Filolet                                                                                                         

seneka

Filozofi Letėrsi Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Kush jemi Lojra flash

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Shkrimtarė tė huaj 

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Lajme Filolet

Portrete tė dalluara

Arkivi

Gjurmime-studime -
eseistikė - intervista

Laureta Miftari:
Vartėsia 
Dhuna
Mėsimi 
Egoizmi
Altruizmi 
Lumturia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Konflikti 

Arif Molliqi:
Toponimi i fshatit Llukė 
Tahir Ef. Lluka...
Poezi biografike


Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare
Albume tė vizitorėve


Gjurmėve tė  kohės

Tahir Efendi Lluka,

ky intelektual i madh shqiptar

Shkruan: Arif Molliqi     

„ Nė Kosovė kena disa hoxhallar e ulema shqyptarė tė vėrtetė, por jan edhe disa haina, si myftia i Prishtinės, tė cilet nuk njohin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman pėr tė holla e pėr nishane“ (Gazeta „Drita“, nr.91, Sofje,15.VII.1907,1)

Ndėr ato personalitete qė lanė emėr nė fushė tė kulturės shqiptare tė shekullit tė kaluar dhe  nė fillim tė kėtij shekulli, mė njė frymė fetare moralizuese, ėshtė edhe Tahir Efendi Lluka. Ky krijues moralizues, i takon kohės kur letėrsia shqipe kishte filluar hapa tė njė ecjeje pėrpara, ecje kjo mė  alfabetin arab dhe e ndikuar nga kultura dhe letėrsia e Lindjės. Ndonėse dominohej nga ilahit (lutjet) fetare dhe mė frymėn islame e turke, tė pėrkthyera apo origjinale, thelbėsorja  e tyre ishte se filloi tė ringjallėt dhe tė rritet pėrvoja e shqiptarėve qė edhe mėsimet fetare islame tė hynė gjithnjė e mė shpesh dhe mė fuqishėm  nė shėrbimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, tė identitetit etnik, tė kulturės shqiptare.

Edhe Tahir Efendi Lluka i takoj plejadės sė intelektualėve shqiptar qė tėrė veprimtarinė e vet ia kushtoj ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė ka shumė dokumente por ne do tė nisemi pjesėrisht tė sjellim disa nga gjurmėt qė i la Tahiri nė kulturėn, letėrsinė shqipe dhe nė veprimtarinė kombėtare nė pėrgjithėsi gjatė Rilindjės sonė kombėtare.

Tahir Adem Molliqi, qė ėshtė i njohur si Tahir Efendi Lluka, ka lindur nė fshatin Llukė e Epėrm tė Deēanit nga familja e Molliqėve. Nuk dihet viti i lindjės, sado qė thuhet se lindi aty mes viteve 1840-45. Nė moshėn e re shkoj asqer i Turqisė, sepse nga tre vėllezėrit  ( ishte vėlla me Bajramin dhe Ibishin), atij i takoj ta kryente „obligimin“ ushtarak ndaj  Turqisė pėr familjen e tij .

Tahirin, Perandoria turke , nė vend ta dėrgojė nė luftė, e dėrgojnė nė njė shkollė fetare. Si nxėnės i mirė, atij ju mundėsua tė vazhdoj shkollimin e lartė ku mbaroi me sukses dhe u emėrua myderriz i njė xhamie tė Stambollit e  mė vonė  profesor nė Shkollėn e Lartė „Fati“ tė Stambollit. Kjo ėshtė dėshmi mė e mirė qė flet pėr rėndėsinė e tij kulturore arsimore kombėtare pėr kohėn kur jetoj. “ Nė kėtė institucion kulturor, ky krijues veproi kryesisht nė kohėn sa kėtu udhėhoqi si rektor dhe si personalitet i Universitetit Hoxha Tahsimi (vdiq mė 8 VII.1881), por ishte nė lidhje pėr veprimtari kulturore kombėtare edhe me Jani Vreton. Me gjasė, pas “komprometimit” tė Hoxha Tahsimit, hedhjes sė tij nė lėvizjen e Rilindjes pėr alfabetin e shqipes, mė 1874, u komprometua edhe Tahir Efendi Lluka dhe u tėrhoq nė Kosovė...“( M. Pirraku, nė Kultura Kombėtare...,faqe 393)

