500 MIJË ARSYE PËR TË BËRË GRUSHTSHTET

500 MIJË,ARSYE PËR TË BËRË GRUSHTSHTET.

Shkruan Refiqe R.Hamiti

Askend nuk e njihni sa duhet besojë, dhe s’keni kohë deri nesër m’u njoftu me askend që është i mirë , në mënyrë që të gjithë të mirët me u frymëzu e me dalë në protesta pse jo edhe me ba grushtshtet.
Nga nervoza po protestojë jo në rrugë por këtu në faqen time te rrjeti social FB.

Si mos me protestue për musteqen e Llapit i cili 3.622 euro, i ka ba rrush e kumbulla për higjenën e rejave ,nipave e mbesave nga buxheti i Kosovës. Paramendone çka i ka ba Llapit ky që 20 vjet ?

Edhe ashtu ka kalu koha kur kanë qenë në modë protestat. Janë lodhë krejt në këto ditë me diell të fortë e rrap tap ( puna e allahut ), ra shi si me knatë, një javë , por ky shi nuk po mundet me i bartë faturat e Ministrave të Qeverisë Hoti, si bërllogun e qytetarëve të Llapit ,qysh po e bartë lumi Llap . Dhe në vend se me mendue për këtë prag dështimin e qeverisë me letra (se na po e dimë që Qeveri ma të dobtë kurrë populli shqiptar s’ka pas qe 20 vjet), neve po i bëjmë hartimet (si dikur) të shkollës fillore : Si i kaluat pushimet verore ?
Ajo kohë ka kalu.
Pabesisht.
Jemi nguju në facebooka, instagrama e chata, tu lyp lumturi , tu u knaq me jetën e lumtur që e bajnë të tjerët ,tu lyp dashni e shoqni, tu e përcjellë politikën dhe tu e kqyrë në TV Armend Zemaj për dështimet e tij të përditshme ,por kur e hapim frigoriferin me lyp me hongër, gjejmë vezë,speca, djath,lëng, e tu i kqyr turshitë e vitit të kaluar , a u met kund naj nja (se sivjet veç Hashimi ,Kadrushi,Isa e Agimi pasunikat kan mu knaq tu hangër turshi,se nga populli , s’ka kush mundësi materiale me shti turshi sivjet ).

S’po ke ku lyp punë e bukë , por për cigare,kafe e internet , gjinden diku paret ,lypim online lumturi, e cila nuk ekziston, ju garantojë se nuk ekziston lumturia e as besnikria askund , se edhe sikur të ekzistonte, nuk do të mund të mbijetonte në shqiptari sepse askush nuk merret me vetvetën, për me imuninu trupin tënd ndaj kësaj katrahure, pandemie e Qeverie.
Pra ,
S’mundesh me qenë i lumtur ,besnik dhe i uritur: i lumtur dhe i shkelur për toke: i lumtur dhe i nënçmuar nga kushdo e kudo.
Fshije iden se ka mirëkuptim , humanizëm dhe mirësi. Ti si qytetar i thjesht ,tranohesh duke punue , e nuk të donë askush!

Mirësia ,dashnia dhe lumturia si gjithëmon koncepte letrare nuk janë strehë ku fshihet realiteti që për njerëzit e ndershëm gjithmonë është realitet i poshtër. Bëhen kategoria e tret ,në vendet udhëheqëse nëpër institucionet e Kosovës, pa kalu asnjë kriter administrativ.

Andaj vlerësimin ta japin pra kategoria e tret e njerëzimit , pa dinë e pa iman. Mos t’ju mbetet hatri kur dikush shpallet « Model « , e ti « modelush », për 30 vjet pune sepse kategoria e tret e zhlës ta konfirmojnë analizën.

Për me ditë kush je?
Duhet me shartue vetvetën në pesqind vende sepse i ke 500 mijë arsye me dal në rrugë e me ba çkapjen e Kosovës nga kategoria ma e ulët e njerëzimit .
Në protesta mund të lind euforia e çkapjes , e modelimit dhe dashnisë, por bash në këso raste tregojmë pak dhe besojmë pak.

Jeta nuk pyet nëse jemi të fortë, a jo ?
Por jeta ka me na detyrue të jemi të fortë sepse me dhunë po na bënë të fortë!

