A e dini se…? (1)

Njohuri të reja

Zgjedhja dhe përpilimi: Rami Laçi

A e dini se…? (1)

Përgjatë 3400 vjetëve, njerëzimi ka qenë në paqë të plotë vetem në një kohëzgjatje (të akumuluar) prej 268 vjetësh.

Në të dhënunat për shek. e XX nuk ka të shënuar asnjë vit të plotë pa luftë, kurse dhjetëvjetori i parë i shekulli XXI, karakterizohet si më i dhunshmi i historisë.

mushkonjat shkaktojnë vdekjen e 725 000 njerëzve në vit. Mushkonja është vektor i të gjitha llojeve të sëmurjeve, duke filluar nga malaria, ethet tropikale dhe shumë të tjera.

2. Njeriu vet është doras i 475 000 vdekjeve në vit. Në këtë numër nuk llogariten vdekjet e shkaktuara në luftëra.

3. Helmi i gjarprit shkakton mesatarisht 50 000 vdekje në vit.

4. Qeni, dhelpra… që përcjellin virusin provokues të encefalitit (kafshët e hutuara), si dhelpra, qeni e të tjera, shkaktojnë 26.000 vdekje në vit.

5. skrajat parazitare: 2.000 vrasje në vit (« ascaris humbricoides » dhe skraja « shirit »).

6. Peshkaqentë e ujqit janë përgjegjës për vdekjen e nga 10 personave në vit.

Majmuni i gishtit është primati më i vogël në botë. Ai mund të rin i kapur për gishtin e njeriut andaj edhe emrat e tij simpatik. Përpos emrin të përmendur më lartë, ai quhet akoma Majmun Xhepi si dhe Luani i Vogël. Ai me duarët e vogla dhe me tërë bukurinë e vet kacavirret për gishti dhe mbahet aq fortë sa që na bënë të ndiejmë sikur dëshiron të vij me na në shtëpi.
Këta majmunë i përkasin familjes Callitrichidae dhe jetojnë në pyjet me lagështi në Brazil, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Kolumbi.
Kryetari Richard Nixon ndërtoi një pistë për bowling në Shtëpinë e Bardhë!
Në fakt Presidentit Truman ju ofrua dhuratë një pistë e parë për ditëlindjen e tij në vitin 1947, por ai e përdori atë shumë pak. Pista u zhvendos në vitin 1955 në vendin e ish-ekzekutivit dhe pastaj u përmirësua në vitin 1969 në kohën e Nixon-it, i cili adhuronte bowling-un.
Përmendim akoma se JFK ka ndërtuar një pishinë, kurse Bill Clinton një stazë për jogging.
Fillimisht, njerëzit kishin të drejtat e bazuara vetëm në anëtarësinë e tyre në një grup, në familje ose klasë sociale. Më 539 p.e.s, Kirusi i Madh (Cyrus), paspushtimittë qytetittë Babilonisë, krijoi një precedent: që ailiroi të gjithërobërit dhe i këtheunë shtëpi të veta. Përveç kësaj, ai tha se njerëzit kishintë drejtë të zgjedhin

Kjo ide mbi të drejtat e njeriut u përhap me shpejtësi në Indi, Greqi dhe Romë. Ndër dokumentet tjera më të rëndësishme rradhiten:

1215: Magna Carta – (Karta e Madhe) duke i dhënë popullit të drejta të reja dhe po aty, mbreti i nënshtrohet ligjit.

 

28 Maj 1463 – Fermani i Sulltan Mehmet Fatihut, firmosi të drejtat e njeriut në të gjithë perandorinë që nënkupton në plan të parë tokat e pushtuara (shih më poshtë).

