746 vjet burg për të akuzuarit e Grupit të Kumanovës, 7 të përjetshëm, 12 nga 40

flt

Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Dymbëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg, 6 me nga 20 vjet burg, kurse të tjerët me nga 18 e më poshtë. Katër persona janë liruar si të pafajshëm, Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjell rel.

Në luftimet dyditëshe janë vrarë 10 pjesëtarë të forcave policore dhe 8 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Pala mbrojtëse deklaroi se procesi ka qenë i montuar nga shërbime sekrete që kishin për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza politike në Maqedoni, e nxitur nga afera e përgjimeve.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Qenan Hiseini 20 vjet

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

Lirim Demiri 20 vjet

Hajrush Abdija 20 vjet

Betim Kabashi 40 vjet

Genti Sefaj 40 vjet

Lendrit Rustemaj 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn 40

Rufki Dogani 40 vjet

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Mirsad Qerimi 20 vjet

Valdet Zekaj, burg i përjetshëm

Bajram Elshani 40 vjet

Nexhmedin Lika 40 vjet

Lirim Krasniqi 40 vjet

Sevdail Miftari 40 vjet

Fatmir Recica 40 vjet

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm