ALEANCA STRATEGJIKE SHQIPËRI-SHBA -TURQI ( Nr. 3)

Nga Skënder S. KAPITI

Që prej rreth 2 shekujsh vepron aleanca antishqiptare Athinë-Beograd- Rusi, si një aleancë pansllavo-helenike antishqiptare dhe antiperendimore e cila funksionon edhe sot po ta shikosh vetëm në një aspekt, në atë që kanë bërë ata për ta asgjësuar kombin shqiptar si dhe në lobimin kundër Pavarësisë së Kosovës. Si kundërpeshë ndaj kësaj aleance tashmë, pas renies së komunizmit në Shqipëri, është kristalizuar dhe funksionon aleanca strategjike Shqipëri-SHBA-Turqi.

Politika e Shqipërisë në këto vite të tranzicionit nëse ka ndonjë arritje, më kryesorja  është ajo në planin kombëtar strategjik të orientimit të saj euroatlantik, që është: formimi i aleancës  strategjike të Shqipërisë  me SHBA-në dhe me Turqinë të cilat kontribuan dhe ndikuan që Shqipëria të antarësohet në NATO; gjë e cila e promovoi  realisht Shqipërinë si aktor dhe  faktor potencial politik dhe gjeostrategjik shumë të rëndësishëm në Ballkan, për herë të parë në historinë e saj.

Madje, Shqipëria u bë dhe faktor kyç për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur akoma, atë të Ballkanit.

Me krijimin e shtetit shqiptar të Kosovës pozita e shqiptarëve në Ballkan është fuqizuar shumë, dhe kjo arritje i dedikohet më së shumti ndihmës dhe përkrahjes kryesisht SHBA-së si superfuqia globale ekonomike, politike, ushtarake, demokratike dhe udhëheqëse e Botës,  si dhe të ndihmës dhe përkrahjes së gjithanshme edhe të aleatit tjetër  më të rëndësishëm potencialisht, si  ekonomikisht ashtu  dhe ushtarakisht në rajonin e Ballkanit si dhe më gjërë, të fuqisë së dytë të NATO-s,Turqisë.

Në arsyetimin tim për këtë artikull kam marrë në konsideratë atë se çfarë ka deklaruar Presidenti i ri amerikan Z. Trump se: Amerika do të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë mirë me Amerikën.

Politika amerikane në marrëdhëniet me shtetet e tjera është shumë pragmatike për faktin se po të mbetej duke parë e vështruar të kaluarën ajo nuk duhet ta kishte aleat Gjermaninë si isharmike në  Luftën e Dytë Botërore ( 1939-45), si dhe as  Japoninë që po gjatë asaj lufte për SHBA-në Japonia ishte  armikja më  e pamëshirshme, por ama, sot SHBA- ja e ka Japoninë aleatin më të madh strategjik në Paqësor. SHBA ka si aleat strategjik edhe shtetet arabe si Arabinë Saudite p.sh.,  po ashtu edhe Turqinë.

Pra, SHBA ndërton marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë mirë me SHBA- në dhe nuk gërmojnë dhe e kthejnë vëmëndjen nga e kaluara, se po të ishte kështu SHBA duhet të kishte pasur marrëdhënie të mira dhe pas  Luftës së Dytë Botërore me ish-Bashkimin Sovjetik dhe sot me Rusinë  pasi ata ishin aleatë të mëdhenj me njëri-tjetrin në Luftën e Dytë Botërore.

Dua t’ju kujtoj turkofobëve shqiptarë të cilët mundohen të dëmtojnë sa të munden marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke duke përdorur  si “justifikim” të kaluarën e sundimit otoman në Shqipëri se: A nuk është zhvilluar edhe një luftë e madhe ndërmjet SHBA – së dhe Britanisë së Madhe në vitet 1776-1783, prej së cilës SHBA fituan pavarësinë nga Britania e Madhe, dhe pavarësisht kësaj SHBA dhe Britania  janë aleatë të mëdhenj gjithnjë, pasi po të gjykojmë sipas “logjikës” së turkofobëve  nuk do të duhet që amerikanët ta kishin si aleat kryesor strategjik global, Britaninë.

