Al Gazali (Abu Hamid Muhammed ibn Muhammed al-Gazali) (450- 505H / 1058-1111)

Nga Reis Mirdita

Al Gazali është një ndër filozofët dhe edukatorët më të mëdhenj në historinë islame të mesjetës. Gjatë jetës së tij, u bë i njohur si adhurues i etshëm i diturisë, mësues i palodhshëm, mendimtar që përhapi dijen në të gjitha anët e botës dhe që akoma sot, nuk i është shterur aspak ndriçimi i mendimeve dhe edukatës. “Gjer në kohërat më të freskëta, mendimi islamik i shtruar nga al-Ghazali përbënte rymën dominante në teorinë dhe praktikën islame (posaçërisht sunite). Ky gjigant i mendimit, me njohuri enciklopedike, ka ndikuar mbi mendimin islam dhe definimin e praktikës së tij përgjatë rreth nëntë shekujve. Ai paraqiste “islamin paqësor”, thot Mohamed Nabil Nofal në studimin e tij “La pensée educative d’Al-Ghazali” (Mendimi edukativ i Al Gazaliut).

Për shum studjues dhe njohës të filozofisë arabo-islame, Al Gazali është ylli më i shndritshëm i botës myslimane. Ai posedon një thellësi të pashoqe të mendimit dhe prandaj u quajt “Argumenti i islamit” (Hudzhat al-Islam). Ai në të vërtetë është referenca e parë e filozofisë dhe mendimit teist në botën arabe e më gjërë.

Jeta

Al-Gazali lindi më vitin 450 sipas Hixhrit (1058) në Tus – Korosan ose në ndonjë fshat në afërsi, në një familje perse e me gjendje mesatare ekonomike por të njohur si të ditur dhe të drejtuar nga dituria. Babai i vdiq në moshën e hershme. Para vdekjes pat ngarkuar me porosi (amanet) miqët e vet që të kujdesoheshin për shkollimin e dy djemve që linte pas. Kështu Gazaliu, fillon mësimet rreth moshës shtatvjeçare në medresë. Aty së pari merr njohuri të gjuhëve arabe dhe perse e më vonë, në ciklin më lartë të medresës, mëson parimet e fesë, fikhun, tafsirin, hadithin dhe tekstin kuranor.

Pas medreses, në moshën pesembëdhjetëvjeçare, u largua për në Zhurzhan, një qendër e njohur e kohës, ku filloi studimin e fikhut pranë imamit Al Ismail: pas një vit u rikëthye në Tus ku qëndroi tre vite dhe mandej shkoi në Naisabur për të vazhduar studimet në Fikh, Kalam, dhe logjikë ku mori edhe njohuri nga filozofia pranë imamit Al Zhuvain. Këtu filloi edhe publikimet e para të veprave të tij.

Në moshën njëzet e tetë vjeçe posa përfundonte mësimet, vdiq mësuesi i tij i madh Al Zhuvaini dhe nga kjo kohë, Al Gazali fillon me aktivitet politik së pari te Nazim al Mulku si zhyrist e mandej emërtohet profesor në medresen Nizamijje në Bagdad. Gjatë kësajë kohe, studjon filozofinë greke e posaçërisht Platonin, Aristotelin dhe Plotinin, kurse nga filozofia islame studjon Ibn Sinën dhe Al Farabin të cilën ishin larguar nga disa principe themelore islame. Megjithate, qëllimi kryesor i tij ishte trajtimi i drejtë i fesë dhe filozofisë e kërkonte pajtueshmërinë në mes tyre. “Filozofia është e vërtetë vetëm atherë kur të jetë konforme me fenë dhe është gabueshme kur bie në kundërshtim me principet e saj”. Në këtë drejtim shkroi veprën “Makasid al-falasifa” (Qëllimet e filozofëve): Pas kësaj, shkruajti veprën e famshme “Tahafut al falasifa”(Mungesa (Hallakatja) e filozofëve). Këtu ngrë dhe spjegon kundërshtimin e tij ndaj filozofisë në njëzet pika në të cilat vë në pah njeriun, botën, për të cilën thot se është krijim i freskët (i ri), shpirtin dhe trupin që bashkohen në jetën e ardhshme dhe Zoti ka dituri mbi çdo gjë në veçanti dhe në aspektin e përgjithshëm.
Më vitin 488 (1095) Gazali duket se kalon disa muaj lodhjeje sa shpirtërore aq fizike: E humb aftesinë e të folurit e me këtë edhe aftësinë e punës në arsim. Egziston një bindje se ai në fund arrijti të vërtetën mbi besimin dhe Zotin, dhe në këtë moment ju dha drita në zemër dhe u shërua. Tani duket se kërkonte të largohet nga Bagdadi pasiqë thoshte të nisej për ne Mekë, e mandej shkoi në Damas.

