Avdi Ibrahimi

 Avdi Ibrahimi(Jetëshkrim i shkurtër)

Avdi ( Beqir ) Ibrahimi, shqiptarë, Më 12.10.1958 lind në fshatin Mushtisht komuna e Suharekës, Republika Shqiptare e Kosovës, tani me banim në Prizren, Rr. ”Besim Shala” pa nr, bir i punëtorit shqiptar Beqir (Selim) Ibrahimi dhe Xhevahire (Adem) Bytyçi po ashtu shqiptare. Trungu i tij familjar është me origjinë nga fshati Muzlak, fshat afër Kabashit të Prizrenit para 100 vitesh familja i është shpërngulur në Mushtisht të Therandës ku nga mbiemri KABASHI tani kanë mbiemrin IBRAHIMI. Si njëri nga njëmbëdhjetë fëmijët është rritur në kushte të vështira. Shkollën Fillore e ka të kryer në vendlindje, Shkollën e Mesme Ekonomike në Prizren, Shkollën e Lartë Ekonomike  Komerciale në Pejë. Që nga viti 1978 ka qenë pjesëmarrës dhe simpatizant i Lëvizjes Ilegale në Kosovë. Në vitin 1987 është organizuar në Organizatën Ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar  Bashkimit të Trojeve.” Ky Komitet i fshehtë më vonë themelon, Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”.

Ka qenë pjesëmarrës i orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në Brigadën 128 “Lidhja Shqiptare” ka kryer detyrën ushtarake të Zëvendës Komandantit të Brigadës pranë Zonës Operative të Pashtrikut. Që nga viti 2003 është anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve në Kosovë. Ka qenë sekretar i Shoqatës ”MIQTE E TMKS” në Zona e dytë e TMK në Prizren, ka qenë i organizuar në Shoqatën bamirëse “Familja ndihmon Familjen” ka qenë i organizuar në Shoqatën “Kosovë-Sanxhak” si dhe ka qenë Sekretar i Shoqatës Atdhetare ”Dëshmorët e Kombit.”

Pas përfundimit të luftës çlirimtare ka punuar në KEK Distrikti në Prizren me punë Drejtor Financiar i këtij Distrikti. Nga nëntori i vitit 2010 është i papunë. Me bashkëshorten dhe katër fëmijë jeton në Prizren. Ka botuar vazhdimisht poezi që nga viti 1989.

Më 1994 botoi librin e par: “Sfidë për Mëmëdhenë” në vitin 1997 botoi librin e dytë me poezi: “Gjëmimi i Dardanisë” në vitin 2000 botoi librin e tretë novela: “Kush e vrau Lajmëtarin”. Romani “Vrasje në tri kohë” është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005. Romani: ”BESA E MBAJTUR E KAÇAKUT SALI SHABANI.” Është libri i pestë i tij. Është bashkautor i dy librave me poezi nga grup autorësh: “Brerore Lirie (1-2)” botuar në vitin 1997 në Therandë, gjithashtu është bashkautor edhe i dy librave me poezi në Prizren ”Rrugëtimi i Fjalës.” Botuar në vitin 2006 dhe “Ndize Dritën e Mendimit.” nga grup autorësh. Ka  të përgatitura edhe një vëllim libri me poezi, një monografi mbi valën  e luftës për liri e bashkim kombëtar e ka afër përfundimit. Nga pas lufta ka botuar vazhdimisht në gazeta ditore, në portale informative, dhe në revista letrare dhjetëra shkrime në prozë e  poezi publicistik, aktualitete, opinione, analiza, kulturë-letërsi.