ALBIN KURTI E VJOSA OSMANI JANË KULLA TË PASHEMBURA ! PO RRITEN SI LULET PAS SHIUT!?

ALBIN KURTI E VJOSA OSMANI JANË KULLA TË PASHEMBURA ! PO RRITEN SI LULET PAS SHIUT!?

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

1.

Çfarë maskarallaku nga “elita e zhdukjes”.

Po thonë se : Njeriu që ka ik nga uniforma e UÇK-së, po flet për rëndësin e luftës dhe peshën kombëtare të UÇK-së”. Njeriu krye e këput është marksist-leninist dhe i’a ka shpërla

popullit trurin.

Po thonë se: Zonja ishte manipulante në LDK . Se Zonja iku,e u bashkua me diktatorin .

Sa qesharake.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore është zhvilluar e përsosur edhe krimi. Sociologjia është shkenc e cila merret me studimin e shoqërisë dhe të të gjitha fenomenet ,lidhjet, zhvillimin dhe funksionimin e tyre.

Këta analistave e TV tona nuk po e di se çfarë zori kanë të na thonë: Se, si ish kanë ma mirë me veprue Albin Kurti?

Apo pse s’ka shkuar në luftë Albini dhe me “përgjamjen”, e llojit të Chavezit?

Patjetër si mësuese që jam duhet t’ia rikujtojmë të gjithëve se: Moderniteti fillon të duket më pak emocionues, atëherë kur mundohesh me i thanë komandantit , se gjithëçka që ka të bëjë me ty , është përplot kurthe- vdekjeprurëse e mos qëllo këtu. Tani për tani Albin Kurti është politikani ma i shkathti dhe më i qëlluari në kohën e duhur për t’u rizgjedh Kryeministër i Kosovës.

Për njohuritë se kush dhe çka bëri në luftë ,jemi ngi deri në fyt?

Pse po diskutohet diçka që nuk ripërsëritet por veç rikujtohet në çdo përvjetor?

Është e dhimbshme.

Andaj këtë temë mirë u kanë me lanë në duar të Gjykatës Speciale.Sepse shpresojë që kjo Gjykata fare mirë ka me na e pasqyrue,zhbërthye heroizmin dhe safkrificen e çdo grami që ka shpërthye në zemrat tona gjatë kohës së luftës,pa u prek populli.

Pseduo-analistat në fjalë mirë kishte me qenë me organizue një punë hulumtuese ,me anketa, me gjithë qytetarët e Kosovës me titull:

Kush ishte në luftë dreqi, e kush patriot?

Jam shumë e sigurt se këta komandant e llojit të Sami Lushtakut, qytetarët i kanë bërë me vjell ,a emri Albin Kurt si emër dhe mbiemër nuk do të figurojë kurrë në rreshtin e dreqit sepse Albini edhe atëherë e ka ditë ,kush dhe çka ka qenë e drejtë, për të sepse ishte i kërkuar në vendin e duhur, andaj edhe uniformës së UÇK nuk ka dashtë me ia prish imazhin.

Të sinqertit as adetin e luftës nuk bënë me ia rikujtue sepse rronë me shpresën se : I ka hije fjala dhe veprimi i kohës në pikën strategjike ku ka veprue.Andaj pseja dhe çkaja kanë dy veprimet të kundërta në morfologji.

2.

Mero Baze i kish fry kalit të Trojës…

Mero Baze kish bërë kritikë të ashpër ndaj Vjosa Osmanit. Ky njeri shumëherë është pseduoanalist kritikë edhe i Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!

Baze,Vjosën po e konsiderojke “hipokrite” sepse ajo është njeri që e ndan sot,më shumë se kushdo tjetër LDK.

Pastaj kish shkruar se:

Të dielën që vjen në pushtet, vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë. Të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit e të fshijnë gjurmët nga kanë ardh.

Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin. E diela që vjen është fillimi i kohës së Albin Kurthit.

Bazos ia rikujtojë atë njohurin e rinimit që Albin Kurti është i kohës moderne, e jo i kastës së vjetër që i planifikon kurthet.

Mero Baze,e kujtojë që nga koha kur shkruante analiza dhe persiatje në” Bota Sot”, Baze analisti, i cili , të gjitha burimet e informatave që i shkruante për Kosovën, i merrte ,me pages, nga Ramë Mara në Prishtinë , me moton ,me i çmontue luftëtar e vërtet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Këtë ia ka thënë vet një publicisti në Kosovë.

Mero Baze po e harron shumëherë parimin e mirëfilltë se burimet e informacioneve,analizave,persiatjeve ,me kohë,nuk blihen me pagesë sepse vetëm marketingu i gazetës funksionon me një kosto – faturë për me i mbijetue shtypi.

Por dikushi si Ram Mara ,si agjent, për me u ba i madh dhe i rëndësishëm para faktorve në LDK ,pati pague shuma të majme parash për të shkruar për të , nga gazetar që ia hëngren kokën vetes.I till është edhe Mero Baze i cili për lekë nuk e njeh as krijuesin e tij.