Duket se kësaj i parapriu një influencë e sufizmës pasiqë jetonte në një rreth të tillë, mësuesit e tij ishin të afërtë me këtë rymë, vëllau i tij gjithashtu, ministri Nizam al-Mulk ku u angazhua në fillim si i ri dhe së fundmi edhe vet studjoi mjaftë në këtë fushë. Në këtë kohë endjeje në mes të Damaskut (Sham), Jerusalemit dhe Mekës, filloi të shkruaj veprën më të rëndësishme të jetës me titullin “Ihla’ Ulum al Din” . Këthehet përsëri në Bagdad dhe rifillon punën e arsimuesin në medresen Nizamijja. Më vonë, largohet prap, tash për në vendlindje ku shkruan veprën “Minhaxh al Abidin”( Rruga e përkushtimit (e besimit), për të cilën shum studjues thone se është një përshkrim i jetës së tij. Kjo njëherit është edhe vepra e fundit e shkruar nga ai. Vdes më 505 (1111) në Tus.

Filozofia e Gazaliut

Në pjesën më të madhe lidhet rreth konceptit të Zotit dhe raportet me njeriun dhe botët dhe shkon më larg nga teoritë e gjerathershme që lidheshin kryesisht me fikhum dhe besimin. Ai definon, me një ide të re atributet e Zotit dhe me ndërmarrjen, me akcionin e tij. Flet sikur të gjithë dijetarët islamë për unicitein e Zotit dhe për gjithëmonshmërinë e tij, për prezencën e tij të pandërprë në çdo porë të gjithësisë; zot që dësjon, shef, rregullon, dhe mban tërë botërat në hapësirën e pafund.
Gazaliu flet dhe ndanë dy botërat me qartësi të plotë islame: botën e përkohshme dhe botën e amshueshme, të pambarim. E para është egzistencë materiale (ka akoma sot dijetarë të tillë që nuk dijnë apo nuk duan të dijnë se feja nuk flet për botën si diçka jo material; pa njohur dhe lexuar teologët dhe filozofët islam, dihet që nga fillimi se zoti “krijoi, krijon dhe do të krijoj” e pra që nga këtu duket qartë materja, pra bota dhe gjithë ajo që vjen nga Zoti është materje) dhe e përkohshme; e nënshtruar deshirës së Zotit, qoftë kur flasim për të kaluarën qoftë për të tanishmen , qoftë për të ardhmen: çdo gjë është e rregulluar nga Zoti.

Në këte botë të kalueshme, jeton njeriu i krijuar nga trupi jetëshkurtër dhe nga shpirti i pavdekshëm. Njeriu nuk është nga lindja as i mirë e as i keq (në kohët moderne është folur shum dekada për “tabula rasa”), megjithëse mendohet të jetë me anim të lehtë nag e mira. Ai, në rrethanat që kkrijon dhe që jeton ka zgjidhje të vetën nga do të lëviz. Në fund, ai është më tepër i bëre për një jetë tjetër, pas së cilës duhet të aspiroj me ngulm.

Për sistemin shoqëror në përgjithësi gazaliu ka mendim negatif dhe thot se ato jane dhe shkojnë në përskeqje dhe se individi në të është në disfavor përkundër grupit. Një shoqëri duhet të drejtohet nga Zoti dhe të mundësoj të gjithëve te adhurojnë dhe kështu të arrijnë lumturinë e kërkuar.

Kur flet për dijen, ai e ndanë në dy vija të qarta, njëra njerërzore, që mundëson njohjen dhe zbulimin material të botës ku jeton e tjetra hyjnore, që mundëson njohjen e jetës së amshueshme dhe të pambarim. Të dyja këta njohuri nuk kanë një burim të përbashkët pasiqë dituria dhe njohja shpirtërore kërkojnë një pastërti dhe edukatë të posaçme shpirtërore e fizike dhe janë pjesë e ndërgjegjes që gravohet në vet shpirtin e njeriut. Me absorbimin e këtillë, njeriu i afrohet Zotit dhe gjen lumturinë e plotë.

Ndikimi i Al-Gazaliut

Mendimet e thellësishme dhe të gjëra të Gazaliut ( mbi pesëdhjetë vepra) ndikuan me shumicë në botën mbarë. Ai u përkthye që heret në gjuhën latine dhe hebraike. Në mesjetë, shumë dijetarë flitnin arabishten dhe kështu u shërbyen drejtpërsëdrejti nga vepra e Gazaliut. Në fillimet e erës moderne, Thomas d’Aquin (1225-1274, Summa Theologiae (“Shuma teologjike”), Dante (1265-1321, “Letra e ndjesës” dhe David Hume (1711-1772) kur hedh poshtë kauzalitetin.

Duket se Gazali ndikoi akoma më shum mbi mendimin hebraik. Dihet se numri më i madh i dijetarëve të Mesjetës flitninarabishten dhe kështu përkthyen dhe adaptuan veprat e tija në hebraikisht. Një ndër mendimtarët më të mëdhenj hebre që pësoi ndikim nga Gazaliu është Moshe ben Maimom ( 1135-1204, (në arabisht Musa Ibn Maimun) që shkroi në gjuhën arabe veprën “Delalat al Ha’irin” (Udhëheqja e të humburve)…

Sa i përket mendimit edukatif islamik, posaçërisht ai sunit, ndoqi rrugën e hapur nga Gazaliu e kjo rrugë, ndiqet edhe në kohët bashkëkohore të ditëve tona.