« A-MOL »-i, storie suksesi dhe e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Shkruan: Florim Zeqa               25.07.2018

« A-MOL »-i, storie suksesi dhe e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Në qytetin e vogël Bled (Slloveni), por me bukuri të rralla, me një liqen i cili e ka në mes ishullin panoramik shumë tërheqës për vizitorë. Pikërsiht në këtë vend  magjepës nga data 17-22 Korrik 2018 u organizua festivali ndërkombëtar për fëmijë « Blejski zlati mikrofon » apo « Bled Golden Mikrophone ».

Në mesin shumë vendeve të botës, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Festivali i Këngës për Fëmijë « A-MOL » nga Ferizaj (Republika e Kosovës).

Në edicionin e 5-të të Festivalit Internacional « Bled Golden Microphone » në Bled, Kosovën e përfaqësuan gjasht vajza.

Edhe pse ishte një konkurencë e fortë prej 120 garueseve, vajzat nga Kosova arritën t’i fitojnë dy çmime prestigjioze. Anisa Shabani e rrëmbeu çmimin e dytë të festivalit, ndërsa Erta Qerimi u shpërblye me çmimin « Përformanca më e mirë ».

Vlenë për të theksuar se dy çmimet e vajzave nga Kosova janë rezultat i punës së palodhshme të Drejtoreshës së Festivalit « A-MOL », Znj. Anduena Tahiri, e cila me vullnet e përkushtim të madh, me forca vetanake pa ndihmën e askujt ka arritur deri tek sukseset e mëdha dhe mbresëlënëse për një vazhdimësi të gjatë e të sukseshme në karrierën e saj.

 

Për vetëm dy vjet nga themelimi i Festivalit të Këngës për Fëmijë « A-MOL » në Ferizaj me 2016, ka arritur të organizoj 2 festivale. Me prezantimin e parë në arenën ndërkombëtare, Anduena i arriti dy çmime ndërkombëtare, të cilat i hapen rrugë të mëdha drejt sukseseve të reja.

Pas suksesit të arritur  në Festivalin Internacional « Bled Golden Microphone » në Bled, « A-MOL » , Anduena ka marrë ftesa për pjesëmarrje edhe në shumë festivale të tjera si; në Festivalin Internaciaonal « Tra la la » në Ohër (Maqedoni), ku do të jenë pjesëmarrëse 33 shtete të botës, pastaj ftesa për të përfaqësuar  Kosovën me talent të rinjë edhe në Rumani, Qeki, Maltë, Bulgari e Itali, etj.

Për më tepër se kaq, në festivalin e Ohrit, Drejtoresha e « A-MOL »-it, znj. Anduena Tahiri ka marrë ftesën për të qënë pjesë e jurisë profesionale të festivalit.

Pas sukseseve të fundit, Festivali « A-mol »-i e ka marrë formën e një festivali të nivelit të lartë të përmasave ndërkombëtarë, ku falë « A-MOL »-it fëmijët, të rinjët dhe të rejat e talentuara nga Kosova e kanë mundësinë e arritjes së sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.

Për arritjen e sukseseve të larta në nivel ndërkombëtarë, përveq vullnetit, punës dhe përkushtimit të madh, nevojiten edhe mjete financiare. Përderisa Festivali Internacional « Bled Golden Microphone » në Bled, ka qënë i organizuar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës së shtetit slloven, Festivali « A-mol », nuk e ka pasur privilegjin e mbështetjes as nga komuna e Ferizajit dhe as nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.

Siq duket kësaj radhe, më me fat ka qënë Erta Qerimi, e cila ishte ndihmuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti. Ajo e emocionuar pas marrjes së çmimit, ishte shprehur kështu; « E  dashur Kosovë, sot unë vajza jote në mesin e shumë shteteve në festivalin internacional „Bled Golden Microphone „ arrita që të marr çmimin „ Performanca më e mirë“,… »Faleminderit Kryetarit të Komunës time z. Sokol Haliti , profesor Hekuran Bllaca dhe profesoreshes time Anduena Tahiri e cila nuk u lodh asnjëherë, e cila natë e ditë më qëndroi pranë, duke më mësuar se si të interpretoj live, dhe falë saj, unë arrita deri këtu dhe jam falenderuese gjatë gjithë jetës time » .

Ky falenderim i Ertës, është dëshmi, se sa me vlerë shumë dimensionale është ndihma nga institucionet e shtetit për talentët rinjë.

Nga biseda me Drejtoreshën e « A-MOL »-it, mësuam për sukseset në « Bled Golden Mikrophone », planet në të ardhmen dhe vështirësitë me të cilat përballet Festivali « A-MOL ».

« Ne e përfaqësuam vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, është kënaqësi që ia dolëm edhe të triumfojmë në një konkurencë të fortë. Vajzat ia zbardhën fytyrën Kosovës. E lehtë është të marrësh pjesë, por të korrësh suksese është e punë e vështirë.

Në punojmë pa fjalë, sepse kemi vullnetin, guximin, përgatitjet, nxënësit e talentuar e mbi të gjitha profesionalizmin, andaj dhe suksesi i nxënëseve është i merituar », përfundon Profesoresha Anduena Tahiraj.

Vlenë për të theksuar se, në mbështetje të vajzave nga Kosova në Festivalin « Bled Golden Mikrophone » në Slloveni, krahas pjesëmarrjes së shumë bashkatedhetarëve në këtë festival, të pranishëm ishin; Heset Ahmeti (Kryetar i Shoqatës « ILIRIA » në Kopër-Slloveni) dhe Shpresa Kameraj (Kryetare e « FONDACIONI DUKAGJINI-AUSTRI »).

Përveq trofeve të fituara, vajzat nga Kosova, Erta Qerimi dhe Anisa Shabani, i moren edhe ftesat për të përfaqësuar Kosovën në Festivalin e Muzikës për Fëmijë në Rumani.

Uroj që ky shkrim të shërbejë për sensibilizimin e MKRS-së në Qeverinë e Kosovës dhe DKRS-Ferizaj, që të mos u mungoj ndihma vajzave dhe Festivalit « A-MOL » në aktivitetet e radhës në arenën ndërkombëtare, e në veqanti për në Maltën e largët, ku përveq pjesëmarrjes së vajzave, Drejtoresha e Festivalit « A-MOL » është caktuar të jetë anëtare e Jurisë së Festivalit  « Singer Stage ».