Bashkia e Re Maliq, shembull edhe për bashkitë e tjera

Sociale

Nga Xhevahir Cirongu

Ndarja e re teritoriale adminstrative në  Shqipëri, e cila ka pak muaj që ka hyrë në vitin e dytë të saj , dhe si rezultat i kësaj ndarjeje, ka sjellë ndryshime edhe në aspektin social të vetë shoqërisë. Këto ndryshime ishin të domosdoshme, sepse i kërkonte vetë koha këto ndryshime demografike, e jo vetëm kaq,por edhe  ato ekonomike; të cilat i diktuan terenit të ri demografik e social, që qeveria  ‘’Rama’’të ndërmerrte nisma konkrete për realizimin në kohë dhe brenda mandatit të saj rregullimin teritoral adminstrativ në RPSH. Si rrjedhojë i këtij ndryshimi, tashmë të ligjëruar edhe me votën e lirë popullore, vetë qendrat adminstrative të reja, iu është krijuar hapsira të mundshme sociale e shoqërore të bazuar edhe në ligj; u jep edhe më shumë të drejtën e veprimit të drejtpërdrejt pushteti lokal në mirëadministratimin e punëve organizative dhe kontrollin finaciar, që kjo e fundit të jetë sa më afër komunitetit, por edhe sa më e prekshme nga vetë qytetarët, pavarësisht se ku banojnë ata në qytet apo fshat. Jemi në pragvitin e dytë të fuksionimit të ndarjes së re mbi teritorin e RPSH, ku 61 bashkitë e reja i janë përveshur punës, e si rezultat i këtij organizimi po jepen frutet e para, dhe kjo po preket çdo ditë edhe nga vetë banorët e fshatit dhe qytetit, në fushë apo mal ku jetohet e punohet. Më konkretisht: Bashkia Maliq ka gjithsej 7 qëndra adminstrative ato janë: Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtas, Pojan, Libonik, Maliq, me qendër qytetin Maliq.

Para disa ditësh ne ishim aty në këtë Bashki dhe u njohëm më konkretisht për mbarvajtjen e punëve të kësaj bashkie. Jo vetëm në qytet, ku të binte në sy ndryshimi, por ishte e prekshme edhe në qëndrat adminastrive që mbulon kjo bashki. Rrugët që lidhin Libonikun me Sheqeras, Rrëmbec, Pojan,  Rov – Terrovë etj, flasin shumë për ndryshim. Kjo bashki përbëhet nga 64.664 persona me një sipërfaqe teritorale 656.34 Km2, ka 80 fshatra e 1 qytet, Maliq. Për vetë kushtet që ka kjo bashki, ku prioritet i saj  është zhvillimi i  industrisë agroushqimore, si dhe blegtoria e bletaria; që nxit fermerin të investojë për të marrë frutet e punës së tij në rritjen e finacave familjare, por që ndikon edhe në rritjen e të ardhurave të buxhetit të  bashkisë . Rritja e të ardhurave finaciare dhe sigurimi i fondeve nga drejtim të tjera, do të sjelli më shumë investime në ekonomi e infrastukturë.   Stafi i kësaj Bashkie me Kryetar Gëzim Topçiu, kanë objektiva të qarta për ta kthyer industrinë agroushqimore (Që dikur lulëzonte kjo industri në qytetin e Maliqit, tashmë e rrënuar plotësisht)  në nivele bashkohore për ti ardhur në ndihmë gjithë fermerëve që mbulon kjo bashki. Pra, ringritja e Kombinatit të sheqerit, do ndikojë pozitivisht e dretpërdrejt në të ardhurat finaciare të vetë fermerëve të kësaj bashkie e më gjerë.

