A e dini se…? (2)

Redakton: rm/Filolet

… shpikësi i shkallës së testimit të të pamurit quhet Ferdinand Monoyer.

Në testin optometrik i quajtur ndryshe «5 metërshi» që është i njohur më së afërmi të gjithë atyre që kanë kaluar një test mjekësor të të pamurit. Karakteristikë e veçantë është se aty i gjejmë emrin dhe mbiemrin e shpikësit duke filluar me germat e para nga fundi i tabelës: «Monoyer DM» (DM – Doktor i Mjekësisë) dhe ata të fundit ku lexohet: Ferdinand.

 0001
… familja – bërthamë egzistonte që në Kohën e Gurit!Hulumtuesit nxorrën në dritë (nëntor 2008) në qendër të Gjermanisë një varrezë të lashtë nga Koha e Gurit dhe që paraqet provën më të v jetër për egzistencës e njerëzve që jetonin në gji të njëjtës strukturë të familjesbërthamë. Varri i vjetër 4.600 vjetësh pëmban të ngelurat e një femre, të një mashkulli dhe dy të rinjve. Analiza e ADN tregon se punohet për nënë, babë dhe fëmijët e tyre. «Unioni i tyre në vdekje sygjeron unionin e tyre gjatë jetës», nënvizojnë hulumtuesit.  0002
… në Francë egzistojnë dy ndërtesa me nga 6 kate pa shkallë e pa ashensor!Dy ndërtesat Bizillon (emri i marrun nga taverna e dikurshme) e ndërtuar nga arkitekti Auguste Bossu në vitin 1933 dhe 1939-1940 në bulevardin Daguerre nr. 54 dhe 56 në Saint-Etienne.  Z. Bossu shpjegoi: “Shkallët janë një mënyrë barbare për të hypyr kateve. Ata ju imponojnë të gjithëve hapat e njëjtë: si fëmijëve si të moshuarëve, të sëmurëve dhe atyre në gjendje të mirë shëndetësore.” Çdo ndërtesë ka 36 apartamente të shtrira mbi 6 kate. Nga viti 1989 ndërtesat janë regjistruar në monumente historike.
(Në New York, Guggenheim Museum (përfunduar më 1959) është i bazuar në të njëjtin parim, kurse në Kopenhag (København) egziston “Kulla e Rumullakët” – Rundetårn (observatuar) akoma më e lashtë e po këtij stili).
Bizillon, St. Etienne0003

Rundetårn, Kopenhag0004

…se Europa ka 13 vjet vonesë ndaj SHBA-s në shfaqjen e parë televizive me ngjyrëra. Gjermania është e para në Europë (gusht 1967) e pas saj janë Anglia dhe mandej Franca e cila emisionin e parë e transmetoi më 1 tetor 1967. Në këtë kohë, në Gjermani psh. në posesion ishin vetëm 1500 televizorë (color).  0006
… sipas një konkursi ndërkombtar për mjekërr më të gjatë që mbahet çdo vjet, rekordi botëror që qëndron edhe sot, i takon Hans Langseth-it i cili mbante një mjekërr prej 5,33 metër. Ja teksti i vitit 1927: “Aktualisht, rekordi i gjatësisë së mjekrres i takon Hans Langseth-it …” Rekordmeni norvegjez, ia dhuroi mjekrrën e tij Institutit Smithson në Washington (Smithsonian Institute, Washington.  0007
U zbuluan një peshkaqen xhuxh (Squaliolus laticaudus), një breshkë zallërash, kërmij shumngjyrësh deti … Në 2011, rreth 18 000 lloje të reja iu shtuan në 1.9 milion llojeve të identifikuara tashmë. Vetëm në vitin 2011, Akademia e Shkencave në Kaliforni ka identifikuar rreth 130 gjallesa të reja, kryesisht insekte, shumëkëmbësh, krustace, etj.
Megjithë punën e bërë çdo vit, “sistematistët” nuk kanë frikë nga ndonjë papunësi eventuale: këta studiues të specializuar në klasifikimin e gjallesave, vlerësojnë se në planetin tonë jetojnë mes 8 mil. – 30 mil. lloje.