Pra duke pasur aleat strategjik SHBA-në,  dhe Turqinë, për shqiptarët është edhe nje aleat tjetër i madh per ta edhe Britania e Madhe, si aleatja strategjike historikisht me e madhe, më e fuqishme  dhe më besnike e SHBA-së, e cila ka qenë aleate edhe e Perandorise Osmane ne shekujt 18 e 19 kundër pansllavizmit antiperendimor të udhehequr nga Rusia; Britania, aleatja më besnike dhe serioze e SHBA-së në Luftën për clirimin e Kosovës si dhe në Luftën e Gjirit Persik, të Irakut si dhe në politikën në Lindjen e Mesme së bashku me Turqinë.

Me këta aleatë të mëdhej që ka Shqipëria tani, dhe që do t’i ketë gjithmonë, kurrë nuk mundet të përballet  dhe as nuk guxon të konfliktohet me to Rusia dhe satelitet e saj për interesa të Serbisë.

Pra them  se ajo që deklaroi Presidenti Trump për marrëdhëniet e Amerikës, atë vizion duhet ta kemi edhe, Ne, Shqiptarët, për Shqipërië dhe Kosovën që: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë marrëdhënie të mira me të gjithë ata që dëshirojnë  ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me Kosovën, dhe se ata të cilët na duan të mirën dhe që e kanë shprehur por edhe treguar me fakte  SOT janë perëndimi,  por sidomos SHBA dhe Turqia.

Nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë me NATO-n dhe as me BE-në,  pasi: shpesh BE mbërthehet nga kriza e mosmarrëveshje si dhe tani pas largimit prej saj të Britanisë së Madhe, por interesi i Shqipërisë kërkon që ta respektojmë dhe t’i qëndrojmë besnik gjithmonë, sidomos aleatit tonë të madh  SHBA-së  si dhe Turqisë, dhe të afrohemi më tepër edhe me Britaninë e Madhe si aleatja më e madhe e SHBA-së.

Ata të cilët, qoftë hapur apo tinëz dhe djallëzisht që  punojnë kundër kësaj aleance strategjike Tripalëshe, SHBA-Shqipëri -Turqi, ata janë jo vetëm turkofobë por edhe kundër interesit kombëtar shqiptar dhe atij të SHBA-së.

Për çdo shqiptar: SHQIPËRIA ËSHTË DHE DO  TË JETË E PARA, kuptohet që Shqipëria është ajo kudo ku  janë trojet shqiptare.

Shqiptarët nuk diskutohet se janë populli më proamerikan në botë si mirënjohje për atë se çfarë SHBA ka bërë për shqiptarët dhe që dihen tashmë, por edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve e pranojnë edhe Turqinë si aleat të saj strategjik, madje në sinkron me këtë ka qenë dhe është edhe politika shqiptare  e cila e ka deklaruar edhe ajo Turqinë si aleat strategjik të Shqipërisë, kështu kanë deklaruar edhe diplomatët shqiptarë, edhe kryetarët e kryeministat e saj të zgjedhur nga populli shqiptar si S.Berisha, F. Nano, I. Meta, P. Majko dhe tani së fundi edhe  Kryeministri Rama dhe Presidenti i Shqipërisë Nishani.

Tashmë pas 25 viteve të shëmbjes së diktaturës komuniste ka ikur koha, dhe zor mund të ketë njeri që t’u besojë  më përrallave politike të  sllavo-komunizmit  me “gogolin otoman” dhe të “rrezikut amerikan për Shqipërinë” , të sajuara dhe të frymëzuara nga  aleanca  sllavo-ortodokse antishqiptaro-amerikano-turke.