Kur Albin Kurti ishte Kryeministër i Kosovës, hyn në Kosove disa mjek serb, Hashimi me klanet e tij thane që na pushtoi Serbia. Shumë patriot u tregue edhe Daut gjenerali. Ato testet serbe u patën ba bollë.
Arsyeja numër një për të ngrit zërin ka emër.

Kuptohet, në atë kohe zhurma u zhvillue pse ishte Kryeministër Albin Kurti. Në këtë kohën e Qeverisë jolegjitime , hyne në Kosovë edhe disa « mjek tjere », veçse këta ishin kanë të armatosur deri në dhëmb.
Hashim, ku je?
Pse zani tu ka dobësue kaq shumë ?
Ndoshta Gjykata Speciale ju ka lanë:me rrem por ia ke nis me mu dhimt diçysh! :
« Serbia na pushtoi edhe dje ,të armatosur deri në dhëmbë « ,por njeriu duhet me i pas dy gisht fytyrë. Me marr Agimin e me shpallë qat të jashtzakonshme se ta kishim ditë për nderë.
Acarimet e tua dikur ishin patriotike. Pak je « qirue, se krejt : zi e murrë ,të ka pas ba zoti ato ditë.
Sepse sot për sot.
Më lehtë është pra ,me protestu kundër njerëzve të poshtër sesa m’u bë vet i poshtër.
Nëse nuk bëhesh « si ata », ti bëhesh viktimë e tyre. Popullin e ka rrok fukarallaku për fyti. As drutë nuk i kanë ble. Dimri është në prag
Pranoje mos t’vjen marre.
Nuk është zor me kuptue që duhet me zor m’u que me protestue për me mbrojtë shtëpinë tënde nga i zoti i saj zullumçar dhe i panjeri .

Çka është gjithë ky  »lezet » i Ramushit dhe i partisë së tij me u ba President ?

S’ka mëkat më i madh se me qenë zullumçar i popullit tënd dhe s’ka fatkeqësi më të madhe se me pas punë me zullumçar dhe të panjeri .
Ramushi si Kryeministër e shprazi arkën e shtetit, me ba zoti ,me u ba President na han krejt edhe pak kilometra që na kanë met, çdo ditë ka me i shkrue lutje Malin të Zi me ja dhënë me zor tokën e Kosovës, kurse hartat si trupbollding që është, na i përplas hundve si dardhat e ahmatit.

Protesto bre ,prishjau rehatinë, qysh ta kanë prishë ata ty, të kanë lënë të varfër, truq e të mjerë. T’kanë lënë pa derë e dërma,pa shtet, shëndetësi , arsim ,e pa drejtësi.

Protesto, e pasoje mjerimin te ta.
Menzi i gjen dikund 1.50 centë për një kafe ,për cigare që ta lyp truni, në ditë. Ose ti çon naj vëlla a motër prej gurbeti.
A është kjo jetë!?
Kurse këta hajnë e pinë (as ke pa,e as ke ndie).

Sikur të kishte drejtësi, të kishte njerëzi dhe rend në këtë vend, ju nuk do të kishit qenë të varfër dhe të pafuqishëm për t’i bërë duart grusht.
Nuk do të kishit qenë të varfër sikur të mos ju kishte vjedhur qeveria.
Këta s’po mendojnë për ne që jemi ra për toke ,na mbyti depresion!
Është zor ta çosh në këmbë një njeri depresiv. Asgje s’bën punë edhe me fitue lotarin amerikane.
Ju të rinjët habitem me ju (edhe ne më të moçmit) gati të gjithë ne jemi të mërzitur dhe gati-gati të dorëzuar. (Çdo ditë nuk po na e bënë jetën të vështirë zoti por këta pushtetar).

