A është Kadri Veseli “kryelopa”…

Mr.Adem LushajMr. Adem Lushaj

Bërja publike e përgjimeve, (publikime këto që bëhen nga Insajder), e sidomos bisedës mes Kadri Veselit, tashmë Kryeparlamentar i Kosovës dhe Adem Grabovcit, shef i Grupit parlamentar të PDK-së (shefi i shefave), pos që është fyerje e rëndë për deputetët e Parlamentit të Kosovës, është fyerje edhe për gjithë ata, që me votën e lirë, iu kanë dhënë besimin këtyre deputetëve, (edhe pse në opozitë) për përfaqësim në nivelin më të lartë të politik bërjes kosovare. Gjuha fyese e Kadri Veselit, është fyerje edhe për Ne, si votues i garantuar me Kushtetutë. Ti quash “loptë e këqija” ata që përfaqësojnë popullin (pa marrë parasysh se si kanë fituar besimin qytetar), është fyerja më e rendë që iu bëhet qytetarëve, atyre që kanë shpreh vullnetin e lirë e të garantuar.

Sipas Kadri Veselit, qytetarët përfaqësohen nga “loptë” në Parlamentin e Kosovës, ndërsa Ne, kemi dërguar njerëz të besuar në Legjislativin e vendit. Pra, në institucionin më të lartë të vendimmarrjes, paskemi dërguar “lopë”.

Bazuar në këtë logjikë të Kadri Veselit, Parlamenti i Kosovës, qenka i përbërë “nga loptë e këqija”, ndërsa na del se, Kadri Veseli qenka “Kryelopa”.

Unë, si qytetar dhe votues, “Pres nga Ata” që ua kam dhënë besimin (votën), të deklarohen nëse janë njerëz qysh kemi menduar apo “lopë” sipas Kadri Veselit. Nuk dua që vullneti im, besimi im, të përfaqësohen nga “lopët”???