Kur thuhet se SHBA dhe Turqia janë aleatë strategjik të Shqipërisë, dikush apo disa, që janë vetëm një pakicë menjëherë thonë se ky është turkofil, por djallëzisht dhe me hipokrizinë që i karakterizon nuk e di përse nuk thonë edhe  se është edhe amerikanofil.

Sipas tyre edhe personalitetet më të larta shqiptare të cilët i citova më lart si dhe të gjithë ata shqiptarë që janë shumicë e që e dinë dhe e pranojnë se Turqia është aleati apo partneri  strategjik rajonal për Shqipërinë edhe ata janë turkofilë, ashtu sikurse edhe  duhet të jenë  shqiptarofilë edhe populli turk  dhe personalitetet më të larta të shtetit turk, dhe  jo vetëm Presidenti  Erdogan, por edhe të gjithë paraardhësit e tij të mëparshëm  të Turqisë moderne dhe europiane të cilët e kanë shprehur dhe deklaruar Shqipërinë si aleat strategjik te tyre, si popull mik dhe si vëlla por që edhe e kanë treguar seriozisht se ata sillen si aleatë të Shqipërisë.

Dhe pyesim SOT: se cilët në rajonin e Ballkanit nuk e duan as SHBA-në dhe as Turqinë dhe përse nuk i duan dhe i urrejnë?

Dhe ata janë po ata, të cilët, urrejnë shqiptarët dhe Shqipërinë e që janë sllavët, sidomos serbët  si dhe grekët, dhe përse: sepse fqinjët tanë duke qenë  armiq të papajtueshëm dhe të egër kundër shqiptarëve prandaj dhe nuk u pëlqen që SHBA  së pari  dhe Turqia  të jenë aleatë strategjik të Shqipërisë, dhe këta gjithmonë do të mundohen që të dëmtojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, por sidomos me SHBA-në.

Ata përdorin otomanizmin si justifikim për të fshehur qëllimin e tyre për të dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë por ata më së shumti dëshirojnë dëmtimin e marrëdhënieve edhe të Turqisë me SHBA-në, qëllime këto, që e ka aleanca tradicionale, boshti Athinë-Beograd –Moskë.

SHBA dhe Turqia janë aleatë  ndërmjet tyre si dhe aleatë strategjik të Shqipërisë

Kjo është më se e vërtetë, përderisa SHBA është antare e NATO-s , dhe po antare e NATO-s është edhe Turqia. Ky fakt si dhe faktet e e tjera se në Turqi, superfuqia botërore, SHBA-ja, ka baza ushtarake atje, dhe se Turqia është forca e dytë e NATO-s pas SHBA-së, si dhe fakti tjetër se Turqia ka qenë aleatja më besnike e SHBA-së në kohën e Luftës së Ftohtë me ishperandorinë e djallit, Bashkimin Sovjetik, në Luftën e Gjirit Persik për çlirimin  e Kuvajtit, në Luftën në Irak, si forcë paqëruajtëse mbështetëse në Afganistan dhe së fundi edhe në Luftën kundër terrorizmit në Siri, ku Turqia ka mbajtur mbi kurriz koston më të madhe të pasojave të Luftës civile nga të gjitha shtetet e tjera europiane duke strehuar deri në 5 milion refugjatë.

Dhe sot aktualisht, pasi unë gjithnjë i referohem së tashmes dhe realitetit dhe jo të kaluarës së shkuar e të largët, pasi edhe për të ardhmen është vështirë për të parashikuar; pra për të sotmen them se ata të cilët dëshirojnë ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me shqiptarët a nuk janë së pari SHBA dhe Turqia të cilët na kanë shpallur  dhe na respektojnë si aleatë strategjik të tyre?

SHBA  dhe  Turqia, të dyja si aleatë strategjik  të shqiptarëve, dhe prej tyre, sidomos së pari prej SHBA-së, Kosova fitoi Pavarësinë dhe Kosovës i është bërë e mundur edhe njohja nderkombëtare e Pavarësisë së saj prej shteteve  të Europës, Azisë, Amerikës si dhe prej shteteve arabe, aleate të SHBA-së  për faktin se ato pra  janë aleatë të SHBA -së.