Për me udhëheqë gazetari të mirëfilltë duhet drejtpërdrejt të qëndrosh, me burimin e së vërtetës, pra ballë për ballë.

Fare lehtë është të vjellësh vrerë,burimin “e panjohur”.

Me thënë për Albini që është demagog dhe Vjosa ka bërë hile, nuk ka kuptim.

Vjosa Osmani e përjashtuar nga LDK me urdhër të Isa Mustafës ,asgjë të keqe në zgjedhjet e tetorit 2019 nuk i bëri LDK. Asgjë veçse i mbushi me vota kutit e fletvotimeve si askush tjetër dhe e solli LDK në pozitën e dytë .

Andaj Vjosa Osmani nuk është manipuluese as fjalë-hënse,as prembese …por është diva që riktheu gjallërin Rugovjane në LDK pas vdekjes së Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova.

LDK,na ka manipuluar neve si qytetar që nga vdekja e Rugovës në çdo fushat zgjedhjesh dhe kurr s’doli e para ,me Isa Mustafën i cili me duar në xhepa ipke premtime të mëdha, e të parealizuara duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës , ( në qoftë se e ka dasht Isa Mustafa , Ibrahim Rugovën,le të na e poston veç një foto bashkë më Rugovën e madh ,në qoftë se e ka. Por Rugova i madh asnjëherë nuk ia ka dhënë shancen Isa Mustafës me pas afër veti sepse ia ka njoft surratin fare mirë), duke u thirri se do ti qojmë prapa grilave vrasësit e veprimtarve të devotshëm dhe kombëtar të LDK. Dhe kurr ma, me Hashim Thaqin por gjithëmon përfundojke pas zgjedhje , në prehrin e Hashim Thaqit.

Ku po i dhemb Bazos?

Fjalia kuptimplote e Vjosës se ishte e manipuluar ,e dha një alarm të plotë reflektimi sepse makineria e shuarjes së LDK, e kapur nga Isa Mustafa dhe SHIK-u ishte makineri shtypës që vuri në agjend, të funksionojë padretësia dhe pabarazitë nga Isa Mustafa në LDK, duke bërë diferencine dhe përjashtime të kalibrit diktatorial.

Ndoshta për Bazon ajo se çfarë ka bërë në LDK Isa Mustafa s’qonë peshë sepse një të tillë shkatërrues të Shqipëris e ka Mero Bazo në shtetin e vet. Andaj Bazos nuk i duhet të dalë këndej dhe të jap vlerësime, kur aty ku jetonë e ka llugë, e më llugë.

Bazos duhet të ia rikujtojë edhe këtë: Se Albin Kurti ishte shumë vjet dikur, para studentëve një vlerë kombëtare,një akt që askush nga politikbërja e Kosovës nuk guxoi ta bëjë përtej suazave që kanë pas në unin e tyre sepse Z. Kurti ,Lideri i Vetëvendosjes , bindjet dhe idealet e tij i mbron prej vitesh në Prishtinë dhe Tiranë,në Berlin dhe Paris,në Bruksel dhe Njw Jork.

Vjosa Osmani për shumë vjet në LDK solli vota me bagazh të mijësheve,kalibri i saj intelektualë,forcë dhe edukatë gjason në Margaret Hilda Thatcher. Vjosa Osmani e pëlqen debatin. E donë debatin. Nuk pret nga askush që vetëm të qëndrojë e ulur diku dhe të pajtohet me shkarkime .Vjosa Osmani nuk është politikane konsensuale. Vjosa është politikane me bindje.

Vjosa dhe Albini nuk janë veç sot.Vjosa ishte dikur për LDK e madhja. Albini ishte dikur ,kur duhej dhe është edhe sot që i duhet Kosovës. Vjosa dhe Albini janë sot për sot me gjithë ata që se pranojnë nënshtrimin,dhe një kashore bukë nga këta që na kanë sjell në “gazepin”, që jemi tani .

3.

Ngadal po flet Isa Mustafa.

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Ulja në prehrin e kundërshtarit tonë politik nuk është ndryshim por kapitullim.

Luftë nervash…Fiton qetësia dhe pastaj mbretëron heshtja.

A ia vlen të debatosh me Isa Mustafën?

Valla jo.

Kosova nga paslufta përballet me agjentura të ndryshme.Këtu janë futur shërbime intelegjente nga e tërë bota,të cilat mundohen të paraqesin rrezik në Kosovë. Edhe SHIK-u i ka çelsat e vet në çdo sektor te Institucioneve të Kosovës,sepse është SHIK. Hynë shlir kudo pa e sjellur çelsin …Prandaj është SHIK. E të njëjtin avaz në LDK,e ka transmetue Isa Mustafa.

Askush ma kundërshtar i fort se PDK dhe SHIK-u…Për Lidhjen Demokratike dhe Ibrahim Rugovën ,nuk ka qenë.

Nuk kujtohet asnjë emër ma shumë se Isa Mustafa që ia ka zgjatë dorën PDK, e ka ripërtrir PDK,ia ka zgjatë jetën PDK në skenën politike ,uljet në një sofër me PDK, të Isa Mustafës kanë qenë ballo dekade,andaj

Isa Mustafa i ka të gjitha këto kapacitete për të shkatërruar, saqë e qoi LDK në pragë të falimentimit dhe pikë.

