ATDHEU NUK MBROHET DUKE SHKRUAR KOMENTE DHE “LIKE” NË FCB-uk (!?)

ATDHEU NUK MBROHET DUKE SHKRUAR KOMENTE
DHE “LIKE” NË FCB-uk (!?)

Ngritja e memorialit- monumentit në Tiranë, tek Kodra e Liqenit, e të vrarëve turq gjatë “puçit” ushtarak kundër Erdoganit në vitin 2016, është dashtë të mos lejohet nga institucionët e shtetit, të kundështohet nga shoqëritë civile, akademitë, intelektual e, jo nga turma që nuk e kuptojnë arsyen përveç që i nënshtrohen vullnetit të papërmbajtur, stihisë. Ky veprim u hap rrugë grekëve, serbëve, italianëve e, dreqit të mallkaur, që të vazhdojë më budallaqe të tilla të livadhisin në tokën tonë.
Fatëkeqësisht, në tokat tona një budallak i tillë po ndodh tash e 70 vite.

Prandaj, kjo e fundit nuk tregon asgjë tjetër përveç që shpërfaq para bote ADN-në, tonë që kemi për ti respektuar të huajtë më shumë se veten, qofshin ata edhe vrastarë, kriminel.
Kështu, nga ky parim nga koka deri të thembra, nga thembra deri të koka jamë kundër këtij monumenti dhe monumenteve të tjera të llojit të tillë.

Jam kundër edhe ndaj disa “intelektualeve”, “patriotëve”, atdhetarëve”… që çirren gjithë ditën me fjalë të mëdha, më terma e patriotik, më komente pa përmbajtje, kinse po e mbrojnë atdheun.

Atdheu nuk mbrohet duke shkruar komente.

Tjetra; ku ishin këta “atdhetarë”, kur atdheut tonë ia “ngulen” në zemër lloj-lloj monumente, permendore, koka-gurësh (buste) të të huajve, pa marrë parasysh çfarë feje e ideologjie kishin ata, ndërsa këta, përfshi edhe akademikët nuk reaguan.

“Mbrojtës” të atdheut po mbesin vetëm ata që din të shajnë.

Ata mund të thonë se ajo kohë ishte ndryshe.
Në shqiptarët shpesh ia lëmë fajin kohës.

Merrni me mend, në ndryshuam emrin edhe të qytetit tonë duke e quajtur “Qyteti Stalin”. Në i ndërtuam Stalinit permendore, dhe për pesëdhejtë vjet iu lutem tek këmbët e tij, qamë për të sa herë i kishte përvjetorët e vdekjes….dhe për 50 vjet askush nuk shau hapur si sot…
Po Stalini, nga ishte dhe kush ishte?!
Stalini ishte ai që vrau, masakroi dhe zhduki 40 milion njerëz (?!)

Në e sollëm Mao Ce Dunin në Shqipëri nga skaji i botës, më çka patë; më “cucë e bullucë”, sollëm njeriun që ka vra dhe zhduk 60 milion njerëz…
Dhe këta që sot çirren për “atdhetar e njerëzor”, i patën thurë edhe këngë?!

Në për pesëdhjetë vjet i mbushëm sheshet, rrugët, parqet, shtëpitë tona më Marks, Engels, Lenin e askush asgjë. Bile edhe fëmijët i pagëzuam më emra të tyre… e askush nuk u çjerr se humbëm identitetin kombëtar….
Në i ulëm, jo këmbëkryq se ata s´dinin të uleshin ashtu, por i ulëm në sofrat tona përskaj nënave tona, grave tona, motrave tona, “gju më gju” (kofsh më kofshë) më Miladinin, Mugoshen, Tempon…gjeneral e ushtarë Jugosllav…
Dhe askush nuk u çjerr, nga këta “baballarët e kombit”, se ç´deshtën ata në sofrat tona?!

Po ku janë këta “baballarë të kombit”, shoqëritë civile, liderët partiak, individ intelektual… që nuk po reagojnë me kaq yrysh, kur para pak ditësh, n´pikë të ditë, popat grekë në emër të eshtrave të 85, të të ashtuquajturve, “ushtarë grekë”…(!?), i nxjerrin nga varri, i marrin si të vetet, pa prezencën e shtetit tonë. Ose, popat grek livadhisin nëpër Shqipëri e, askush asgjë?! Ata, në emër të ashtuquajtur “ushtarë grekë”, që fare s´janë, do kërkojnë pas pakë kohe që; aty ku kanë ra ushtarët grekë, aty është tokë greke…!?

Ndoshta dikush, nga komentuesit e zjarrtë mund të bëj edhe krahasime se edhe Kosova kishte qytete më emër të huaj. Për shembull; “Mitrovicën e Titos” (Kosovska Mitrovica), permendoret e “Car Dushanit”, “Car Llazarit”, ”Boro e Ramizi”, permendore të “Bashkim Vëllazërimit”… por ta keni parasysh se Kosova ishte e pushtuar deri në vitin 2008atë?!

Për ndalimin e këtyre budallaqeve duhet një protestë gjithëkombëtare në Tiranë, Prishtinë, Shkup…dhe gjithë qytetet ku ka shqiptarë.

E jo të protestojmë më FCB-uk(?!)

L’image contient peut-être : plein air

L’image contient peut-être : ciel et plein air
L’image contient peut-être : 2 personnes
Aucune description de photo disponible.
L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes assises, mariage et intérieur