Avdyl Berisha nga Deçani triumfon ne Festivalin e 57′ të Këngës për Fëmijë në Shkodër

Avdyl Berisha nga Deçani triumfon ne Festivalin e 57′ të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Adem Lushaj

Image
Për tre ditë rresht, me 12,13 dhe 15 Qershor u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i 57′ i kënges për fëmijë në Shkodër.
Ne ketë festival përformuan femijë nga te gjitha trevat shqiptare. Ne mesin e tyre, ishin edhe Avdyl Berisha e Gertina Gjocaj, me këngen “Gjysllykët e Gjyshit” te autorit Shkodran Tolaj.
Performanca e artistëve nga Deçani bëne qe te elektrizohet salla dhe morrën duartrokitjet te jashtëzakonshme. Avdyli, me sharmin dhe paraqitjën e tij, se bashku me partneren Gertina Gjocaj, arriten te rrembejnë zemrat e shkodranëve artëdashës.
Ne fund te festivalit, vogëlushi nga Deçani, Avdyl Berisha, nga juria profesionale u vlerësua me Çmimin e Parë te Interpretimit (këngetari i festivalit). Ai morri vlerèsimin maksimal nga shumë profesionist te kënges.
Për Avdylin ishte hera e dytë e ngjitjes së skenës së madhe te Shkodrës.
Ne vitin 2015, ne edicionin e 53′,  pati fituar Çmimin e Dytë me këngen “Rrokoko” te autorit Shkodran Tolaj.
Po ashtu, ne vitin 2015 pati fituar edhe shumë festivale tjera si “Flutrat” Kumanovë, “Dita Jonë” Kërçovë etj.
Ndersa
Image
ne Deçan, për rezultatet dhe çmimet e fituar ka marr “Mirënjohje Qyteti” për suksesin dhe rezultatet e Arritura.

Ai vijon mësimet ne SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan-Deçan, nderkohë ndjek mësimet ne shkollèn e muzikës “Ardhmëria”, nën perkujdesjen e mësueseve Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi.

Image
Image