Aleppo, Aleppo me vargun thërras

Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

E çuditshme qenka kjo botë tinxare

Vrapon si një e çmendur nëpër Aleppo,

Meteorët egërsisht ranë mbi pallate

Ah, edhe fëmijët larë në gjak e lot!

Një zë fuqishëm pastaj thërret:

Na e vranë nënëmirën me emrin Teto!

 

Vargjet e mia po t’i dërgoj ty Aleppo

Të veshura me plagdhimbje e dashuri,

Sa dhe guri i shqipes qau për ty

Për të gjallët e të vdekurit atje në varre

Nga larg udhëtuan e u takuanë në dilërsi.

 

Me kostumin e zi kobëzeza  sorrë veshur

Aleppos i vrau kulturën dhe shpresën,

Drithërima zërash njerëzish në qiell

Te yjet aty janë derdhur.

 

 

Me rrreze të ngrohta dielli

Dhe vargjet e mija i dërgova në Aleppo,

Të shëroj plagdhimbjet e trupit

Që e nesrmja e lirë të flas për jetën.

Dhe vargu im le të bëhet dritë

S’e  nga  gjaku i  yt është   larë,

Si dy të dashur u puthën ngadalë.

 

E djeshmja e thau lotin e hidhur

Aleppo, Aleppo vargu im do thërras,

Liri- jeto e lirë s’e  je larë me gjak!

 

Durrës, 21 Dhjetor 2016