2016-shi do të jetë vit i armatimit dhe ndotjes

Ky shkrim u botua në mediat tona ditët e para të kallnorit 2016. Ia vlen të rishihet sot!

Nga Reis Mirdita

1 kallnori jep një pasqyrë tjetër nga ajo e ditës së fundit të vitit shkuar. Gjersa më 31 dhjetor e rrotullojmë historikun e së kaluarës, tani e hapim një derë të parashikimeve e dëshirave ca reale ca të mbushura me adhurime e dëshira të përgjithshme vetjake e sidomos ato të risimit e përmirësimit të gjendjes shoqërore.

Vendet e angazhuara në konflikte të armatosura nuk flasin më si vite më parë për “ç’ armatosje”. 2016-shi mbulohet me projekte armatimi në çdo skaj të botës; edhe aty ku nuk ka luftë as në afërsi gjeografike e as kohore. Për ilustrim do të përmend rastin e Zvicrës, Këshilli Nacional i së cilës pranoi kreditimin prej 558mln franga për ri mbajtjen e flotës së kamionëve “Duro” që nënkupton shumën prej 250 000 frangave për kamion. Në rastin tjetër, Franca, buxheti vjetor i së cilës ishte dhe është në rënie, po rritë buxhetin ushtarak. Shtetet me më pak influencë por disi të shtrënguara nga lëvizjet gjeopolitike, blejnë avionë dhe armatim tjetër konvencional duke i rritur kështu harxhimet për mbrojtje me të cilën përkeqësojnë gjendjen e popullatës. Në këtë të fundit janë Egjipti (dhe Rusia nëpërmes Egjiptit), Katari dhe indiane blerjen e “Rafale”-ve. Kina në anën e vet, pasuroi ushtrinë e vet me avion-bartës të ri  hipermodern kurse në ditën e fundit të 2015-shit Krytari i shtetit z. Xi Jinping, konfirmoi ndërtimin e një avion-bartësi të dytë.

Rritja dhe krijimi i forcave të reja nuk ndaluan dhe do të vazhdojnë kryesisht në vendet e përfshira në konflikte të armatosura qoftë drejtpërsëdrejti, qofte me ndihma materiale e ideologjike. Aty janë ekipet e specializuara për sulm, për mbrojtje nga terrorizmi, për çlirimin e dorëzanëve dhe robërve të luftës në vendet gjegjëse.

Krejt këto ilustrime faktike janë vetëm se një paralajmërim ogurzi për njeriun si shënjestër dhe për mbarë njerëzimin si akt i rritjes së ndotjes dhe kërcënim evident për jetë dhe harmoni ndër njerëzore dhe asaj njeri-natyrë.

Viti 2016 nuk ka në rendin e ditës asnjë mundësi të rivendosjes së paqes! Disa veprimtarë, shpesh fytyra intelektuale, aktivistë të OJQ-eve humanitare dhe dashamirë të natyrës; asnjë alternativë serioze për ndërprerjen e luftërave që do të përshkallëzohen më gjatë se 365 ditët e vitit ’16.