Aristoteli (384-322)

Filozofi-AristoteliNga rm

Aristoteli lindi në vitin 384 në Stragirë të Maqedonisë nga edhe e muar nofkën Stragirioti. Që në vegjëli e humbi babain Nikomak, që ishte mjek i mbretit të Maqedhonisë dhe për të cilin besohet të kishte shkruajtur shum libra të mjekësisë. Aristoteli, që në moshë të re (17 vjeçar), u largua për në Athinë ku ndoqi mësimet e Platonit në Akademi dhe njiherit njihet si mik i afërt i mësuesit të vet por më vonë edhe shum kritik ndaj tij. Pas njëzet vjetë studimi dhe pune në Akademi, në vitin 343, Aristoteli shkon në Oborrin e Filipit, i zgjedhur nga ai për edukator të djalit të vet, që do të njihet me vonë si Leka i Madh. Më 335, Aristoteli hap shkollën e vet që e quajti Lice apo Peripatos ku praktikonte bisedat filozofike duke shetitur nga edhe nxënësit e tij quhen peripatetistë. Këtu zhvilloi mësimet e veta për 13 vjetë. Por me vdekjen e Lekës së Madh u detyrya të largohet nga Athina pasiqë u ngritë një fushatë kundër tij për bashkëpunim me Maqedhoninë. Nga rreziku që i kanosej u vendos në Kalkidë në ishullin Eube.

Përndryshe nga veprimtaria e gjërë e Aristotelit, nuk gjejmë asgjë të shkruajtur me dorën të tij. Kopjet më të lashta datojnë nga fillimi i qindveçarit të parë p.e.s. dhe dihet se atëherë shkrimet e mendimtarëve kopjoheshin nga të tjerë por gabimet gjatë kësaj pune janë gati të paevitueshme. Mëtej, këto kopje vazhdonin të komentohen et të përkthehen në gjuhë tjera…

Për të rivendosur një rend në «ç’është e Aristotelit», punuan dijetarë me njohuri të mëdha dhe aritën të grumbullojnë tekstet më të vjetra dhe më të besueshme sa i përket këtij filozofi dhe krijimtarisë së tij të jashtëzakonshme. Interpretimet e mëvonshme në të shumtën e rasteve kishin për qëllim edhe devijimin e ujit në mulli të vet, si që bënë për shembull stoikët kur përshkruanin opinionet e Aristotelit mbi fatin dhe fatalizmin. E vërteta është krejtë ndryshe ; Aristoteli asnjeherë nuk shkroi për fatin e fatalitetin. Përkundër këtij fakti, ai gjatë kohë numërohej në rradhët e stoikëve. I pari që grumbulloi dorëshkrime të ndryshme është Apelikon nga Teosi që u reviduan më vone nga Androniku i Rodosit por Evropa e njohu Aristotelin më së miri duke i falenderuar arabëve e sidomos Ibën Sinën (Avicena), mëtej vijnë Amoniusi, Alexandri nga Afrodizia ; kurse nga mesjeta përveç Avicenës që u përmend më parë., dallohen sidomos edhe Ibën Rushdi 1126-98 (Averoes) nga Kordoba, Alberti i Madh dhe Avempasi. Sa i përket jetëshkrimit më të hershëm mbi Aristotelin, është ai i Diogjen Laercit.

Aristoteli ngriti për herë të parë dhe me këtë na solli disa diciplina të panjohura ose të papërkryera gjer m’atëherë: Ai është vendosës i parë i ontologjisë ; është i pari  praktikues dhe teoreticient i logjikës e i semantikës (péri hermeneias) dhe njëherit i pari që ngriti brinjë filozofisë së tij edhe pozitën e vet në histori dhe me këtë themi se është krijues i historisë së filozofisë.

Veprat e Aristotelit përfshihen në tri grupe kryesore:

  1. Logjika (Organoni):
  • Kategoritë
  • Interpretimi
  1. Filozofia teorike:
  • Fizika (tetë libra)
  • Mbi Shpirtin (Paqa e shpiriti) (tre libra)
  • Metafizika (katërmbëdhjetë libra)
  1. Filozofia praktike:
  • Etika e Nikomakut (dy libra)
  • Politika (tetë libra)
  • Retorika (tre libra)