 0008
… Më 1923, kalorësi profesionist Frank Hayes (1888–1923), vdes nga infarkti i miokardës. Disa sekonda më vonë ai dhe kali i i tij Sweet Kiss, përfunduan vrapin duke zënë vendin e parë. Kështu ai u bë i vetmi kalorës i vdekur në histori të fiton në gara.  0009
Bota për çdo ditë është e përfshirë nga mijëra dridhje sizmike por njeriu i ndjen vetëm një numër të vogël ; rreth 56.000 në vit. Me një fjalë, mikrodridhjet janë të panumërta e na zakonisht i ndjejmë vetëm tërmetet duke filluar nga magnituda 3. Në vit regjistrohen rreth 20 trëndje 7° Richter e më lartë.  0010
Libri më i vogël në botë ka dimenzionet: 0.07 / 0.1mm dhe mban titullin «Teeny Ted From Turnip Town».  Autor është artisti kanadez Malcolm Douglas Chaplin. Topografia është punim i arrijtur duke përdorur «bloqe» germash me parametra (zgjidhje) 40 nanometërshe (40 naometër është një miliardëta pjesë e metrit).
Për leximin e librit duhet mikroskop elekronik sepse një klasik toleron nje rritje 1000x e kjo nuk është e mjaftueshme për lexim.
 0011
…tabloja   (Demoiselles d’Avignon) ska asgje me qytetin Avignon në Francë.  Pablo Picasso-s (piktor francez me origjinë spanolle nga Malaga, 1881 – 1973) që jetoi për një kohë në Barcelonë e banonte në Carrer d’Avinyó (Ruga e Avinjonit), njëra nga rrugët e «nxehta» të Barcelonës së asaj kohe e emëroi tablonë e vet El Burdel de Aviñón (1907), dhe nëntë vjet më vonë e mori emrin përfundimtar gjatë një ekspozite. Kështu nga atëherë kjo tablo njihet me emrin aktual Demoiselles d’Avignon.  0012
James Bond ka egzistuar me të vërtetë. Ornitologu amerikan James Bond është autor i një vepre mbi shpezët dalur më 1936. Më 1953, Ian Fleming i pasionuar për ornitologji, lexonte këtë vepër dhe aty lindi ideja për të quajtur agjentin e tij të ardhshëm James Bond (On Her Majesty’s Secret Service).  0014
Sir Giles Gilbert Scott më 1924, i inspiruar nga një varr familjar, konceptoi kabinën e kuqe aq  të famëshme telefonike londineze. Ngjyrën e kuqe e morri se posta insistoi pasi kështu kabina dukej nga larg dhe ia vlente për raste urgjente.Varri që inspiroi konceptorin mund të vizitohet lirshëm e gjindet veri të Londrës. Aty pushon John Saone.  0015
Erupcioni i Vullkanit Krakatoa që shpërtheu më 27 gusht 1883, qe aq i zhurmshëm sa bubullima e tij është dëgjuar në një largësi prej 4.800km largësi. Ky eksplodim u shënua me oscilime tä habitshme nga maregrafët në La Manche që paraqet distancën prej 18.000km. Për më tepër, është konstatuar një ndryshim klimatik në shkallë botërore se temperatura globale u rrit për 0,5° përgjatë pesë viteve vijuese.
