ANATOMIA FIZIOLOGJIKE E NJË KUVENDI E TRAJTUAR NË MËNYRË PATOLOGJIKE

(Ky referat i dr. Shaqir Shalës u lexua në mbledhjen e Kryesisë së Zgjeruar të Degës së LDK-së në Zvicër, mbajtur në Zofingen më 04.09.2016.)

Shkruan: Dr. Shaqir Shala

Është një vendim i vështirë dhe i ngarkuar me dilema në të cilën argumentimi personal ka fare pak hapësirë ose aspak. Por në të njëjtën kohë është një vendim që siç e kam thënë edhe herë të tjera, është përpjekje  për të qenë pjesë e zgjedhjes së problemit dhe jo vetë problemi. Mendoj se në këtë krizë me përmasa të shumëfishta brenda partisë pra, LDK-së, që dita ditës përfshiu qarjen në mes të dy degëve ma stabile dhe ma produktive të diasporës: Atë të Zvicrës dhe të Gjermanisë. Problemi për mendimin tim nuk janë emrat e vjetër në LDK, por mentaliteti i vjetër për mos të thënë mentaliteti i mykur ose në modernen demode i klikës aktuale të LDK-së, me ide konfliktuoze dhe përjashtuese  që vazhdon të jetë konstantë e pandryshuar në politiken e brendshme partiake pra në LDK, dhe me reflektim edhe në politiken e udhëheqjes aktuale të shtetit.

Ka shumë rrugë për të mbërritur te e vërteta, por e vërteta është vetëm një. Ndaj duke menduar se ndeshjet dhe kundërthëniet e të gjitha llojeve, dhe përjashtimi dhe përplasja në mes të grupeve, të shqiptarëve brenda një partie, në mes-veti janë të destinuara të prodhojnë vetëm humbës, dhe ne duke e konsideruar vijimësinë tonë në një udhëheqje të suksesshme dhe parimore të Degës së LDK-së në Zvicër e cila ka dalë si derivat i votimit demokratik në kuvendin  e fundit, duke konsideruar se në këtë mënyrë i hapim rrugë një procesi  të emancipuar demokratik të vetë LDK-së, me vetëdije kemi vendosë qe ti marrim përgjegjësit nëse vërtetohen dhe argumentohen nga pala që pretendon se ka pasur shkelje të renda në procesin zgjedhor në atë kuvend.

I morëm detyrat dhe obligimet nga  delegatet e kuvendit se me punën tonë dhe proceset qe do ti qonim përpara do të na bënin protagonist  të zgjedhjes së krizës së moralit politik që e kanë instaluar kjo klikë udhëheqëse në LDK. Menduam që me autoritetin dhe punën tonë  e të  anëtarëve të LDK-së pa përjashtim a janë në Diasporë apo në Kosovë  tu ofrojmë qytetari, dinjitet dhe partneritet në korrigjimin e arsyeve që vazhdimisht akumuluan kriza dhe tronditje në LDK dhe përsonalizim të luftës klanore brenda LDK-së duke shkel në verdiktin e votës së marrë nga elektorati i ndershëm i kësaj partie duke mos e respektuar edhe minimumin e moralit politik.

Pas kësaj situate të krijuar ne duhet të jemi të gatshëm që nëse me fakte dhe argumente të pa kontestueshme që pala tjetër pretendon se ka, dhe nëse ka, duhet të jemi të gatshëm qe ta marrim përgjegjësinë që na takon, sepse pretendojmë se ky është një standard i pa kontestueshëm politik dhe promovues i rregullave dhe parimeve në politikëbërje. Pra ky standard i iri i premtuar nga lidershipi aktual kur  mori udhëheqjen e LDK-së.

Ky do të jetë një vendim që shpresoj që të lenë hapësirë  në njërën anë për të shmangur dhe në anën tjetër duke i zgjedhur me mjete politike  qarjet dhe kundërthëniet brenda degës së LDK-së në Zvicër dhe ma gjerë pse jo edhe  brenda vet LDK-së në tërësi. Këtu barra me  aksent të veçantë bie në organet vendimmarrëse  të LDK-së qe nuk e përkrahen këtë kuvend zgjedhor.

Pas kësaj besoj se duhet të jemi gati ti nënshtrohemi survejimit dhe verdiktit të opinionit të zgjedhësve pra elektoratit të LDK-së se a do të jemi komponentë e krizës apo faktorë e  bashkë-zgjidhjes së sajë.

Kur e morëm mandatin për të udhëhequr degën e LDK-së në Zvicër me të drejtë ndjenim se mungonin shprehitë qeverisëse brenda në degën e LDK-së në Zvicër por edhe  në LDK në përgjithësi, por kurrsesi vullneti  për t’i mësuar ato, sepse na mungonte aftësia dhe interesi për tu ngarkuar ose me u marrë me politikë grupesh e klanesh brenda LDK-së, por jo edhe vullneti dhe vendosmëria për të mbetur ose qëndruar jashtë tyre, se na mungonte vullneti për të hyrë e për tu bërë pjesë e hesapeve dhe llogarive individuale e meskine, por jo edhe vendosmëria për të mbetur jashtë moralit politik të përbaltur që rrjedhë nga vota e ndershme e elektoratit besnik të LDK-së.

Prandaj ne jemi e kundërta e atyre /grupit servil/ që pa as edhe një arsye qoftë, por të nxitur nga shpirtngushtësia e tyre, dhe inferioriteti i tyre intelektual dhe  jo parimor  ose lakmia për poste, u bënë paçavure në sytë e elektoratit të LDK-së në Zvicër dhe ma gjerë.

Ne jemi prapë të njëjtit që nuk e ndryshojmë bindjen se në LDK nevojitet me shumë shpirt, dashuri, respekt dhe komunikim por më së shumti nevoja është për instalimin e një standardi korrektues për marrjen e përgjegjësisë si një kriterium  të një minimumi të moralit politik.

Dhe krejt në fund; jam i bindur se duke e konsideruar se si Degë e LDK-së në Zvicër nuk  e konsiderojmë veten  palë e kulisave dhe krizës së identitetit moral politik qe e ka përfshirë LDK-në, por partner i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm në mesin e  politikes  se moralshme si standard i ri, duke e konsideruar si të domosdoshme vazhdimin dhe respektimin pa kushte  të këtij standardi në qeverisjen e LDK-së, e që përballë politikes që gjeneron fërkime, shantazhime, zhvatje, ndarje  e përjashtime pa kritere dhe që në vend të  konflikteve  kërkon politiken e komunikimit, afrimit, e që përballë ndarjes kërkon të afrohet bashkë ndarje e përgjegjësisë udhëheqëse në parti krejt kjo duke rikujtuar  deklaratën e  Presidentit Rugova se „edhe ashtu jemi pak qe të ndahemi, ose të përjashtojmë njeri tjetrin“.

 

Zofinge, 04.09.2016.