Atmosferë e zjarrtë festive në Lison

Shkruan: Florim Zeqa                         07.02.2017

Shoqata kulturore humanitare « Nënë Tereza » nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), kremtoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe shoqata « Nënë Tereza » voazhdoi me  traditën e mirë, të organizimit të festës së 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, manifestimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan-Republikës së Kosovës, filloi me intonimin hymnit shtetëror të Kosovës dhe hymnit kombëtar, kënduar nga gjithë të  pranishmit në sallë.

Moderatorja e shkëlqyer e programit festiv, zonja Shqiponja Mukaj, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi kryetarin e shoqatës, zotin Rizah Hykolli, i cili pas urimit për ditën e pavarësisë, i falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet festiv, duke ftuar për një fjalë rasti publicistin dhe gazetarin Florim Zeqa, i cili ndër të tjera u shprehë; « Pavarësia e Republikës së Kosovës që sot po e festojmë,  është rezultat i shumë brezave, i sakrificave të panumërta, e kuorëzuar me luftën e ushtrisë së lavdishme çlirimtare,…andaj të gjithë  e kemi për obligim, ta ndihmojmë, ruajmë dhe forcojmë pavarësinë e shtetit tonë ».

Programi artistik filloi me « Vallen e Drenicase », ekzektutuar në mënyrë briliante nga vallëtarët e grupit artistik Drenica.

Ekzekutimet e valleve me motive nga të gjitha trevat shqiptare nga valltarët e grupit artistik « Drenica »; Arbesa, Linda, Dardan dhe Valentina Kurti nxitën emocione dhe dhuruan kënaqësi shpirtëore tek të pranishmit e shumt në palestrën sportive në Lison.

Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha grupi i pavarur artistik « Drenica », të ardhur enkas për këtë aktivitet nga  Altottingu i Landit të Bavarisë  (Gjermani), i udhëhequr nga mjeshtri i muzikës dhe vallëzimit, njiherit edhe koreograf i grupit Imer Kurti.

Këngëtari i mirënjohur Gjin Shani, kësaj radhe u paraqit me këngën e tij autoriale « Kosova është e lirë », shoqëruar nga grupi artistik Drenica.

Pjesa e parë e programit artistik përfundoj me këngën « Liridona », të kënduar nga këngëtari i ri, por shumë i talentuar Dardan Kurti.

Pjesa e dytë e programit artistik vazhdoi me zërin e embël të këngetares Shemsie Gashi, me një potpuri të këngëve popullore me motive nga treva të ndryshme të trojeve etnike.

Si zakonisht, embëlsia mbetët për fund. Hyrja në sallë e yllit të estradës shqiptare MEDA u pritë me ovacione dhe duartrokitje të gjata. Zëri i bukur i këngëtarit dhe muzika ritmike e orkestrës Dukagjini krijoj një atmosferë të zjarrt në podium, ku kishin zbrituar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në vallëzim dhe këndim të përbashkët me yllin e estrades shqiptare.

Gjatë përformancës së Medës, ishin krijuar radhë të gjata të bashkatdhetarëve për t’u fotografuar me idhullin e tyre të preferuar.

Shoqata shqiptare nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), është shoqata më e organizuar dhe më unike në pjesën veriore të Italisë, e cila me nderë dhe krenari bartë emrin e Nobelistës dhe Shënjëtëreshës së parë shqiptare « Nënë Tereza ».

Shoqata « Nënë Tereza » është e shquar për kontributin e çmuar në organizimin e mërgatës, ruajtjes dhe kultivimit  të traditave kombëtare, pa lënë anash as ndihmat e vazhdueshme humanitare për bashkombasit në trojet etnike.

Shoqata atdhetare « Nënë Tereza », funksionon kryesisht në baza vullnetare, pa mbështetje financiare nga shteti italian dhe as ai i Kosovës, i cili në mënyrë selektive dhe të pandershme favorizon disa nga shoqatat satelite të pushtetarëve në Prishtinë dhe Tiranë.

Shoqata atdhetare « Nënë Tereza » është një spektër i gjërë vlerash, duke filluar nga intelektual të profileve të ndryshme, si;  gazetar, afarist, student të dalluar në universitetet më presigjioze italiane, aktivist dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare e deri të grupi i shkëlqyer artistik i këngëve dhe valleve shqipe.

Shoqata « Nënë Tereza » në radhët e veta ka edhe afaristin e suksesshëm shqiptar në Itali, pronarin e firmës « Fratelli KOLGECI S.N.C. », me një traditë të gjatë veprimi, me pronar Lirim Kolgeci, një personalitet i rrallë, me shpirtë human dhe atdhetar. Sukseset dhe profesionalizmi i lartë në punë e bëjnë firmën e vllëzërve Kolgeci « Fratelli KOLGECI S.N.C. », të kërkuar në tregun e gjerë të punës jo vetëm në pjesën veriore, por edhe në nivel të shtetit italian.

Lirim Kolgeci me shpirtin e tij human, përveqse sponzor gjeneral i aktiviteteve të shoqatës « Nënë Tereza », u gjendet gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të vet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme . Në pyetjen time; nga ju vjen gjithë kjo energji pozitive dhe ky vullnet për të ndihmuar?, Lirimi u përgjigj shkurt, e bëjë nga thellësia e shpirtit për dashurinë që kam për bashkatdhetarët dhe vendin tim të shenjtë-Kosovën.

Sukseset e shumta te shoqates « Nene Tereza » ne Concordia Sagittaria jane  merite e kryetarit Rizah Hykolli dhe antarëve të kryesisë së shoqatës; Shqiponja Mukaj, Besnik Elshani, Ruhi Ramadani, Shemsi Gashi dhe Hamit Kurti.

Në fund vlenë për të theksuar, se mysafir nderi të këtij aktiviteti festiv ishin Imer Kurti, kryetar i Shoqatës humanitare shqiptaro-gjermane « Shen Tereza » nga Altottingu (Landi i Bavarisë-Gjermani) dhe publicisti Florim Zeqa.