Sa për krahasim, shënojmë se ky shpërthim, prodhoi energji të barabartë me 13.000 bomba atomike të shpërthyera në Hiroshimë…
 0016
Asteroidi i parë u zbulua nga astronomi italian Giuseppe Piazzi më 1 kallnor 1801 (sot njihen rreth gjysëm milioni sish) nga qendra veshtruese në Palermo. Në ditarin e tij shkruan  se ndriçimi i tij i dobët (magnitydë 8) e ngjyra që i ngjante asaj të Jupiterit e shtin të mendoj se ky s’është yll. Piazzi kështu besonte se zbuloi një planetë të re por nga kujdesi të mos thoshte pasaktësira publikoi se ka zbuluar një kometë të panjohur.  0017
Sipas një studimi të botuar në revynë e njohur «Nature», Wikipedia është po aq e besueshme sa edhe «Britannica», enciklopedi kjo me famë në gjuhën angleze. Në të vërtetë, statistikat flasin për gabimet serioze ( të dhëna të gabuara, tituj të ndarë gabimisht ) dhe gjindet që në Britannica të ketë 123 për 120 000 artikuj kurse Wikipedia 162 por  aty janë 2,8 million artikuj e kjo rritë mundësitë për gabime (përndryshe analizat janë bë mbi «eshantilone» të barabarta). 0018
Njeriu gjer më vitin 2009, ka lënë në Hënë një “mbeturinë” objektesh artificiale prej 178 t. Përkundër kësajë ai nga atje solli në Tokë rreth 382 kg materje nëpërmjet të gjashtë misioneve të programit Apollo. Sondat ruse Luna 16, 20 dhe 24  bartën nga Hëna për në planetën tonë 326gr material.  0019
Femra në Tyrqi  fitoi të drejtën e votimit më 1930 kurse të drejtën për prezentim (kandidim) më vitin 1934. Sa për krahasim, në Francë femrës iu mundësua votimi prej nga shpallja e Republikës së IV, kurse në Japoni e Itali më 1945. Pra ajo priti vitin 1944 më saktësisht 1945 kur  filloi edhe efektivisht të votoj, që do të thotë 15 vjetë vonesë prej Tyrqisë.  0005
Termi  i parë WIKI rrjedh nga linja e autobusave nga aeroporti i Honolulu-t për në Hawaï. Kjo lidhet faktikisht me sajtin e emërtuar Wiki  Wiki Web si alternativë për «quick web» e ideja e autorit lindi nga linja e parapërmendur që në të vërtetë në gjuhën hawaï do të thotë shpejt / i shpejt. Më vonë këtë term e murrën të gjithë sajtet e ndërtuara në principin wiki (psh. Wikipedia).  0020
Terrori në Francë nuk terrorizoi vetëm pushtetarët e gjerathershëm dhe kundështarët e gjallë të Revolucionit por edhe të vdekurit e kahmotshëm. Viktimë qe Kardinali i famshëm Richelieu,  (1585 – 1642) varrin e të cilit e shkatërruan, e gërmuan nga chapela dhe i hoqën kokën. Trupi (skeleti) u zhduk pa nam e nishan, ngelën vetëm eshtërat e fytyrës që kaloi dorë më dorë gjer më vitin 1866 dhe u rivendos përsëri në Sorbonne më 1896, në afërsi të varrit të parë.  0021
Enciklopedia Sinoversalis daton nga koha e Imperatorit Jongle nga dinastia Ming. Ai urdhëroi më 1403, të shkruhet kjo vepër. Enciklopedia përbëhet nga 22 937 kapituj të shkruar në 11 095 tome. Mbi të punuan dy mijë dijetarë e trajtuan lëndë të ndryshme si astronomi, gjeografi, religjion (budizëm e taoizëm), çështje të përgjithëshme shoqërore, objekte me vlerë, artizanate etj. Për fat të keq, sot kjo pasuri e shkruajtur vetëm në tri egzemplarë, gjindet vetëm në një pjesë të vogël se pjesa më e madhe është demtuar ose nuk gjindet fare.
Vepra është aq voluminoze dhe poqese lexohet një kapitull në ditë, do të duhen 62 vjet për ta kryer tërë veprën.