Sot në Bashkinë Maliq trejtohen me ndihmë ekonomike 1.366 familje ose e thënë më sakt 2%  të popullsisë. Në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë ato familje që nuk kanë të ardhura finaciare, por edhe ato me probleme të ndryshme sociale që s’mund të përballojnë dot jetesën e tyre familjare. Përgjegjësi i zyrës së ndihmës ekonomike pranë kësaj Bashkie z. Azem Nuhu na thotë se: ‘’ Janë disa kritere të përcaktuara nga shteti, ku një familje duhet ti plotësojë, gjithashtu konfirmimi socialekonomik që bëhet nga ana e punonjësve social”. Një familje që trajtohet me ndihmë ekonomike përveç vlerës monetare që merr sipas llogaritjeve për frymë; këto familje marrin edhe kompesim të energjisë elektrike, si dhe kompesim për librat shkollor të fëmijëve që vazhdojnë shkollën. Po kështu, trajtohen edhe ato  familje që kanë fëmijët nën 16 vjeç,  si dhe fëmijët e familjeve që vazhdojnë arsimin 9 vjeçar, kompesohen me vlerën 300 lek të rinj në muaj. Punonjësit e kësaj zyre janë të përkushtuar ndaj punës e shërbimit me kulturë ndaj çdo qytetari. Aty dëgjon veç fjalë të mira që thonë qytetarët për punonjësit e zyrës së Ndihmës Ekonomoke të kësaj Bashkie për Ermanda Petriti, punonjëse sociale, Dorina Tabaku ekonomiste, Jona Lami arkiviste, vajza me kulturë e të afta që u gjenden shqetësimeve të njerëzve në çdo kohë.

Bashkia Maliq po trajton  hap pas hapi të gjitha problematikat e çdo Qendre Administrative , me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer sa më mirë banorëve të saj. Vëmendje të veçant i ka kushtuar që çdo familje të ketë ujë të pijshëm, si dhe atë vaditës për bimët bujqësore etj. Linja urbane për udhëtarët Maliq – Korçë ka përmirësuar dukshëm këtë shërbim.

Por, një  frymë të re organizimi të punëve ndaj shërbimit të qytetarëve, e gjejmë edhe në Bashkinë Durrës. Vendosja e linjës urbane në shërbim të qytetarëve  Durrës – Xhafzotaj, është një tjetër shembull konkret që flet shumë se duhej bërë kjo reformë administrative teritoriale në shërbim të banorëve. Ka mëse një muaj që funksionon kjo linjë urbane në shërbim të banorëve të Qëndres Adminstrative Rrashbull. Banorët shprehen të kënaqur ndaj këtij shërbimi që u ka afruar Bashkia Durrës. Ne bëmë këtë paralelizëm me pak fakte midis dy bashkive: atë të Bashkisë së re Maliq e të Durrësit. I sollëm këto fakte konkrete për të thënë se ishte e nevojshme dhe e domosdoshme një reformë e tillë teritoriale administrative për ti shërbyer qytetarit sa më mirë, sepse është taksapagues i rregullt ndaj shtetit dhe kërkon shërbim të kulturuar prej pushtetarëve që vetë i ka zgjedhur me votë.

Bashkia Maliq ka resuse të mëdha në zhvillimin e saj ekonomik, sepse ka Fushën e Maliqit, ku toka është prodhuese e mirërrit bimët bijqësore , e që ndihmon në zhvillimin e indrustrisë agrobujqësore, blegtorale e pemët frutore

br-maliq-2

 

Bashkia Maliq – Korçë ( foto nga xhevahir Cirongu)

sidomos molla e Korçës, por edhe në zhvillimin e turizmit malor. Vendimi i qeverisë ‘’Rama’’ për rritjen e kuatës së ndihmës ekonomike deri në 7.500 lek të rinj në muaj, është një tregues i mirë, por duhet edhe më shumë në të ardhmen.  Aty ku ndihet përgjegjësia nga pushteti në përgjithësi, e në veçanti i pushtetarëve vendorë në veçanti, problemet ekonomike e shoqërore zgjidhen më së miri në fuksion të qytetarit.

Durrës, 09. 10. 2016