ASGJË S’NDODHI

Isuf BajramiNga Isuf B. Bajrami

ASGJË S’NDODHI

Qielli ra dhe toka u qa
balli plasi dhe shpirti u prishë
syri i shtrembër u bë,për hata
ligësia pllakosi-dyfish.

Një lubi,një habi,për çudi
frymë s’merr por lëvizë gjithandej
vrapon një kalorës-yyhahaaa…ha,,,
e kali djersë lëshon e përmjerrë.

Këtu-s’ka kalorës, as trima
rrokopujë dhe lëmsh gjen kudo
miu rendë dyshemesë plot vrima
dhe lypësja një dyshek e do.

Qielli ra dhe toka u qa
balli plasi dhe shpirti u prish
asgjë s’ndodhi-në jetë gjithçka
dielli tokës i sillet sërish.

HONI PA DYERË

Sikur të mos kisha sy
për të mos parë
honin ku po rrokullisem.

Sikur të mos kisha veshë
për të mos dëgjuar
t’pallmën si lopëve të kuqe.

Sikur të mos kisha hundë
për të mos nuhatur
erën e kalbur të zarzavateve të vetëqeverisjes.

Sikur të mos kisha gjuhë
për të mos lëpirë
buzët e mia të rreshkura.

Sikur të mos kisha fantazi
për të mos e menduar vdekjen
do të isha më i lirë
se guri i palëvizshëm
se uji pllaquritës
se zjarri lebetitës
se ajri i helmuar
në këtë tokë të robëruar.

Isuf B.Bajrami