S’po na lanë « reka « , edhe pse djersët na shkojnë vadë. Bojlerin s’po guxojmë me mbajtë ndezë ditë e natë, por veç një herë në javë se po na djeg bojleri neve jo ujin.
Për të dalë në protestë (edhe që duhet me dal se është 1 nga 500 mijë arsyet) duhet të shërohemi më parë nga trishtimi, stresi e pikëllimi. Jemi të dorëzuar.
Nuk ka tmerr më të madh që i ndodh një vendi sesa kur i sëmuret krejt populli shpirtërisht: Protesto pse po turpërohet veterani i shkretë dhe po përlyhet lufta e UÇK-së!
Protesto pse ushtari i vijës së frontit po vdes çdo ditë nga mërzia?
Zoti s’ka thënë kështu!
Prandaj, është e para në botë vetëdija për gjithçka,unë, ti, ai( ajo )… besojmë në Zot, para se ta konsiderojmë si  »politikani  », vetën  »Zot ».

Kur u formua Qeveria Hoti ,Hashimi dhe klika e tij e konsideronin vetën « Zota ». Na kanë pas « tesh », Amerika ,Amerika,Amerika!
E pse mos me protestue kundër atij që ta nxin jetën? Amerika nuk ka kohë me na e nxi jetën, por neve politika ditore po na bënë të zi fund e krye.
Ti numërojn të metat dhe gabimet, të fajëson për dembeli ,thojnë që ka rroga, ka 500 euro dhe s’të lë kurrë me dhënë mendim. A ti punën e kryen sipas ligjit dhe rregullave. A je ti fajtor pse jep mendim të drejt ? Sa herë i tregon hallet e tua, ti minimizojnë, e ti bëjnë si  »kurrgjë »,hiç. Tallet me ty e të thotë:
« Kurrgjë hiç qenka mërzia jote ».

Një nga 500 mijë arsyet me protestue është me largue nga vetja mërzinë e përplasja hundëve mërzinë tënde Hashimit, Ramushit, Avdullahut, Ises, por edhe atij të Trustit që e kish pagën gati 5.000 euro, për shembull.

Protesto kundër atij që s’të thërret me emër, po të ngjet nofka e të thërret me emra të njerëzve të dështuar si vetja. Zgjatja gishtin e thuaji: Unë kurrë së bëhem si ti!

Protesto kundër elementeve kriminale në sistemin e drejtësisë, në shëndetsi e arsim ,në çdo cep.
Protesto e pyet se si bën që gjykatësi e prokurori të bëhet cinik, të të thotë ingje, flutur, e pizpidak , gjë o Zot, kur nga ai pritet të flas me gjuhën e rrjedhshme juridike. E me dhënë vlerësimin pa politikë e inate apo me direktiva të naltit.
Kush po ju jep atyre ,gjithë atë fuqi sa me ba humor me arrestime, me hakmarrje ,e me Kanun?
Protesto duke pyetur hetuesitë se sa raste « i heshtin », ata me urdhërin e gjykatësve ,prokurorëve ,police dhe bandave kriminale që i kanë rrasë hundtë gjithkah në institucionet e drejtësisë.
Protesto për fëmijët që i kemi ne pa siguri në shkolla ,në fakultete (pa marr ligjërat edukative askund ), mësimin adekuat, ose protesto për evladin tënd i cili 8 orë pune i qonë duke përjetue drithërima ditore në vendin e tyre të punës: që nuk ka të drejtë djali apo vajza jote , m’u pëshurr sa herë i pshton shurra, se « managjerat « pa shkollë e pa ndjenja janë duke i dirigjuar komisionet për me ja jap punëtorit lejen me shku në WC.
Këta managjera si rrok kurrë barku as fishekza.
Shumë djem e vajza kanë treguar se kur kanë kryer punë fizike apo seksi , te disa komandantë dhe kur i kanë lyp paret për punën e tyre, kanë hëngër dajak « qysh guxon ti komandantit m’i lyp pare »! Shko të shpia se ti bëjë brinjët copa-copa!
Ose ose i kanë fuzat pa pare ,e me dajak nga puna. Sikur me kanë azilanta me punue në të zezën apo kontrabandë.
Në një , nga 500 mijë arsye me protestue është e drejta jote fetare.
Kujtoje Zotin dhe beso e krenohu me veten dhe me rriskun tënd, kujtoje se qysh vjen dita e ua bën Zoti haram hajnave bukën e gojës.
Kur i palojnë milionat, vjen puna e nuk i gëzojnë, sepse u del diabeti, yndyra,kanceri që ua mtrash gjakun dhe ua ndalon me hëngër e me gëzu  »hajninë »,e tyre.
Feja ta lejon me u bë vetjak, duaje veten, duaje rriskun tënd , dashurohu në vetveten,pse jo, dashurohu në fytyrën tënde të bukur dhe të pastër, se nuk e ke askend më të ngatë se unin tënd , mos prit që ta bjen dikush te dera drejtësinë, ti je njëshi , beso, si ti nuk është kurrkush, je i veçantë, askush mbi këtë tokë nuk është trupi yt, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë askush si ti.

