AFËR DIVORCIT

NEBI DRAGOTI

AFËR DIVORCIT

Tregim

Ëndrra e keqe që kish parë gjatë natës Pëllumb Ç. e kishte nisur drejt qytetit të lindjes, ku kish familjen. Plus kësaj Pëllumbin e kishin shqetësuar dhe dy mesazhe dërguar anonym. T’i besosh ëndrrës a t’u besosh dy mesazheve? I rrokulliseshin qindra mendime e pyetje në tru.- Si t’ia bëj? Të trondis jetën familjare ndërtuar me aq mund?  Ah, çupa ime e vogël si flutur, pesë vjeçare, Besa, sykaltra… Gjithçka i shtjellohej në trurin e tij, kur mbërriti tek pragu i shtëpisë. Gjithçka u nxi si një natë dimri dhjetori. U takua ftohtë me gruan, Liljanën ,që gjithë lagja gëzonte respekt për të. Qe e papritur kjo për këtë grua. Unë banoja në një lagje tjetër, ndër kohë duhet thënë se Pëllumbin e kisha shokë e kaluar shokut. Më habiti ardhja e tij , kur e mora vesh. E ndëgjonim njëri-tjetrin. Me njëri-tjetrin flisnim çiltër edhe gjëra intime. Më ftoi për një kafe me celular. Unë dija se një mistrec me karakter të ulët, një pisanjoz i kishte rënë në qafë Liljanës për ta futur në dorë e për t’i shkatërruar familjen. Kur e mora vesh këtë, e kapa dhe i fola rëndë që të largohej e të hiqte dorë nga kjo marrëzi njerëzore. E kërcënova , se ndryshe do të lajmëroja edhe policinë e lagjes. Kaq munda , kaq bëra. Më tej s’kisha më informacion, se kisha hallet e mia… Sot nuk ka njeri pa halle. Ja që Pëllumbi, ç’ka dija unë, m’i solli në mendje. “Do ta ndaj, do ta ndaj! Do t’i drejtohem gjykatës”. Vendosja e tij dukej se ishte e palëkundur. Të dy ishin grindur keq sa nuk ishin kacafytur.Besa qante me të madhe.

– Mos ,babi, mos! Nuk është ashtu, babi jo, jo! Emrin Besa vajzës ia kish vënë Liljana. Për këtë e kishte frymëzuar koncepti i fjalës besnikëri, se e besës ishte edhe vetë. Liljana bënte be e rrufe, se nuk ishte e tillë, se nuk e kishte nëpërkëmbur e shkelur kurorën e jetës bashkëshortore me Pëllumbin. Moralin , nderin, e kishte gjënë më të shtrenjtë.

–Hahaha,- ia plasa unë të qeshurit., pasi dija të vërtetën. – Nuk është për të qeshur,- më tha. Atëherë iu drejtova:

– Më ndëgjo ,Pëllumb, më ndëgjo me kujdes, si vëlla më ndëgjo! Të besosh në ëndrra është budallallëku më i madh. Ke krijuar alibi të keqe. Unë e njoh mirë Liljanën. Ke grua për kokë të gruas që e kanë zili të gjithë.. Nuk i ka dalur asnjë fjalë rreth asaj alibisë tënde. Dhe aprioria jote është kryekëput e gabuar.Ështԯ lehtë të prishësh kotsëkoti, por është shumë më vështirë të ndërtosh. Pëllumbi e dinte gjykimin tim që e shprehja me fjalë të sinqerta dhe si shok fëmirie duhet t’më dëgjonte. Unë fillova të buzëqesh duke i hedhur dorën mbi sup. Dielli ishte ngritur në kupën e qiellit dhe ndriçonte për bukuri. Pëllumbi ra në mendime të thella. Brofi njëherësh në këmbë, nxorri celularin nga xhepi. Rrezet e diellit sikur u futën në tru për t’i ndriçuar qelizat e errta që kishte. I foli Liljanës:- Merr Besën dhe të pres këtu në Bar lulishte. Pimë nga një kafe dhe kujtuam vitet e bukura plot kujtime. Kujtuam edhe dasmën në atë stinën e bukur të pranverës. Shihja se Liljana ishte e çliruar plotësisht dhe fytyra i mori pamje tjetër ,jo të ngrysur siç e pati, por të qeshur. Besa, më tej, lozte në kolovajzë…Unë i shikoja të tre dhe përbrenda ndjeja kënaqësi, ndërsa një pikë loti më rrëshqiti në faqe. Askush s’duhet t’ia lejojë vetes që jeta ta marri nëpërkëmbë.