A e dini se Casino-ja më e…

… Casino-ja më e madhe në botë nuk është në Las Vegas e as Kaliforni, aq më tepër ajo nuk është as në tokën e Amerikës së Veriut apo në Evropë, në fakt, për të hyrë në casinon më të madhe në botë duhet shkuar n’Azi,më saktësisht në Macau, Kinë dhe ja parajsa për dashamirët e lojës në “kryeqytetin” ndërkombëtar të bixhozit.

Macao

Ka 33  superkazino në Macau, në mesin e tyre Venecian Macau, kazinoja më e madhe në botë. Njëherit, 980.000 metra katrorë dhe 39 katet, bëjnë këtë ndërtesë ku janë të vendosura sallat e lojës, ndër shtatë objektet më të mëdha në botë.

Kjo kazino është në pronësi të njëjtës kompani që mban The Venetian Las Vega-in të firmës Las Vegas Sands e që posedon disa prej kazinove më të mëdha dhe më të bukura në botë./Filolet/