 0022
Në planin fillestar amerikan për borbardim atomik ishte qyteti Kyoto. Gjatë mbledhjes së Komitetit luftarak, Hiroshima ishte në plan të dytë por Sekretari i Luftës gjatë viteve 1940/45, Henry L. Stimson, duke njohur mirë pasurinë dhe vlerat kulturore të këti qyteti, e poashtu pasi ishte i lidhur sentimentalisht me këtë qendër se këtu pat kaluar muajin e mjaltit, insistoi që të bombardohet Hiroshima. Shkak me rëndësi ishte edhe fakti se pajtimi dio të jetë më i lehtë nëse nuk bombardohet ky qytet dhe ashtu u vendos. Kyoto u tërhoq nga lista…  0023
Gogolpex është numër aq i madh sa që është e pamundur të shkruhet në formën e tij të gjatë pasi duhet të vëndohen më shum zero pas njishit se sa që ka atome në universin e zbuluar. Për ilustrim : Një gogol ka 100 zero (10100) e ky numër nuk është i krahasueshëm me asgjë sepse nuk  egzistojnë për shembull një gogol egzemplarësh të diçkafit. Kurr flasim për gogolpex-in, ky numër shkruhet 10gogol Nuk ka tjetër mundësi se duhet rreshtuar më shum zero se atomet në gjithësi. Përpos kësaj veçorije, është karakteristike se firma Google dhe selia e saj e quajtur Googlples kanë marr emrin nga kjo fjalë angleze që e zbuloi një fëmi 9 vjeçar, nip i matematikanit amerikan Edward Kasner. Gjyshi i pat kërkuar të gjej një fjalë për një numër shum të madh e ai tha: «Gogol».  0024
Numri 4 romak akoma me ditë të sodit nuk shkruhet gjithëmonë IV sepse e hasim edhe si IIII nëpër orë muri dhe orë dore luksi. (në foto: Rolex).
Ky numër edhe quhet katërshi i orëtarit edhepse përdorimi i këtillë është shum më i vjetër se forma IV e pra shum më i lashtë se ora. Në të vërtetë sistemi numerik etrusk, nga ku e kanë bazën numrat romakë e shkruante në këtë mënyre e shum më vone ajo u shndërrua në IV. Mendohet se ndryshimi u bë për shkaqe të pamunit – dallimit më të lehtë sepse shpesh ngatërrohej me III-shin.
 0025
Æpyornis është shpendi më i madh tokësor që jetonte në Madagascar dhe i cili peshonte rreth 500kg. e arrinte lartësi gjer më 3m. Vezët e këtij shpendi kishin një diametër prej 20cm. dhe përbënin mesatarisht 8L që do të thotë se kjo ve është ekuivalente me mbi 160 vezë pule. Disa zbulime flasin se Æpyornis u zhduk në shek e X por ka indicione ai të jetë zhdukur  nga fundi i shek. XIX. Fosile të vezëve gjinden akoma sot tek Mallgashët të cilit i përdorin për urne.  0026
Elefanti është e vetmja shtazë që ka katër gjunj e përpos kësaj, është i vetmi ndër botën shtazore që nuk mund të kërcej asesi. Masa e tij nuk i lejon një shkëputje edhe më të vogël nga sipërfaqja sepse për të arritur këtë i duhen muskuj hiper të mëdhej e të fuqishëm. Kërcimi do t’ia thynte eshtërat gjatë hovit ose gjatë ramjes në tokë.  0027
«Shtatë mrekullitë e botës» konsiderohen si të tilla pas suksesit që korri teksti i Filonit të Bizantit (nuk bëhet fjalë për retorin grek që jetoi p.e.r). Ky tekst njëherë i humbur, u rizbulua në kohën e Renesansës. Të gjitha mrekullitë janë nga trojet e Imperatorisë së Lekës Madh gjë që flet për njëanëshmërinë e Philonit pasiqë nuk rradhiti në listën e tij asnjë monument romak. Nga monumentet e cituara më i lashti është Piramida e Keopsit dhe njëherit i vetmi që ka ngelur në akoma në këmbë. Lista e fundit që u hartua në kohën moderne është ajo e vitit 2007 e cila u ngrit me votime nga ana e Seven Wonders Foundation.Gjashtë Mrekullitë e tjera të listës së Filonit janë : Fari i Aleksandrisë, Tempulli i Dianës në Efes, Mausoleu i Halikarnasit, Kolosi i Rodosit, Statuja e Zeusit në Partenon, dhe Kopshtet e Varura në Babilon.  0028