Baton Rouge, SHBA: Personi që vrau tre dhe plagosi tre policë në Baton Rouge, vdiq

Baton RougeWashington – Personi i cili vrau tre policë të dielën në Baton Rouge, dhe plagosi tre të tjerë, u qëllua dhe vdiq, tha shefi i policisë së shtetit të Luizianës, Kolonel Mike Edmonson.

Koloneli nuk dha asnjë shpjegim për atë që mund të kenë motivuar këtë akt, por theksoi se nuk ka person tjetër të armatosur në zonë në Baton Rouge.

Ne besojmë se personi i cili qëlloi dhe vrau agjentët tanë, ai person u qëllua dhe u vra në vend, tha Mike Edmonson.

Në kufi një stacion larje makinash banorët telefonuan në fillim policinë (të dielën në mëngjes) për të parandaluar një njeri të veshur me zeza dhe mbante një armë të gjatë, ishte në afërsi.

Shumë shpejt u dëgjuan të shtëna ku mbetën policë të vrarë dhe të plagosur si dhe u qëllua për vdekje sulumuesi./Filolet/