2017 ME HAIK SATIRIK NE DORE

NEBI DRAGOTI

 

1-

Viti 2017, qoftë revolucionar:

revolucion, revolucion, revolucion…

Humbes kunderrrevolucionarët qofshin!

2-

Urdhër, urdhër i prerë:

politikë, zhvishe kostumin e zi,

kostum erë krimesh e korrupsioni.

3-

Jashtë, jashtë Parlamentit shqiptar

politikanët morra dhe pleshta.

Pleshtat, morrat të digjen në zjarr!

4-

Drejtësia ujk, dhelpër, gjarpër:

lëkurën e ujkut, dhelpres e gjarprit

në paradë t’ua varim në qafë…

5-

Të drejtojë administratë e kudo

meritokracia, veç meritokracia…

Meritokracia shtyllë e demokracisë.

6-

Shqiptari i urtë, i drejtë ligjërisht,

padrejtësisht shqiptarin mos e prek!

Është i veshur me barut e hekur…

7-

Ah, gazetat, ah, këto gazetat

majmun imitues në tematikë(…)

Parti parti, nuk dine ku venë…

8-

Shumë e quajnë veten kritik…

Objektivitet, qartësi do kritika…

Kritikën e mirë e bënë specialisti…

 

9-

Politika kërkon qiqra në hell:

çkriminalizimin jo nga barku i nënës,(…)

Por t’ua bëjë figurave politike…

10-

Borë, ngricë, bore, bore;

edhe,… me nga një lopatë në dorë

ne veten ndihmojmë…

11-

Tregtia ngre çmime për Vitin e Ri;

këtu, se Bota i ulin çmimet.

Çmimet e kripura të ngecin në fyt.

12-

Kulturë, kulturë, kulturë;

moral, moral, duhet moral.

Boboo, janë kuptuar se prapthi…

13-

Vettingu, vigjilent gjithëherë:

të pastrohet totalisht politika.

T’i largojmë me spec djegës në prapanicë…

14-

Ëndërr mediokrri duke zhgarravitur:

“Do të bëhem i famshëm, poet modern”

Nuk ka talent, bëhet me lekë…

15-

Njeriu i keq nuk e do njeriun e mirë,

se i miri i bie në kokë njeriut të lig.

Njeriu i lig e ka frikë njeriun e mirë.

16-

Politika majtas e djathtas fiktive:

llapllapje e shfryrje pordhësh,

të tillë këtu dhe në botë ka…

17-

Mburrje iluzive nëpër ministri:

benzinën t’u vemë mashtrimeve.

Me gjepura s’ mbahet godinë e qeverisë…

18-

Zjen Bota, zjen, zjen:

ka paqë, ka luftë, ka gjak.

Politika Brenda…ka qenë.

19-

Alternativat partiake bien erë:

luftë bërrylash, luftë gjelash

per të bërë glasa sa më shumë…

20-

Pasqyrë e shprehjes:

djeg miza në kësulë(…)

Djeg dhe ngadalë ha trutë….

21-

Hundpërpjetit i erdhi një mizë,

“zonja” mizë në hundë i qëndroi:

i erdhi, me nder, nga wc-ja…