Avdulla Hoti dhe planet e tejdukshme të LDK

Avdulla Hoti dhe planet e tejdukshme të LDK

Reis Mirdita

Kandidati me mundësi më serioze për të fituar postin e kryeministrit e duke shikuar të gjitha parametrat, paraprakisht është z. Avdulla Hoti i pajisur me një shkollim të pa njollosur, me karakter të qetë dhe në fund, të del kandidat nga një subjekt i madh politik, nuk lë shumë hapësirë për pretenduesit tjerë. Natyrisht se të gjithë kanë kualitetet e mangësitë që i përcjellin por u mungojnë shpatullat e qetësisë nëpërmjet së cilës Hoti i shpalos qëndrimet dhe idetë e veta dhe të segmenteve tjera të jetës shoqërore-politike në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet 11 qershorit të shkojë me Avdullah Hotin si kandidat partie për postin e kryeministrit. Me këtë, u mbyllën me „dry“ të gjitha zërat që pretendonin apo dëshironin Vjosa Osmanin, Anton Çunin por edhe luajalin Hazirin. Osmani, e cilësuar si guximtare, nuk diti apo nuk deshi të rreshtohet me vijën partiake dhe ishte tejet e dëmshme gjatë proceseve të kaluara brendapartiake kurse Çuni tregoi një luhatshmi, për mos me thënë dobësi gjatë fërkimeve në LDK në qendër dhe në diasporë.

Sa i përket Lutfi Hazirit, ndërron plotësisht qasja e zbërthimit të „pse-ve“. Ekzistojnë indikacione por edhe pa to, është pothuajse e tejdukshme llogaria në numëratoren politike të ardhmërisë në lëvizjet e tutjeme. Nëse fiton Hoti e LDK me subjektet që e ndjekin, duke arritur shumicën në Kuvend, do të shfuqizoj Thaçin e nëse kjo nuk arrihet, do të pritet fundi i mandatin të tij. Kalkulimet e LDK në këtë rast, do të plotësohen duke i venduar në pozitë mat opozitën e shpartalluar dhe do të finalizoj projektet aktuale për të ardhmen: Mustafa-Kryetar, Hoti Kryeministër e Haziri, Kryetar i LDK gjer në përfundim të mandatit të Hotit kur ai mund të vendoset në të parin e Lidhjes; Haziri në vendin e tij, Kryeministër!