Albin KURTIN Kryeministër dhe Vjosa OSMANIN Presidente i pata parashikuar e “propozuar” që me 16 Dhjetor 2019

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot me dt. 14 Janar 2021, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë në konferencën e tyre për shtyp, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u dakordësuan që me fitoren e zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 Albini do jetë Kryeministër dhe Vjosa Presidente. Unë që e ndjek me mjaftt vëmëndje e përkushtim politikën në Kosovë ndjehem mirë se kjo marrëveshje përputhet plotësisht me atë parashikim dhe “propozim” timin  të datës 16 Dhjetor 2019 të botuar në disa media të shkruara me titull:

“Vjosa Osmani-kandidaturë konsensuale dhe e merituar për postin e Presidentit në Kosovë”(Nga Skënder Sadri KAPITI, botuar me 16 Dhjetor 2019)

“Zgjedhja e kandidaturës së Presidentit nga Parlamenti me votim nga deputetët e tij, dhe kryesisht prej forcave politike fituese të zgjedhjeve parlamentare LËË-LDK nuk duhet bërë e as parë në prizmin e interesit e as të pazarit të ngushtë politiko-partiak.

Kjo pasi, Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe simbol i unitetit kombëtar, dhe zgjedhja e kandidaturës së tij qoftë nga deputet i parlamentit apo nga shoqëria civile, apo nga ajo akademike, para së gjithash është përgjegjesi e madhe ligjore, morale, demokratike e kombëtare.

Por, nëse LDK këmbëngul për postin e Presidentit që të jetë nga radhët e saj, nuk e di pse po “lodhet”dhe pse harxhohet kohë dhe po zhagitet formim i qeverisë nga  LDK për postin e Presidentit të Kosovës. Pse, p.sh LDK-ja nuk e propozon si Presidente të Kosovës Vjosa Osmanin kur LDK-ja asaj ia besoi kandidaturën për Kryeministe të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019?

Dhe fakti e rezultati i këtyre zgjedhjeve vertetoi se me Vjosën pavarësisht se LDK nuk arriti të dalë forcë e parë politike,me Vjosën rilindi LDK-ja rugoviane, dhe me cilëndo kandidaturë tjetër për Kryeministër nga LDK-ja, gjithë opinioni publik e di se: kurrë LDK-ja nuk do ta kishte arritur këtë rezultat. Pra, u them atyre të LDK-së, nihilistëve dhe egoistëve të cilët Vjosën e quajnë humbëse, se me siguri ata, p.sh. dy nënkryetarët dhe ca të tjerë si ata se nuk e kanë dashur fitoren e LDK-së me Vjosën kryeministre.

Kjo po duket sheshit sot, por të cilën e kam parashikuar dhe shkruar qysh me 8 Tetor 2019 dy dite pas zgjedhjeve, dy ditë pas ditës së zgjedhjeve parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Kjo duket edhe në përpjekjen që ata bëjnë për ta mbajtur larg Vjosën në bisedimet për kualcionin qeverisës LVV-LDK.

Jam i sigurtë që me kandidaturën e Vjosës për Presidente të Kosovës, nese do të propozohej nga LDK-ja, do të ishte dakord edhe LVV-ja dhe Albin Kurti.

Po kështu edhe publikisht Vjosa do të ishte edhe e pranueshme si Presidente e Kosovës.

Pra, nëse Vjosa do ta pranonte postin e Presidentit, gjykoj se Vjosa është kandidaturë edhe konsensuale, si një personalitet i kompletuar dhe me karakter e integritet të lartë patriotik e profesional, e pastër dhe e pakonsumuar nga pushteti.

Ajo edhe si deputete në Parlamentin e Kosovës e ka treguar veten se interesi publik dhe ai kombëtar për të është parësor dhe mbi atë personal dhe mbi partitë, dhe prandaj edhe si Presidente ajo me siguri është më e duhura për këtë detyrë si kryetar shteti dhe si simbol i unitetit kombëtar.

Albini kryeministër dhe Vjosa Presidente do ta plotësonin, do ta përmirësonin e lartësonin shume dhe më së miri imazhin e Kosovës, të shtetit ,të demokracisë, të drejtësisë si dhe do ta kishin edhe mbështetjen dhe besimin edhe të institucioneve ndërkombëtare, të SHBA-së dhe të BE-së”.

Pra nuk është e nevojshme që unë t’i bëjë komentin shkrimit tim te dt. 16 Dhjetor 2019, por këtë le ta bëjnë lexuesit  

Nga Skënder  Sadri KAPITI / ZALLQ, ISTOG