Befasia e një libri me përralla për fëmijë

Kulturë

 Nga Hasan Ulqini

        Befasia e një libri me përralla për fëmijë

Xhevahir!

Lexova me kënaqësi librin tuaj për fëmijë ‘’Livadhi në mal’’  Përrallat ishin shkrojtur thjeshtë, me një stil të ëmbël dhe lexoheshin me kënaqësi. Gjëja kryesore ishte se në këto përralla ( ndryshe nga shumë libra të tjerë për fëmijë) ishin shumë edukuese.

Ju i kini shpëtuar një pengese që e gjen në shumë libra për fëmijë ( morali i thatë, pa ndjenjë) Morali që rrjedh nga këto përralla s’është i drejtpërdrejtë, por i nënkupton , dhe kjo është dhe merita kryesore e librit: Edukon fëmijët pa bërë moral të  drejtëpërdrejt. Edukimi rrjedh nëpërmjet rreshtave të librit  me një gjuhë të pastër, të lirshëm dhe të zhdërvjellt, plot ndjenjë të bukur.

Kjo është një meritë tjetër e librit, të cilin do ta radhis pa ndrojtje si një ndër librat për fëmijë më të bukur, botuar këto vitet e fundit.

Edhe një herë urime. Suksese në libra të tjerë kaqë të bukur.

Kopertina e librit ’’Livadhi në mal’’  të autorit Xhevahir Cirongu

 

Durrës, 28. 08. 2017