Fermani i Sulltan Mehmet Fatihut mbi të drejtat e njeriut i shkruar me 28 Maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë:

“Unë Fatih Sulltan Han shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky Ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj:
As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu, dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqë e të qetë brenda Perandorisë sime. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati, le të jetojnë të lirë dhe të sigurtë. Le të kthehen ata në çdo pjesë të perandorisë e të vendosen e të sistemohen pa frikë nëpër manastiret e tyre…”
Është zakonisht e pamundshme që gjatë të teshmes, sytë të mbahen të hapur nëse nuk mbahen me ndihmë force të jashtëme. Është ky një fenomen refleksiv dhe pra, mund të arrihet me ushtrim që të mbahen hapur. Poashtu është karakteristike shpejtësia e ajrit, e parazitëve dhe lëngut të hedhur me të teshur që arrin shpejtësi mesatare prej 150-200 km/h.
Rekordi nënujorë
Peshku më i shpejt në botë është Istiophorus platypterus (apo nga emri shkencor i tij: Peshku me velë) i cili arrin gjatësi maksimale prej 3m. dhe peshë 100kg. Ky peshk noton me një shpejtësi gjer më 110km/h  por qëndresa në kohëzgjatje është relativisht e shkurtër.
Emri i tij vjen nga fluspa shpinore e cila ka formën e velës dhe gjatë notimit në thellësi më të madhe, ajo palohet për të zvogluar rezistencën e ujit.
Turritopsis nutricula  është lloj meduze nga familja e hidrozoerëve. U zbulua nga biologët e univerzitetit të Lecce-s. Ajo ka madhësi nga 4-5mm kurse rrjedh nga deti i Karibeve. Për rubrikën tonë ka rëndësi primare të ceket se ajo, bilologjokisht shiquar, është e pavdekshme. Celulat e saja kanceroze stopojnë mekanizmin e apoptozës (vdekjes natyrore të celulave) dhe kështu mundësojnë përtrirjen e meduzës. Praktikisht, ajo plaket, mandej rinohet e kështu në vazhdimësi. Biologët dhe gjeneticienët pohojnë se kjo gjallesë është e vetmja ndër qeniet komplekse të ketë këtë veti të zbrapjes së pleqërisë dhe vdekjes.
NEMO (48°50’S 123°20’W ) emërtohet pika më e largët (poli detar) nga bregu i tokës që gjindet në oqean. Kjo pikë është në jug të Oqeanit Pacifik, 2 688km larg nga ujëdhesat Pitcairn (Dysi) në veri, nga Motu Nui në veri-lindje, ujëdhesa Maher (Antarktik) në jug, ujëdhesa Katam (Chatham) është më larg në perëndim, kurse jugu i Kilit është në lindje të NEMO-s.Një fakt tjetër tejet interesant është se në këtë vend, në më tepër raste është regjistruar nga ana e National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) një «bloop» (blup), që në të vërtetë është një ultrazë me frekuenca të ulëta e prejardhja e të cilit nuk dihet aspak. Ky zë mund të dëgjohet nga ana e sensorëve gjer në 5 000km largësi. Ky bloop nuk është dëgjuar më nga viti 1997 e këtej.
Pullat postale në mbarë botën paguheshin nga pranuesi dhe çmimi varej nga largësia dhe pesha  e dërgesës. Shpikësi britanik Rowland Hill (nga Skotllanda), inicoi reformën e postës në vendin e tij dhe në botë, më vitin 1839, atij i lindi ideja e pagesës nga ana e dërguesit. Në të vërtetë një shërbyese e bujtinës ku ndodhi Hill, pasi shiqoi mirë zarfën që kishte ca shenja të vogla përmbi, i tha postierit se nuk  ka të paguaj për letrën e dërguar nga i dashuri i saj. Ajo nga « kodi » kuptoi porosinë e të dashurit dhe tani postës i ngelte të bëjë « hamballin » për ta këthyer letrën prap. Kjo dukuri mashtrimi kishte filluar të marrë hov… Hill e ndërpreu.

 

 

