Ballistët e Kosovës organizojnë marshim në mbështetje të Republikës së Çamërisë

Nga: Adem Lushaj

Balli Kombëtar i Kosovës me kryetar Selmon Berisha, organizon marshim në përkrahje të Republikës së Çamërisë dhe Presidentit të saj, Festim Lato. Këtij organizimi iu bashkuan edhe aktivistët e Shoqatës Demokratike Çamëria.

Marshuesit me flamuj të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë marshimit të tyre nëpër rrugë të Deçanit, brohorisnin “Rroftë Shqipëria Etnike Natyrale”, “Rroftë Çamëria”, “Rroftë Amerika”, por edhe thirrje për njohje të Pavarësisë së Republikës ë Çamërisë dhe Presidentit të saj, Festim Lato.

Në prononcimin e tij për BOTAPRESS, kryetari i Ballit Kombëtar për Kosovë, Selmon Berisha, ka thënë se marshuta e tyre do përfundon në Prishtinë, e që pas nisjes nga Deçani, do udhëtohet në Gjakovë dhe Prizren. “Balli Kombëtar është në përkrahje të vëllezërve në Çamëri, në përkrahje të Presidentit, njëkohësisht Kryeministrit Republikës së Çamërisë, Festim Lato”, është shprehur Berisha, i cili ka bërë thirrje edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe të Kosovës, Ramush Haradinaj, për njohje të Republikës së Çamërisë. Gjithnjë sipas tij, veprimet e Ballit Kombëtar një përkrahje të Çamërisë, janë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përkrahje të këtij aktiviteti për mbështetje të Çamërisë, ishte vënë edhe Shoqata Demokratike e Çamërisë, dega në Deçan dhe Junik, sipas të cilëve, vëllezërit tanë në Çamëri, duhet të jenë pjesë e trojeve shqiptare, e Shqipërisë Etnike Natyrale. Shefqet Hadërxhonaj, kryetar i SHDÇ, dega në Deçan dhe Islam Qestaj, kryetar i SHDÇ, dega në Junik, kanë treguar gatishmërinë për përkrahje të çdo aktiviteti që janë në mbështetje dhe rikthim të vëllezërve në Republikën e Çamërisë.