Dhe po kështu nga vëndet muslimane ajo e cila ka kontribuar me shumë në luftën për çlirimin e Kosovës duke qenë antare e NATO-s, si dhe në ndihmën e shtetndërtimit të  Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj është Turqia. Këto janë realitete apo jo?

Pra, kur superfuqia botërore SHBA-ja dhe superfuqia ballkanike,Turqia, e ndihmojnë së pari, por edhe  dëshirojnë ta kenë mirë me Shqipërinë dhe me Kosovën kjo përbën një shans të artë për të gjithë shqiptarët, pasi miqësia dhe aleanca me to është jetike për shqiptarët.

Pra, marrëdhëniet dhe aleanca  me SHBA-në si supërfuqia botërore ekonomike, politike, ushtarake dhe paqeruajtëse si dhe me Turqinë, me supershtetin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme janë jetike për shqiptarët, akoma më mirë kur edhe të tre shtetet, SHBA, Turqia dhe Shqipëria janë dhe antarë  edhe të NATO-s  së udhëhequr nga SHBA.

Dhe a nuk është po SHBA-ja ajo, e cila: mbështet fuqishëm integrimin si të Turqisë dhe të Shqipërisë për në BE. Kjo, pra ndodh, sepse SHBA–ja,  SOT na konsideron të dy shtetet, si Shqipërinë ashtu edhe Turqinë si aleatë besnik të saj, dhe prandaj edhe na mbështet ajo.

SHBA ka aleat strategjik potencial Turqinë, pasi Turqia ka pozitë shumë të favorshme gjeostrategjike dhe politike si një barrierë e pakapërcyeshme për ekspansionin antiamerikan dhe antishqiptar ruso-kinez si dhe kundër terrorizmit. Pra SHBA-së i intereson një Turqi e fortë, por më së shumti një Turqia e fortë i intereson Europës e cila cuditërisht nuk e ka pranuar akoma Turqinë si Antare të BE-së, Turqia e cila ka që prej 100 vitesh orientim europian, e integruar në NATO dhe që aspiron dhe kërkon të bëhet antare e BE-së.

Nëse Turqia do të ishte antare e BE-së, ajo e cila do të përfitonte më së shumti  ekonomikisht, gjeopolitikisht e gjeostrategjikisht së pari është vetë BE-ja dhe pastaj Turqia, pasi Turqia është një popull mbi  80 milion banorë dhe me një territor të madh e shumë të pasur si dhe  në pozicionin më të mirë gjeopolitiko-strategjik  mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një aleancë e fortë SHBA-Turqi është  sidomos në favor të Shqiptarëve më shumë se për cdo vend tjeter të Ballkanit. Për shqiptarët gjithmonë interesi i tyre do të jenë marrëdhëniet e mira, miqësore dhe strategjike sidomos me SHBA-në dhe me Turqinë edhe për faktin se në të ardhmen ndoshta edhe NATO apo edhe BE mund të shpërbëhen., por aleanca Shqipëri-SHBA -Turqi mbetet jetike për shqiptaret. Pa SHBA-në, edhe Europës,pra BE –së, nuk i dihet e ardhmja dhe perspektiva e saj, dhe jo më për Shqipërinë dhe për Kosovën; ndërsa në rajonin e Ballkanit  kush tjetër  është për shqiptarët aleat strategjik përveç Turqisë?

Këtë tashmë e kanë të qartë edhe politika si dhe shumica e shqiptarëve, si edhe atë që duket: se BE-ja po tregon një farë anshmërie dhe serbofilie të dukshme në raportet e saj me Serbinë dhe Kosovën, BE e cila po mban anën e krimit dhe të genocidit të Serbisë dhe jo të viktimës, Kosovës; BE e cila padrejtesisht mban larg integrimit Shqiperine dhe Kosoven.