Sepse nëse dikush është i përsosur,nuk ka asnjë njollë,nuk ka gabuar kurrë,hiq kurrë në jetën e tij,ai dikushi ka të drejtë të të gjykojë.

Isa Mustafa se ka këtë komoditet.

Isa Mustafa ka shumë pikpyetje!?

Ta qortosh Vjosën është demagogji.

Isa Mustafën e ka rrok paniku.Tani e ka kuptuar se sa e mençur është Vjosa.

Edhe vet Isa Mustafa e ka kuptue me thelb se rrenat kanë marrë fund, populli nga zullumi i madhë i hileve ,i vjedhjeve dhe korrupsionit është ana negative e atyre që tradhëtojnë çdo fushat, si Isa me argatët e tij ,që ishin përdoruesit strategjikë faza- faza të shkatërrimit të LDK.

Në librin “Mposhtja e Djallit”, Napoleon Hill , tregon shumë mirë për grackat e Djallit , që munden me i thur tradhëtarët, për ata, që nuk e kanë , në gjene tradhëtin.

Mençuria e Vjosës dhe Albinit.

Në çdo sekond të deklaratave të Isa Mustafës, krijojnë një mundësi fantastike për ndryshim.

Ju çmendi.

Po ua rrëzojnë mbretëreshen e shahut me moton: Ju jeni këtu,të bëni të tjerët të ju besojnë atë që ju doni t’ju besojnë.

Por tani besa për ju ka dalë fare…

Isa Mustafa bashkë me Avdullah Hotin kanë me pa humbjen e madhe tek me 14 shkurt .

LDK s’ka më, dhe dikush duhet të ta thotë këtë:

Betoveni ka qenë i shurdhër,Miltoni i verbër ,por emrat e tyre do të mbeten derisa të egzistojë koha,sepse ata ëndrrat i shëndrruan në mendime të organizuara. A po e sheh se Vetëvendosja ,Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Tani për tani janë shumë të organizuar dhe qëllimin e fitorës e kanë qitë përpara, po rriten dita- ditës edhe pse ti po u’a bartë gajlen!

Vjosa dhe Albini në listen e Vetëvendosjes sot për sot janë dëgjues të mirë , dhe ty po të bëjë të flasësh për vetën tande ,nën hijen tënde të zhbërjes.

Njerëzit e ditur si Vjosa dhe Albini që lexojnë shumë,e dinë fare mirë se asnjëherë nuk guxojnë të kalojnë kufirin.

Mero Baze andej kufirit, si analist dhe Isa Mustafa si ish-politikan kanë një çelës të përbashkët për me thurur ide të çmendura dhe me e mësue atë këngën: Më thoni zotri profesor,a kryhet fakulteti me zor?

Ju të manifestit silleni ndër mend këtë:

Se çdo nxënës i “babës”,nuk është udhëheqës,por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues i “babës”.

Egziston një zot …

I cili, i jep formën qëllimeve sepse në botën shqiptare egzistojnë vetëm dy llojë të çmendurisë: Njëri është besimi se mund të bësh gjithëçka dhe tjetri është besimi se nuk mund të bësh asgjë.

Mos e harroni kurrë ,na jemi shqiptarë!

Shumë shpesh na nxen muzika dhe inati. Rrezet e përqimit shpesh i vejm në funksion.

Ka me ba vaki , të kutija e votimit ,kur do të mbahen zgjedhjet e 14 shkurtit, me na lue telat , me kujtue kaqikun tëndë (qysh ke thanë që vota e qytetarit, nuk e përcakton fituesin)edhe vaj halli për ty . Ose ,ose paraprakisht apo ma vonë ,ndoshta kemi me qenë spektator ,të shkrirjes së LDK në Pronto, gjithëçka është e mundshme…

Sepse Isa Mustafa shumëçka ka bërë për PDK e pak për LDK.

4.

Një bijë e jona (e afër e imja,shumë shpesh i kamë marrë, e ju kamë bërë ziaret) ish shkue me ndejt te nipi. Nipit i kam ndihmue shumë me u shkollue. Por edhe krejt familjes së tij.Aty ish fol shumë për mue ,se si po shkruajë,se dikush një ditë, ka me dal me ma kallëzue qefin, me më rreh deri sa të më dhemb barku pse po e përkrahi Albin Kurtin. Stories së zilis i’u kishin bashkue krejt çka kishin qenë aty. Dhe rastësisht ,më ranë në vesh krejt çka kishin kovat .

Kjo ma kujtojë atë thënjen e plakut të katundit kur djemt e tij, e kishin pas nije një krismë vrasje. Plaku i mençur e pyet djalin e madhe:

Biro ,në qoftë se nuk i kemi dhënë bukë, ati katundarit ,na nuk jemi në rrezik.

Biro, në qoftë se i kemi mbajt me bukë, rreziku është i madh.

PS:

E fort si gjithëherë!

Gjygyma…

Kojshi,na u ka rritë standarti