesit të « Tradokk »

Nga Reis Mirdita

Sipërmarrësi i ri shqiptar gëzon sukseset e para në Mynih I riu Besjan Saidi sa mbushi 26 vjet, mori vendim për themelimin e sipërmarrjes (byrosë) përkthyese në Mynih. Gjatë kohës së studimeve informatike i lind ideja për të hapur një agjenci online, e që aftësitë e tij teknike dhe pajisjen dhe dhuntinë e tij multikulturore, t’i bashkoj në një aktivitet të dalluar e shumëdimensional.

Besjan Saidi është i lindur në Tetovë , në moshën 5 vjeçare bashkë me familjen mërgon në Tirolin Jugor (Südtirol) në veri të Italisë. Këtu përkrah gjuhës amtare që ai fliste me prindërit, mësoi gjuhën gjermane dhe italiane, duke u pasuruar njëkohësisht me kulturën e tyre. “Gjuhët dhe kulturat e tjera më fascinonin. Njëkohësisht ndjehesha krenar që jam shqiptar. Gjuha shqipe do të ketë me një status të veçantë për mua”, thotë firmë mbajtësi i ri. Shumë herët në rini, ai shprehte dëshirë që të ju ndihmoj njerëzve që të kuptohen dhe komunikojnë. Kjo u bë gurë-themel për nismën e byrosë përkthyese Tradokk që gjatë kohës së studimeve Master. Me këtë vendim pasuan edhe shumë peripeci disi të pa parapara plotësisht. “Për të udhëhequr një sipërmarrje do të thotë për mua çdo ditë të shkoj deri në kufijtë e mija. Puna e përditshme më sjell para syve aftësitë por edhe dobësitë e mija. Megjithatë, barrierat që has nuk mund të më ndalin. Duke punuar shumë në një qëllim arrihet që të tejkalohet edhe kufiri i vet caktuar, pikërisht kjo më çon çdo ditë drejt gjërave të reja”, tregon Saidi.

Në ndërkohë pronari i guximshëm, i ri dhe idealist i punës së përpiktë, arrin t’i shijoj sukseset e regjistruara: agjencia për përkthime Tradokk.com ka krijuar rrjet të gjerë bashkëpunimi. Momentalisht shkëmben punë me mbi 65 përkthyes profesionalë nga e gjithë bota në plot 15 gjuhë.

Besoj se sukseset për këtë intelektual dhe afarist të ri, do të jenë gjithmonë prezentë.

Punë të mbarë bashkatdhetari ynë i dashur!

3 thoughts on “Besjan Saidi dhe buthëtimi i suksesit të « Tradokk »

  • 8 Janar 2017 at 22 h 58 min
    Permalink

    Më pëlqen guximi i një të riu shqiptar.Përara vetëm.

  • 8 Janar 2017 at 23 h 06 min
    Permalink

    Më pëlqen guximi i këti të riu Shqiptar. Mburem

  • 9 Janar 2017 at 10 h 03 min
    Permalink

    Urime dhe suksese.

Comments are closed.