Protesto për shtëpinë tënde nga hajnat, mbroje Kosovën nga qeveria e saj,e nga kjo hallakam.
Shteti është i joti, jo i Hashim Thaqit,Isa Mustafës, Ramush Haradinajt (që po ka lezet mu ba President) , mbroje shtetin nga Fatmir Limaj,që i thojke Albinit:Qu puno,hajde mos rri! Na se kemi lan Hashimin me shitë Kosovën e po të lajm ty.
(Ky që as pragun nuk e kaloi mirëfillshëm me të thanë « s’të lajm me shitë Kosovën » me pazare të rrasta e shtini kryet në Qeveri ) pra protesto për këtë komandant Çelikun që nuk po e shet Kosovën, por po e bënë zhbërjen e Kosovës.
Protesto e mos pyet pse! Bërtitë. Refuzo. Rrotulloje tengjeren e qitja flaken shporetit.
Sepse erdhi vjeshta e pastaj vjen dimri.
Shko para derës së Hotit , e lyp pare sepse i ka pas fol milionat kur të vjen në krye të shtetit . S’ka me thënë : S’ka pare. Vet i ka fol.
Shko cullak para presidencës e lyp tesha nga Hashim Thaçi; Pse djali i tij ka të drejt me vesh rroba të shtrenjta e ti jo!?
Bëhu i gjallë.
Protesto për çfarëdo padrejtësie që të bjen në mend protesto edhe për pampersat e Agim Veliut.
Protesto për shumë padrejtësi « 100 vjeçare », Protesto thjesht veç pse nuk ndjehesh mirë.
Protesto edhe kundër Besa Gaxheri, e cila bërtet dhe veç duke bërtit ka marr vota.
Protesto pse pleqve ua hoqën qato 30 euro në kohë pandemie,protesto pse nënave dhe ballallarve krejt pensioni u shkon në ilaçe, protesto pse u smurën pleqtë e tu e s’po kanë ku shërohen pa sigurim, e shëndetësi të mirëfillt, kurse pleqtë e qeveritarëve shërohen nëpër spitalet më të shtrejta nëpër Evrop!?
Pse gjithë kjo padrejtësi?
Protesto e qitja në qafë gurin qafirit,mos e lejo me que krye sepse zoti s’thotë kështu, a duhet me u ndal i keqi ? Duhet!
A ka thënë zoti që i keqi mos me pas kurrë kufi!
E neve kufiri na qitet te hunda, po pra ,na tregohet gishti dhe dyert e burgut kur kërkojmë drejtësi.
Protesto e shko prekja dorën Skender Hysenit të LDK , dhe tregoji rrastë çka është prekja e vërtetë, le ta kupton a më e rëndësishme është me prek zemrën e varfër të popullit tënd ,apo me i hargjue parat e taksapaguesve të Kosovës për me ba avantura ditore?
Shkoj të dera Skendes e thuaj: Se lidhjet telefonike funksionojnë edhe në Kosovë ,ma mirë se nga hotelet e Amerikës.

Protesto e çoji në (hamam të Hyres) këta kriminela, këta hajna, këta dhunues,këta që të prejn në besë çdo ditë, e ta pinë gjakun me pamuk. Këta s’janë kurrkushi. Mos ua rras se s’kanë çka me të marrë tjetër, ti kanë marrë të gjitha. Me ta marr edhe shpirtin mbeten pa votues.
P.S.
Në protesta dal edhe unë. Po bashkë me juve sepse vetëm s’kam çka lypi.
A keni nie a jo:
Albin Kurti nuk është ai Albini që u kanë.
E kishin « klonue » !
Sepse kur bërtitke Albini,populli u kanë ma i gjallë!!!
Edhe unë jam pak e vdekur , po s’po më pyet askush!!!