AMANETET E BABËS

AMANETET E BABËS

            Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Oh, kur ia nisa , oh,  me këndue –

Oh, m’ thirri baba , o , me ma  urue !

O, biri im, je ba  kangatarë – e,

Oh, të priftë fati e puna e mbarë –e  !

 

Oh, ky zanat , o,  t’ qon  rreth e rrotull –

Oh, do t’ kesh punë , o,  gjithmonë me popull !

O, puno biro,  me nderë e fytyrë – e,

Oh, mos iu ba , o,  popullit pasqyrë – e !

 

Oh, n’ daç me t’ pas , o,  puna kimet –e,

Oh, n’ daç me pas , o,  autoritet –e ,

O, po t’i  la , biro, dy amanete –

Oh, që t’i  ruash , o,  gjatë kësaj jete ! …

 

Oh, amaneti i parë , more  birë –e ,

Oh, mos shko n’ dasma , o, kurrë pa të  thirrë -e !

O, se pa t’ thirrë , o,  n’ dasma s’ ke ven –e ,

Oh, t’ llogarisin , o,  si nji  qen –e !

 

Oh, si  nji  qen , o, që ua  zënë derën –

Oh, kur t’ ia ndiejnë , o,  mishit erën !

O, Zoti i dasmës , o, nisë e virrë – e ,

Oh, hup bre qen, o, pse vjen , o,  pa t’ thirrë -e ?!

 

Oh, amaneti i dytë , o ,  për jetë – e –

Oh, mos shko kurrë ,o,  n’ kojshi , o,  me fjetë –e !

O, se me ba , o,   me fjetë , o,  n’ kojshi – e,

Oh, të del zani , o,  për dilenxhi – e !…

 

Oh, dilenxhi , o,  edhe kopuk –e  ,

Oh, besa – besë , o,  edhe hajduk – e !…

O, për pak mish ,o , e për pak petulla –

Oh, mos i ngjit ,o, kurrë vetit vetulla !

 

Gjilan, më 01.02.2017.