A do të ndëshkohen sërish deçanasit nga Vendimet politike?

Mr.Adem LushajMr. Adem Lushaj

A do jenë qytetarët e Komunës së Deçanit, sërish viktimë e politikës kosovare dhe ndërkombëtare? A do të ndëshkohen sërish banorët e kësaj komune, nga Vendimet e imponuara politike, siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën. A do pësojnë prapë deçanasit…

Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës do pranojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, e që do humbnim sipërfaqet e përfolur, (së bashku me qytetar të Pejës), do pësojnë edhe deçanasit, e sidomos banorët e Strellcit, Dubovikut, Llukës, Gllogjanit, Lëbushës.

Gjykata Kushtetuese në krye me, e ndikuar nga presionet politike ndërkombëtare, i “ndëshkoj” njëherë banorët e Deçanit, duke iu marrë pronat publike, e duke ia dhënë Serbisë (Manastirit). Anëtarët e Kushtetueses me Vendimin e tyre, ia pranuan  pronësinë e mbi 23 hektar prona publike, manastirit të Deçanit, duke u bërë pjesë e së keqes dhe përgjegjës para qytetarëve. Vendimi i marr nga Kushtetuesja, ishte vendim i cili nuk do ti kontribuon tolerancës ndër etnike dhe përafrimin e këtij institucioni fetar e kulturor, me banorët e këtushëm.

Politika ndërkombëtare e ndikuar nga ajo e manastirit, po vazhdon të pengon zhvillimin e turizmit në Deçan, si njëra nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Uzurpimet arbitrare të kompleksit më atraktiv turistik të Deçanit, atë të Pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe Kompleksin “ILIRIA”, po bën që të kemi humbje të mëdha në zhvillimin e varfër. Prania e paqeruajtësve dhe politika e imponuar, qoftë edhe përmes institucioneve të cilat do duhej të ndanin drejtësinë, ka penguar investimet në këto objekte, përkundër  interesimit të madh të investitorëve, vendor e ndërkombëtar. Pengesat që janë duke u bërë për shumë vite, qoftë në shfrytëzimin e resurseve hoteliere-turistike, apo edhe në investimet infrastrukturore në zonën turistike të Bjeshkëve të Deçanit, janë duke na kushtuar me humbje të mëdha.

Humbja e territoreve që pretendohet përmes marrëveshjes më Malin e zi, do prek direkt interesat e banorëve të Deçanit. Kjo, është për faktin se Decani është komunë bujqësore-turistike, ku fal këtyre territoreve, është e zhvilluar edhe blegtoria. Marrja e pronave të cilat për vite shfrytëzohen nga deçanasit, si për kullosa të bagëtive, ashtu edhe për zhvillim të turizmit, do thotë “vrasje” për banorët e fshatrave të lartcekura, por edhe fshatrave tjera.

Plotësisht jemi të vetëdijshëm se, Politizimi është bërë pengesë në zhvillimin e komunës sonë, ndërsa Ne (deçanasit) kemi treguar se nuk do përfillim Vendime të imponuara politike, të cilat janë të dëmshme për zhvillimin.

Ndaj, mbesim me shpresën që mos të jemi sërish viktimë e politikës së imponuar, ku kësaj radhe “xhelat” do jenë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Iu bëjmë thirrje gjithë përfaqësuesve të “popullit”, e sidomos atyre që vijnë nga Dukagjini, mos të bien nën ndikime të presioneve, duke na ndëshkuar sërish, sepse historia do jetë dëshmitari i vendimeve të marra.