A DUHET TË REVOLTOHET ANËTARËSIA E LDK-Së, NDAJ KRYESISË SË VET?!

Turpi nën borë

A DUHET TË REVOLTOHET ANËTARËSIA E LDK-Së,

NDAJ KRYESISË SË VET?!

Me hapjen e ekspozitës më titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në hapësirën e Muzeut Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, me datën 17.02.2021, është bërë një punë e duhur, për njeriun e duhur, në vendin e duhur…

Që në fillim, duhet falënderuar organizatorët: Muzeun Kombëtar të Kosovës, Shoqatën “Sali Çekaj në Zvicër dhe Gjermani, si dhe, Dr. Sadik Krasniqi dhe mr. Besnik Rraci.

Këtë ekspozitë do të duhej ta financonte ministria përkatëse, por edhe kësaj radhe nuk e bëri, por e financoj Mërgata.

Se kush ishte heroi Sali Çekaj? Çfarë përmbante ekspozita, cilat janë vlerat e saj, dhe sa ishte e arritshme, është temë tjetër. Por nga ajo që flasin qytetarët, bashkëluftëtarët e heroit Sali Çakajt, vizitorët e shumtë nga gjitha anët e Kosovës, lënë për t´u dëshiruar?

Por çfarë përshtypje lanë anëtarët e Kryesisë së LDK-së, dhe delegatet e LDK-së, që nuk e vizituan, ishte diçka për t´u t u r p ë r u a ?!

Çuditërisht (siç thotë bashkëluftëtari i heroit Saim Tahiraj), këta mosmirënjohës paskan munguar ta vizitojnë ekspozitën, qoftë edhe si vizitorë.

Askush, Ama askush nga “dega dhe nëndegët e LDK-së nga Deçani, vendlindja e Sali Çekut, nga degët e LDK-së nga Peja, Istogu, Klina, Gjakova dhe shumë komuna tjera nga mbarë Kosova, as si individ as si subjekt politik nuk e morën mundin ta vizitojnë ekspozitën…!”

Nuk e paskan vizituar asnjë nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së, në Prishtinë?!

Përveç Avdullah Hotit…

Nuk e paskan vizituar as ata që aq shpesh flasin në emrin e Salihut si bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë në në betejat e Loxhës dhe Kosharës?!

Po, a ishte ta vizitoj ekspozitën: Isa, Luta, Agimi, Dumoshi, Rugova (Hakiu dhe Naseri), Ismet, Sfarqa, Muhaxheri, Hyseni, Abrashi, Shala, Hajzeraj, Asllanaj, Osmani, Kajtazi, Maloku, Lumiri, Valoni, Besiani e të tjerë?!

Nuk e paskan vizituar asnjë nga deputetet e LDK-së? As ata deputet nga treva e heroit si: Armend Zemaj, zonja Gaxherri, Arben Gashi?! E tjerë.

Po, sa herë këta individ, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, kanë kaluar nëpër Deçan, sa herë kanë kaluar pranë shtatores së heroit Sali Çekaj, dhe s´janë ndal fare ta vizitojnë, ta shikojnë për se afërmi.

Sa herë këta “ledekeista” nga kryeqyteti e kanë përkujtua Heroin për ditëlindje, për përvjetorin e rënies së tij heroike?!.

Turp, turp nën borën e ftohtë ju qoftë! Prandaj anëtarësia e LDK-së, e revoltuar nga mendjemadhësia, egoizmi, turpëria dhe nga pangopësia e juaj ju la me 13% të votave.

Arif Molliqi

Llukë e Epërm-Deçan