« ALGLOBOS » bashkon vlerat muzikore

Shkruan: Florim Zeqa                 17.03.2018

« ALGLOBOS » bashkon vlerat muzikore

Organizuar nga Grupi « ALGLOBOS », në Ristorante « LOS ZAPATA » në Treviso (Itali) u mbajt manifestimi kulturor për nderë të 20 vjetorit të rënjes heroike të familjes Jashari.

Pas intonimit të hymnit kombëtar, moderatori i këtij aktiviteti i përshendeti të gjithë të pranishmit dhe mysafirët e nderit duke i falenderuar për pjesëmarrje  në këtë eveniment kulturor.

Në fjalën e rastit moderatori i këtij aktiviteti, publicisti Florim Zeqa, ndër të tjera theksoi; « 20 vjet më parë në Prekaz u mbrojt nderi dhe dinjiteti familjarë, u mbrojt pragu i shtëpisë,…kërkesë kjo e vazhdueshme e presidentit historik Ibrahim Rugova, e ritheksuar edhe para Tribunalit të Hagës.

Sikurse kaluan 20 vjet nga beteja e lavdishme e familjes Jashari në përballje me forcat policore dhe ushtarake serbe me 5,6 e 7 Mars 1998, ashtu do të kalojnë dekada, shekuj dhe mileniume dhe gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve do të jetë e freskët sakrifica sublime, unikate, e paparë dhe e padëgjuar në historinë e njerëzimit… ».

Hapja e programit artistik fillojë me këngëtarin Gjin Shani, për të vazhduar me përformancën e shkëlqyer të Grupit « ALGLOBOS », të cilët u priten me ovacione të gjata nga adhuruesit e flakt të tyre në sallë. Dueti Bledar Zeqa-Klodi Qehajaj dhe Besmire Morina (vallëtare e  ALGLOBOS-it) elektrizuan atmosferën e këtij aktiviteti madhështorë.

Më pas, moderatori në skenë e ftoi këngëtaren e re (19 vjeçare), por shumë të talentuar Flora Gashi-« SIENNA », e ardhur enkas nga Sllovenia, e cila me zërin e saj të embël  la mbresa të pashlyera tek të pranishmit në këtë aktivitet. Vlenë për të theksuar se kengëtarja e re « SIENNA » ishte surpriza më e këndshme e kësaj mbrëmje kulturore në Treviso. Edhe pse e lindur dhe rrritur në Slloveni, Flora Gashi e flet bukur gjuhën shqipe, zotëron për mrekulli dy zhanre të muzikës  njëkohësisht; populloren dhe modernen (r&b), raste të rralla këto në botën e muzikës shqiptare.

Si gjithnjë embëlsira mbetët për në fund. Prezantimi i RAP-këngëtarit më të njohur nga trojet etnike Arian Agushi-« GOLD AG » u përcjellë me duartrokitje dhe brohoritje të gjata.

Vargjet e këngëve të « GOLD AG » prekën thellë në shpirtë ndjenjat e shqiptarëve. Secila këngë, secili varg dhe secila fjalë përcjellnin në vete mesazhin e dashurisë ndaj atdheut, unifikimit shpirtërorë dhe fizik të shqiptarëve në trojet etnike dhe Diasporë.

« Vallja e Rugovës » nën tingujt « DJ- BD RAP »-Bardhyl Dedja, bashkoi të rinjët në një vallëzim emocional të përbashkët në podiumin e sallës së madhe të « LOS ZAPATA ».

E veqanta e këtij organizimi është se, përveqse përkon me 20 vjetorin e Epopesë së  Jasharajve në Prekaz, konsiston edhe me 10 vjetorin e themelimit të Grupit « ALGLOBOS ».

Për dallim nga aktivitetet e shumta komerciale, të bëra dukuri e zakontë në mërgatën shqiptare këtyre viteve të fundit, « ALGLOBOS » nuk e kishte qëllim përfitimin personal nga ky aktivitet. Ndarja në kohën e darkës e Burekëve gratis për të gjithë pjesmarrësit, flet shumë për bujarinë dhe shpirtin human të organizatorit.

Edhe kësaj radhe, Grupi « ALGLOBOS » dëshmoi përkushtimin për bashkimin e vlerave muzikore dhe unifikimin e rinisë shqiptare në Provincën e Trevizos dhe më gjërë.

Qëllimi « ALGLOBOS »-it ishte bashkimi i dy majave të piramidës së muzikës shqiptare nga trojet etnike në Trevizo, bërjen bashk të bashkëkohores dhe modernës, folklorit burimor shqiptar dhe Rap-muzikës moderne shqiptare, gjegjësisht bërjen bashk të rapsodëve të njohur nga treva e Dukagjinit, vllëzërve Agaj-« ZHUTAT » dhe Rap-këngëtarin më të njohur kosovar Arian Agushi i njohur si « GOLD AG ».

Mirëpo, për shkaqe të mosliberalizimit të vizave dhe getoizimit të qëllimshëm të shtetasve kosovar, vllëzërve Agaj u është pamundësuar ardhja në këtë aktivitet të pasur kulturor.

Këtë mbrëmje e madhështuan edhe musafirët special të ardhur nga Ilirska Bistrica (Slloveni) në krye me veprimtarin Bekim Gashi, mysafirët italian Sebastian Battistin (BL RECORDS), « DJane MERCEDES »,  « ARIS EVENT », veprimtarja Liridona Pulka dhe Enver Millanaj.

Në përmbyllje të këtij shkrimi ia vlenë për të përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të « DJ BD RAP »-Bardhyl Dedja nga Kavaja i cili në mënyrë briliante i përcjelli të gjitha këngët dhe vallet. Jo vetëm kaq, me mjeshtri të rrallë plotësoj çdo vakum gjatë programit artistik.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, meritat i takojnë stafit të gjërë të Grupit « ALGLOBOS »; « PIZZERIA ZEUS ISTRANA » me pronarë Fehmi Agushi, komuniteti domenikan, Cesar Andres Gomez Lopez (pronarë i « BARBER SHOP ») dhe pronarët e lokalit « LOS ZAPATA » (Zapata Munoz Yayko Yulissa), Ylber Morina, Besnik Arifaj, Besart Bytyçi, Sinan Berisha (sigurim), Hysni Hoti (mbeshtetje në organizim), Labinot Morina (manaxher i grupit « ALGLOBOS »), fotografi Lorenzo Coassin KANJI MAN PH, Erjonit Tafaj (publicitet), Albion Suka dhe Granit Hyseni manaxher i « GOLD AG ».

Këtë ditë, pra me 10 Mars 2018, paralelisht koncertit në « LOS ZAPATA », në Paese (TV) u mbajt edhe turniri i futbollit të vogël (i 14-i me radhë) nën organizimin e Fadil Bajraktarit dhe Florim Lumit.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet sportiv kësaj radhe ishin 12 ekipe futbolli. Ekipi  fitues i turnirit doli ILIRIA dhe lojtari i saj Fisnik Gashi u shpall lojtari më i mirë, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit Drenica, përderisa portieri i mirë u shpall Alban Duriqi po nga ky ekip. Dy ekipet e para dhe lojtarët më të mirë u shpërblyen me trofe të çmuar nga organizatorët.