Bashkatdhetarët dhe populli suedez, ndihmojnë komunën e Junikut, Deçanit dhe Klinës

Bashkatdhetarët dhe populli suedez, ndihmojnë komunën e Junikut, Deçanit dhe Klinës

Adem Lushaj

Vazhdon përkrahja e bashkatdhetarëve tanë në Suedi, të pos përkujdesjes ndaj familjeve të tyre,
gjejnë mundësi të përkrahin edhe institucionet komunale të shtetit të Kosovës, si dhe familjet në
nevojë. Kësaj radhe, destinacioni i përkrahjes së tyre, ishin komunat e Junikut, Deçanit dhe
Klinës, përkrahja e bashkatdhetarëve të organizuar në Shoqatën Kulturore Sportive “Liria” në
Vaxjo të Suedisë.
Xhafer Balaj, njëri nga bashkatdhetarët që nuk kursen mund e mjete për të kontribuar në
përkrahjen e shtetit të tij, kishte ardhur personalisht që ta dorëzon kontributin e kolegëve të tij, te
drejtuesit e komunave të Junikut, Deçanit dhe Klinës, duke mësy rrugën e gjatë nga Suedi për në
Kosovë. “PO, jemi të organizuar rreth Shoqatës “Liria”, ku pos aktiviteteve kulturore e sportive,
kemi për qëllim përkrahjen e vendit tonë, shtetit të Kosovës”, shprehët Balaj, në takimin që
kishim me rastin e dorëzimit të donacionit në këto tri komuna të Regjionit të Pejës. Ai, pasi ka
falënderuar popullin suedez dhe institucionet e këtij shteti, ka treguar se përkrahja për këto
komuna, është në vazhdën e përkrahjes së të gjitha komunave të Kosovës, aty ku është nevoja më
e madhe, si dhe gatishmëria e kryetarëve të komunave për të shprehë nevoja e tyre. “Ndihmat për
kategorinë e margjinalizuar, shëndetësia në Kosovë, por edhe familjet në nevojë, janë prioritet i
ynë, ngase jemi shoqëri që vlerësojmë këta njerëz”, ka nënvizuar Balaj, sipas të cilit,
kontingjentët e sjella në këto tri komuna, kanë vlerë mbi 200 mijë eurosh. Ndërkohë, aktivisti i
pa lodhshëm Xhafer Balaj, ka shpreh interesimin e bashkatdhetarëve për të ndihmuar edhe
komunat tjera, kryesisht institucionet e shëndetësisë dhe Shoqatat që merren me kategorinë e
njerëzve në nevojë.
Ndërkaq, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, këtë përkrahje të bashkatdhetarëve dhe popullit suedez,
e ka vlerësuar si një kontribut të çmuar të atyre që kanë përzemërt popullin dhe shtetin e vet, e
sidomos shtresën e margjinalizuar të shoqërisë. “Jemi mirënjohës për kujdesin dhe përkrahjen e
dhënë nga njerëzit tanë që jetojnë e punojnë në Suedi, ngase tregojnë sa janë të përkushtuar për
popullin në vendin e tyre, në shtetin e Kosovës”, është shprehur Kuçi, për të cilin vlera e
pajisjeve të sjella nga Suedia për shëndetësinë e Junikut dhe personat në nevojë, është më shumë
e rëndësisë së përkujdesit të vëllezërve shqiptar dhe popullit suedez, për kategorinë e
margjinalizuar, siç janë personat në nevojë të veçantë. Njëjtë shprehët edhe kryetari i Deçanit,
Bashkim Ramosaj, duke u shprehë se fjalët janë të tepërta në përshëndetjen vëllazërore ndaj
gjithë atyre që kanë kontribuar në përkujdesjen për ta përkrahur shëndetësinë në Deçan, qoftë me
aparatura të nevojshme shëndetësore apo pajisje të cilat do jenë në shërbim të deçanasve. “Ne, së
bashku me kolegun Agron Kuçi, si kryetar të dy komunave, kishim vlerësuar si të nevojshme një

përkrahje të ofruar nga bashkatdhetarët tanë në Suedi, gjë që jemi mirënjohës për gjithë
kontributin dhe mundin e tyre, pa dallim”, është deklaruar kryetari Ramosaj, sipas të cilit,
gatishmëria e tij do jetë çdoherë në përkrahje të aktiviteteve në të cilat përfiton komuniteti, e aq
më shumë në aktivitetet shëndetësore dhe atyre që janë në përkrahje të personave me aftësi të
kufizuara. “Pas muajsh angazhimesh intensive të Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe
Mirëqenie Sociale, ka mbërritur mauna për shëndetësinë e Klinës, si donacion nga populli
Suedez i dhuruar për QKMF "Nënë Tereza" në Klinë, nga organizata e madhe Suedeze "Human
Bridge", që në realitet ka vlerën rreth 100 mijë euro”, thuhet në reagimin e lëshuar nga DKSHM
e Klinës, përmes rrjetit social facebook. Gjithnjë sipas këtij publikimi thuhet se kjo Drejtori është
falënderuese për kontributin e të gjithë bashkatdhetarëve, sidomos të veprimtarit Xhafer Balaj
nga shoqata "Kif Liria", dhe prof. Muharrem Binaku, që kanë mundësuar që sjelljen e pajisjeve
të shumta për shëndetësinë klinase, që do ofron mundësi më të mira për daje në ndihmë të
personave që kërkojnë tretmanin mjekësor pranë QKMF-së së Klinës, por edhe të kategorisë e
personave me aftësi të veçanta.