Albin Kurti fitues i bindshëm pran njëkllape Evrope, Serbi dhe partive politike në Kosovë!!!

Albin Kurti fitues i bindshëm pran njëkllape Evrope, Serbi dhe partive politike në Kosovë!!!

Shkruan Asllan Dibrani

Albin Kurti fitues i bindshëm nga një kllapë e koordinuar nga Bashkimi Evropian , Serbi, partive
politike të Kosovës si PDK, LDK, partia e Ramush Haradinajt, Partia Nisma e Fatmir Limajt
,AKR e Behxhet Pacollit, ma as pragun nuk e kaluan, partia Social Demokrate e formuar nga
anëtarët e Vetëvendosjes qe vet zoti Albin Kurti i ngrit ,lista Serbska , madje edhe ndaj mediave
vendore e ndërkombëtare!!…
Albin Kurti figurë qe beri avancime dhe ngritje personale si një lider i mirëfilltë duke kaluar si në
flakë te barotit qe ti del ndihme popullit tone. Si ish i burgosur politik ma aktivitetin e tij dha
prova te një lideri me çka Serbisë i ra ne sy herët se do jete shumë i rrezikshëm për te.
Ai as me politiken e shqiptarëve të Kosovës për zgjedhjen e problemit te Kosovës nuk u
dakordua. Ai u përgjak ,u përbuz, u burgos, u njollos dhe shumë etiketime i vunë ne shpinë
,por këto vetëm sa e përforcuan reputacionin e tij si nje figure me te fuqishme, qe e dëshmuan
edhe këto zgjedhje.

Ky me politiken e vet e beri popullin e Kosovës për veti ,madje, madje u ndërlidh me Mërgatën
qe është promotori i çlirimit të vendit , ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë.
Deklarata e zotit Kurti para pak ditësh sipas citatit me poshtë ”Në ditën e sotme nuk ka rëndësi
a je i pasur a je i varfër, a je grua a je burrë, a je i ri a je i moshuar, a vjen nga fshati apo nga
qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i
hapur për të gjithë dhe secilin njësoj”.
Kjo thirrje e thjeshtë është një shenjë se ka synime dhe parime te shëndosha për një ngritje
dhe kthim te shpresës tek ky popull që aq shumë dha nga vetja e vet, por akoma nuk pa dritë
,liri e qetësi një here nga pushteti serb, pastaj nga uzurpatoret e shtetit si në ekonomi ,politike te
jashtme po ashtu edhe te brendshme, gjë qe krijoj një konfuzitet tek populli me një shtrim
pyetje vetes, se vete ,po Serbinë e patëm pushtuese ,por këta çka duan!!!???…
Lëvizjes Vetëvendosje, ne krye me Albin Kurtin, me qeverisje te re…
Lëvizjes Vetëvendosje, ne krye me Albin Kurtin, me qeverisje te re, ne koalicion me
LDK-ne dhe partitë tjera, po edhe me Mërgatën. Mos te futet me revanshizma ,jo
me hakmarrje ,jo me një politikë agresive, por ta formojnë Kabinetin e tij me te gjithë
njerëzit ata qe janë të Vetëvendosjes edhe te LDK-qe edhe kurrë nuk kane treguar
qe janë kurrizor pran faktorëve ndërkombëtar ,por ka edhe kuadro qe meritojnë ti
zënë vendet e veta në qeveri. Mos te anash kalohen edhe njerëz nga partitë tjera
qe gabimisht kanë qene te aktivizuar ne partitë jo produktive për interesat tona
kombëtare.