A ka në Shqipëri e Kosovë shtet apo pushtet-shtet

Skënder S. Kapiti-Nga Skënder S.KAPITI

Tjetër gjë është shteti dhe tjetër gjë është pushteti. Pushteti është për t’i shërbyer shtetit dhe shoqërisë së atij shteti. Në shtetet tiranike dhe diktatoriale shteti i shërben regjimit të individit sundimtar dhe regjimit një partiak, pra partisë-shtet si në komunizëm p.sh. Por nuk ka ndryshuar gjë edhe tani në këta demokracinë shqiptare sepse shtetin po e sundon si atë, dhe shoqërinë pushteti, regjimi i tij, pavarësisht rotacionit dhe ndërrimit të qeverisjeve. Këtë konstatim timin  po e hedh në këtë shkrim duke Ju drejtuar publikut, opinionit dhe komenteve të tij  me disa pyetje tezë-kundërtezë, megjithse nuk pretendoj se me këto pyetje po bëj ndonjë zbulim, por është  gjithnjë vetë  realiteti që kërkon një gjykim dhe reagim individual por sidomos shoqeror e civil për ndryshimin e tij, për ta ndryshuar gjëndjen dhe përmirësuar atë për në të mirë të shoqërisë dhë kombit.

1-A ËSHTË SHTETI SOT SOVRAN DHE I PAVARUR, APO I VARUR NGA POLITIKA E KRIMINALIZUAR DHE NGA KORRUPSIONI INSTITUCIONAL?

2- A PO REFORMOHET SHTETI YNË SI PERSON MORALO-LIGJOR DHE DEMOKRATIK APO PO VAZHDON, SILLET E VEPRON NË TË KUNDËRT, SI ANTISHTET?

3-A PO SILLET SHTETI YNË SOT SI SHËRBËTOR I SHOQËRISË DHE I KOMBIT APO SI PRONARI I TYRE?

4- A PO I SHËRBEN SHTETI SOT ATDHEUT, KOMBIT DHE INDIVIDIT APO NJË KASTE TË NGUSHTË PARTIAKO-PUSHTETARËSH DHE POLITIKO-GJYQTARËSH TË KORRUPTUAR QE E KANE KAPUR ATE?

5- A PO SUNDON DHE QEVERIS NË SHTETET TONA DEMOKRACIA E LIGJI APO PUSHTETI DHE INTERESI I TIJ?

6- A NA KANË FAJ PËR REALITETIN TONË VETËM ARMIQTË TANË TË PARA NJË SHEKULLI DHE TË KËTIJ SHEKULLIT TË FUNDIT. DHE A MUND TË NA SHPËTOJË E TË DALIM  NGA KJO GJËNDJE VETËM DUKE KËRKUAR NDIHMËN E KRENARISË SË LAVDISHME KOMBËTARE TË SË SHKUARËS SONË DHE NGA PERENDIMI, APO NRYSHIMIN E PËRMIRSIMIN DUHET TA KËRKOJMË TE E SOTMJA DHE NGA VETVETJA JONË?