Flamuri tringjyrësh me shiritë pingul, kaltër-verdhë-kuq u adaptua nga Rumania më 1867. Ky flamur është identik me atë të Çadit i cili pas fitimit të pavarësisë ka zgjedhur ngjyrat e njëjta për flamurin e vet dhe nga atëherë dy vendet kanë flamuj të njejtë me një nyansë të vogël  profesionalë të ngjyrave: ngjyrë kobalt-kaltër për Rumaninë kurse flamuri i Çadit ka kaltër -indigo. Ngjashmëri në mes vete kanë edhe flamujt e Indonezisë e Monacos të cilët dallojnë vetëm nga gjërësia e shiriteve sikurse edhe flamujt e Luxemburgut e Holandës.
Mendimet dhe të besuarit se Keopsi është shërbyer me skllevër për ndërtimin e piramidës së vet janë plotësisht të gabuara dhe të pavlera shkencore.
Kjo ide rrjedh nga grekët të cilët nuk ishin në gjendje kuptonin se si mund të ngriten ndërtesa gjigante pa patur skllevër. Herodoti i pari dha një imazh skllavëruesi për Egjiptin.
Duke falenderuar zbulimit të një varreze punëtorësh në rrafshnaltën e Gizehut si dhe teksteve të ndryshme, shifet qartas se pjesëmarrësit në ndërtimin e piramidës ishin punëtorë dhe qytetarë të lirë të cilët në kohën e rritjes së nivelit të Nilit, thirreshin për angari vjetore.
Tetëkëmbëshi (oktopodi) ka tre zemra. Zemra kryesore zëvendësohet  nga dy zemra të vogla brankiale të cilat thithin gjakun e oksigjenizuar në verza. Tetëkëmbëshi ka gjakun e kaltër e jo të kuq si tek kurrizorët tjerë sepse hemoglobina është e zëvendësuar me hemocianinë. Kjo vjen ngase në vend të hekurit që transporton oksigjenin  duke u oksiduar dhe kështu gjaku merr ngjyrën e kuqe :Fe2O3 (3 atome oksigjen të transportuara për 2 atome hekur.) ;

te tetëkëmbëshi është remi (bakri) që bën këtë transportim të oksigjenit dhe me oksidimin e të cilit fitohet ngjyra e kaltër e gjakut : Cu2O : 1 atom oksigjen për 2 atome bakër.

Gjer në shek e XVII shurra (e vetja ose e huaja) përdorej për larjen e dhëmbëve. Mendohej se ajo kishte veti zbardhuese dhe shëruese. Romakët  e përdornin në gjendje natyrore ose të përzier me pluhura tjera abrazive. Lulëzoi edhe tregtia me importime nëpër Europë, të shurrës spanjole sepse sipas disa thashethënave ishte me e mirë. Madame de Sévigne psh. i shkruante vajzës saj që në mëngjes të shpërlaj gojën me shurrën e vet të fresket për të mbajtur higjienën e gojës në nivel.
Pishat janë ndër bimëtt që kanë jetë mijëvjeçare. Një lloj pishe (Pinus longaeva) e shënuar në repertoarin WPN-114, në pjesën lindore të kodrinës Wheelar të Sierra Nevada-së (SHBA) kishte në mes 4900-5100 vjeç por u pre më vitin 1964.Pisha « Matuzalem » i ka 4600 vjet dhe gjindet në lartësi mbidetare prej 3050, në White Muntains (Californie, SHBA).

Sipas specialistëve pisha longaeva jeton përafësisht në mes 5500 dhe 6000 vjet.

Në mars të vitit 1976 japonezët raportojnë se disa lloje të kedrit gjigant (Cryptomeria Japonica) janë të datuar me karbon 14 (C14) dhe kanë jetuar nga 7200 vjet

Sekuoja mund të jetoj 6000 vjet,
Baobabi mund të jetoj 5000 vjet,
Trëndafili (bima) mund të jetoj 1500 vjet.

Ndërtimi i Xhamisë së  Madhe të Parisit është financuar nga shteti, vendim unik që nga viti 1905 sepse Franca është shtet laik dhe që nga viti i parapërmendur nuk ka financuar asnjë ndërtim kulti.Me këtë vendim Franca bëri mirënjohje dhe homazh njëqind mijë myslimanëve të vdekur gjatë Luftës se Parë Botërore. Ndërtimi filloi më 1922 kurse përurimi u bë më 1926. Aty morrën pjesë kryetari francez Gaston Doumergue dhe sultani i Marrokut Mulla Jusufi.

Kjo xhami, luajti rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty gjetën strehim shum civilë në mes të cilevë një numër i madh familje  jahudijësh që qëndruan aty për tërë kohës gjer sa përgatiteshin dokumente të duhura për t’u larguar në zonë të lirë ose në Afrikë të Veriut. Aty ishin të stacionuar edhe elita e shejtarëve partizanë, me shumicë algjerianë nga Kabilia të cilët ndihmuan me të madhe parushtistët anglez.

