28 Nëntori ndjenja më e thellë shpirtërore e shqiptarëve

Shkruan: Florim Zeqa             04.12.2017

28 Nëntori ndjenja më e thellë shpirtërore e shqiptarëve

Nuk mbahet mend ndër mërgimtarët e pjesës veriore të Italisë, që të jetë mbajtur një manifestim kaq mbreslënës dhe madhështorë, siq ishte ky në San Stino Di Livenza (VE-Itali) për nderë të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar, organizuar nga shoqata humanitare “Nënë Tereza” nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE).

Ishte nderë dhe kënaqësi për mërgimtarët e shumt në sallën e madhe në “Parco Livenza” të festojnë së bashku festën më të madhe kombëtare në shoqatën që mbanë me krenari emrin e humanistës të përmasave universale dhe Nobelistës së parë shqiptare Gonxhe Bojaxhiu-“Nënë Tereza”, simbolit të paqës dhe dashurisë njerëzore.

Pas intonimit të hymnit kombëtar, moderatorja Shqiponja Mukaj e hapi programin me urimin për 105 vjetorin e pavarësisë, duke e ftuar më pas për një fjalë përshendetëse kryetarin e shoqatës zotin Rizah Hykolli, i cili krahas urimit për ditën e pavarësisë së Shqipërisë, i falenderoj të gjithë pjesmarrësit në këtë aktivitet të rrallë e të  paparë në këtë shoqatë. Edhe pse i rrëmbyer nga emocionet e një prezence masive të shqiptarëve në këtë mbrëmje të madhe festive, kryetari Hykolli nuk  i la anash pa i falenderuar edhe sponsorët e këtij manifestimi; “Fratelli KOLGECI S.N.C” me pronar Vllëzërit Kolgeci dhe Agjensioni “EMIGRO” me pronar Lirim Kolgeci dhe Jeton Krasniqi.

Fjalën e rastit për nderë të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar e mbajti publicisti Florim Zeqa i cili përveq rolit dhe rëndësisë së datës 28 nëntor, bëri thirrje për unitet kombëtar; “Të bëhemi bashk, t’i bashkojmë mendjet dhe zemrat për të çuar përpara idealin e shumë brezave për bashkimin e trojeve etnike”.

Më pas nga organizatori, për nga një fjalë përshendetëse u ftuan disa prej veprimtarëve dhe aktivistëve të shquar në mërgatë, të cilët uruan të pranishmit dhe përgëzuan shoqatën “Nënë Tereza” për këtë organizim madhështorë të ditës më të shënuar kombëtare.

Pas fjalëve përshendetëse, moderatorja e këtij manifestimi në skenë e ftoj këngëtarin e madh nga treva e Dukagjinit Gjovalin Shani me këngën e flamurit, për të vazhduar me pikat e larmishme të programit me këngëtarin e mirënjohur Gjin Shani, rapsodët e njohur të mërgatës sonë Ali Kurti dhe Feim Graishta, këngëtarin profesionist të muzikës popullore Hajzer Gjoshi dhe këngëtaren e re Valëza Zogaj, të ardhur enkas nga Kosova,…po ashtu me një poezi prezantoj studentja e dalluar Shpresa Gashi dhe grupi i valleve “ILIRIA” me koregraf  Muamer Murtezani e cila i dha shije të mirë artistike kësaj mbrëmje festive.

Prezenca e instrumentalistëve Arben Nexhipi (DJ) dhe Shpend Bajrami përkrah të madhit Gin Shani i pasuruan akoma më tepër vlerat muzikore të mbrëmjes festive.

Shtruarja e sofrës me ushqime tradicionale shqiptare, ngërthen në vete traditat e lashta Iliro-Dardane, ndërsa ulja e grupit të valltarëve rreth sofrës së bekuar paraqet unitetin e shqiptarëve rreth një qëllimi dhe ideali të përbashkët kombëtarë.

Si asnjëherë më parë, në këtë aktivitet u bënë bashk shqiptarët nga të gjitha trevat kombëtare me qëndrim të përkohshëm në pjesën veriore të Italisë, duke filluar nga Padova, Venezia, Vicenza, Treviso, Pordenone, Portogruaro e deri në Trieste për të festuar së bashku siq festojnë vllëzërit e një gjaku dhe trungu shqiptarë.

Përveq rëndësisë dhe respektit për ditën më të shënuar kombëtare, motiv shtesë për pjesmarrje masive të mërgimtarëve në këtë aktivitet, ishte uniteti veprues i anëtarëve të shoqatës “Nënë Tereza”,  sinqeriteti dhe mikëpritja e ngrohtë vëllazërore që ofron kjo shoqatë për mërgatën tonë.

Kështu pra, edhe kësaj radhe sikurse herave të tjera shoqata “Nënë Tereza” i bëri zemrat e mergimtarëve të ndjehen si në vatren e tyre.

Vlenë për të theksuar se në këtë aktivitet prezent ishin drejtues shoqatash, krijues, analist dhe gazetar që përcjellën nga afër këtë organizim të shkëlqyeshëm dhe me vlera të larta artistike.

Për dallim nga shoqatat e tjera, “Nënë Tereza” është e fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve humanitare, respektimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore.

Jo vetëm kaq, shoqata “Nënë Tereza”, është duke u përkujdesur edhe për ruajtjen dhe trashëgimin e traditës, gjuhës dhe kulturës shqipe tek brezat e rinjë, posaqërisht tek fëmijët e lindur dhe rritur në Itali.

Shoqata “Nënë Tereza” është shembulli më i mirë si mbahet dhe udhëheqet një shoqatë në mënyrë modeste dhe të ndershme, apo siq e thoshte Shën Tereza; “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

L’image contient peut-être : 12 personnes, personnes souriantes, intérieur