Anekdota për mosndarjen  e Çmimit Nobel për matematikë si pasojë e tradhtisë së bashkëshortes së Alfred Nobelit me një matematikan është e pavërtetë. Në rradhë të parë, ai fare ska qenë i  martuar dhe nëse eventualisht ka patur tradhti, atëherë mund të flasim për mikeshën e tij Sophie Hess e cila duket t’i ketë shkaktuar kokëçarje me studentin e ri Mittag-Leffler Gösta. Dy matematikanë suedez u munduan që në mënyrë të « prerë » të demantojnë këto « përgojime » mbi xhelozinë e Nobel-it por hec e besoju. Sidoqoftë për të kompenzuar këtë, të themi shprazëti, 30 vjet më vonë u themelua « Medalja Fields ».
Përkujtoj se me testamentin e Nobelit çmimi ndahet për ata që kanë bë një shërbim njerëzimit në lëmitë si vijon : Fizikë, Kimi, Psikologji ose Mjekësi, Letërsi dhe Paqë.
Sipas një studimi të udhëhequr nga grup ekspertësh të Komisionit Klimatologjik të ngarkuar për motin dhe fenomenet meteorogjike në botë (OMM), kanë shënuar rekord të ri të shpejtësisë së erës në rafale, që  është regjistruar më 22 01 2010 kur ajo arrini 408km/h.
Rekordi i përparshëm prej 372 kilommetra në orë është   regjistruar më 1934 mbi majen e malit Washington, në New Hampshire (ShBA).
Dërgimi i letrave-E (e-mail)e ndot ajrin. Një dërgesë prej  1 Mo (rreth katër faqe A4) e drejtuar një pranuesi harxhon 20gr. CO2 që është e barabartë me një poçe 60 W e dhezur me kohëzgjatje prej 25 minutash. Adresimi më tepër personëve si dhe pjesët e bashkangjitura e risin akoma më tepër ndotjen. Nëse vazhdohet me këtë intenzitet, më vitin 2020 ndotja e përgjithëshme e natyrës nga letrat-E do të arrin 4%.
Spjeguar me fjalë të tjera do të thotë: Me një letër-E me madhësi 1 Mo, ia shkëpusim në pakthim natyrës sonë ekuivalencën prej 5gr. hekur dhe 5cl. vajguri.
Fjala (fjalia) shah mat që don të thot fund i një ndeshje në lojën e shahut ka prejardhje arabo-persane. Loja në të vërtetë ka nismë indo-persane por arabët e përsosin, i ndërtojnë rregullat dhe e përhapin në botë.Kjo fjali përkthehet në gjuhën tonë si mbreti i zënë, mbreti i robëruar ose humbje e mbretit.
Në të gjitha gjuhët botërore u ruajtë rrënja arabo-perse dhe kështu në Indi kjo lojë quhet Shatrang në persisht Shatarunga, në turqisht Satranç, në frengjisht Echecs, dhe në anglisht Chess etj.
Mendohet se në Europë loja mbërrini nga mezi i shek IX.
Dejka (apus apus), zog migrues që i ngjanë dallëndyshes, mund të kaloj dy e deri tre vjet pa ndërpre në fluturim ! Praktisht ndalet vetëm për t’i lëshuar vezët dhe për kllukje. Ajo pra është rekordmene botërore në fluturim të pandalë por edhe rekordmene e shpejtësisë  për të gjitha  llojet e gjallesave. Ajo  arrin të fluturoj gjer 130km/h. Dijmë se dejka mund të jetoj gjer në moshën 21 vjeçare që don të thotë se gjatë kësaj kohe ajo kalon mesatarisht 6,5 million km. Që është e barabartë me tetë shko-eja Tokë – Hënë.
Louis XIV ka bë vetëm një banjo gjatë jetës së tij e këtë, në vitin 1685. Në të vërtetë medicina perëndimore e asaj kohe mendonte se lëkura mund të dëmtohej dhe të rrezikonte shëndetin e përgjithëshëm.
Pastërtia mbahej me fërkimin e fytyrës dhe duarëve me leckë pak të ngjirë me alkohol ose me ujë të përzier me misk të ndryshëm.
Numri i të lindurve nga krijimi i njeriut të parë e më sot rrotullohet rreth 80 miliard, nga të cilët, 50% erdhën në botë këtyre dy mijëvjeçarëve të fundit kurse dy shekujt e fundit kanë lindur rreth 15 miliard. Në jetë janë poshtë lartë 12% i numrit të përgjithëshëm të lindurve. Për shek. XXI parashihen 13 mld. lindje e po aq për në shek XXII.
Minjtë, lepujt dhe kuajt nuk janë të pajisur fiziologjikisht me asnjë mekanizëm që do të ju mundësonte të vjellurit që përjashton elementet helmuse nga organizmi. Kjo vjen nga shkaku se ata janë të pajisur me afësinë relativisht të pasur që të dallojnë ushqimet potencialisht helmuese para se t’i konsumojnë.
Nga fillimi i ndarjes së çmimit Nobel (1901) disa laureatë e refuzuan por janë Jean-Paul Sartre (letërsi, 1964) dhe Duc Tho (Negociatat për paqë 1973) refuzues të vërtetë. (Duc Tho tha se paqa s’ është arritë).
Boris Pasternak (letërsi, 1958) refuzoi nën shtypjen e sistemit komunist që e konsideronte këtë çmim si akt kundërkombëtar.
Gjermanët : Më 1936 Karl von Ossietzky i burgosur në kamp përqëndrimi, mandej Richard Kuhn, (Nobel për kimi 1938), Adolf Butenandt (Nobel për kimi 1939) dhe Gerhard Domagk (Nobel – fiziologji, medicinë 1939) qenë të deturuar të heqin dorë nga pranimi i çmimit.
E. J. Corey, refusoi me arsyetimin se e donte vet këtë çmim e jo të ndarë me të tjerë, dhe më 1990 (kimi) e fitoi plotësisht vet.
Gjatë Terorit  në Francë që filloi në gusht 1792 e gjer në përundim të tij më korrik 1794 është kalimi i nxirë Revolucionit Francez. Me ramjen e roajalistëve, filloi prerja e kokave. Sipas të dhenave, gjatë kësaj kohe dyvjeçare iu pre koka rreth 16 000 – 17 000  njerëzve, që do të thot 23 koka të shkurtuara brenda një dite ose ndryshe të themi, një kokë në orë.
Kësaj i shtohen edhe përafërsisht 25 000 egzekutime me procedura të shpejta e të përcipta, si  dhe afro gjysëm million burgosje.
Një studim i publikuar në Biology Letters të Royal Society të Akademisë britanike të shkencave, thuhet se morri ka egzistuar që në kohët e dinosaurëve.
Shkencëtarët mbështeten gjithashtu edhe në faktin se morrat janë shum të rezistueshëm e kjo bëri që të ju mbijetojnë ndryshimeve të kushteve klimatike gjatë shekujve.
Në Oimiakon, fshat në Siberinë Orientale, janë regjistruar temperaturat më të ulëta në botë në zonë të banuar (-71.2°C). Variabilja gjatë muajëve të dimrit (tetor-prill) qëndron në mes –20°C e –50°C. Ja disa shembuj që bëjnë të kuptohet më së miri gjendja reale e këtuhit :
uji  valë i hedhur në ajër, ngrinë akoma pa ra në tokë ;
frigoriferët tonë për ngrirje kanë temperaturë prej -18°C ;
për ti ikur ngrirjes, motori i veturave rin duke punuar pandërpreje që nga tetori gjer në maj;
nëse shuhet motori dhe nxemja, temperatura në veturë me xhama të dyfishtë, kalon për 7 min. nga 21°C në 0°C kurse brenda 30min. bie në –30°C.
Diamanti më i madh  në botë u zbulua në Afrikë të Jugut më 1905, në minierën « Premier ». U vendos në skeptrin e Mbretëreshës së Anglisë dhe u emërtua Great Star of Africa. Pas gëdhendjes, ka madhësinë prej : 53mm x 44mm x 29mm, dhe  përbëhet nga 76 faqe. Nga pjesa brut, 3.106 karatësh, u gëdhendën edhe 7 pjesë të tjera e dy pjesë janë akoma në formën e tyre të parë.Të dhëna të tjera :

Emri Cullinan I – Great Star of Africa
Forma : Dardhë
Ngjyra : Bardhë
Carat (pas gëdhendjes) : 530.20
Carat (brut) : 3106.00