Mirėpo ky „komprometim“ i  Tahirit lidhet edhe mė disa veprime tė tija.. Ai disa herė ėshtė kthye nė fshatin e lindjes nė Llukė tė Epėrm. Me qenė se nuk kishte mjete sa duhet, ai e shiti njė pjesė tė pasurisė dhe e ndėrtoj shkollėn e parė jo vetėm nė Llukė por ndoshta nė territorin e Deēanit. Nė ketė shkollė, tė ashtuquajtur „Mejtep“ Tahir Lluka angazhoj njė mėsues nga Gjakova i cili pėrveē nė aspektin fetar duhej ti mėsonte edhe shkrim-leximin shqip me alfabetin arab, alfabet ky i pėrpiluar nga Tahiri dhe i njohur si „Alfabeti i Tahir Efendi Llukės“ , shkruar me 1878. Me kėtė Lluka luftoj qė tė bėhet kthimi i xhamisė turke nė xhami shqiptare dhe nė shqiptarizimin e fesė islame.

Lluka, pasi hapi shkollėn e parė shqipe, kthehet nė Stamboll por menjėherė burgoset dhe qė nga ajo ditė kurrė me nuk ėshtė ditur saktėsisht pėr te, sado qė viti i vdekjes merret viti 1908.

Ndoshta ky ėshtė viti kur Tahir Lluka ekzekutohet,ose, dėnohet me vdekje pėr veprimtari patriotike shqiptare qė binte ndesh me pushtetin e Turqisė. Pėr kėtė, vėrteton edhe e dhėna se nė vitin 1873 Lluka e shkroi „Mevludin“ shqip, tė cilin,

„...pasi ky ishte person i padėshirueshėm pėr pushtetin, e botoi, mė 1907, hoxha Tahir Halil Popova(1856-1949)...Botimi i kėtij mevludi nuk u pėlqye edhe nga shkaku se intelengjencia kosovare e asaj kohe e dinte se vepra ishte e myderrizit tė Gjakovės, Tahir Efendi Llukės. Gazeta Drita, duke pėrfunduar kryeartikullin me tė cilin informonte pėr botimin e kėsaj vepre me leje tė qeverisė turke, e kritikon Tahir Popovėn pse Sulltanin e quante „gazi e fatih!“ dhe tėrthorazi e vuri nė spikamė pandėrgjegjėsinė e tij ndaj Tahir Efendi Llukės:“ Nė Kosovė kena disa hoxhallar e ulema shqyptarė tė vėrtetė, por jan edhe disa haina, si myftia i Prishtinės, tė cilet nuk njofin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman pėr tė holla e pėr nishane.( M.Pirraku,nė Kultura Kombėtare...faqe 394 )

Gjurmė tė aktivitetit tė Llukės, janė njė varg dokumentesh dhe shkrimesh qė vėrtetojnė pėr Llukėn si njė aktivist i dalluar nė kulturėn dhe nė ēėshtjen shqiptare, afėrsisht gjatė viteve 1860-1900 . Ai, (LLuka) mė 1873, e shkroi „Mevludin“.

Sėpari, Tahir Efendi Lluka ishte shokė dhe njė mik i madh i Jani Vretos, ēka Jani Vreto me 1878 shkruan pėr Llukėn; „ Tahir Efendia ma bėri tė njohur nė Stamboll njė gjakovar, qė quhej Hysen efendi, duke mė thėnė simbas gojėdhėnės, ai ishte njė njeri i shenjtė dhe shkrojti shqip me shkronja arabe kėshilla fetare nė shumė dorėshkrime...“ (J. Vreto, Mendime mbi shkrimin e gjuhės shqipe, Vepra tė zgjedhura,263, i shkruar mė 1879 nė 27 faqe, ruhet nė AQSH tė Shqipėrisė, Fondi 21, dos. 5)

Sado qė Muhamet Pirraku nė studimin e tij, nė Kultura kombėtare shqiptare deri nė lidhjen e Prizrenit, nė faqe 393 mes tjerash kur flet pėr veprat e Tahir Efendi Llukės, ai thotė;“ Ato vepra i evidentoi gjurmuesi i ri, Arif Osmani“(?!) dhe, kėtė duke e mbeshtetur nė shkrimin;„Mevludi shqip i shekullit tė kaluar, Rilindja, 8. II. 1986, faqe 15“  Ndoshta kėtu ėshtė bėrė ndonjė „lapsus“ kalemi, siq thotė Pirraku se shkrimin (studimin ) nė fjalė nuk e ka shkrua Arif Osmani por Arif Molliqi(?!)

Mendoj, se kjo ndoshta s“ka rėndėsi, sa ka rėndės qė shkrimin nė fjalė po e pėrshkruajmė ashtu si e botoj „Rilindja“ me 8 shkurt 1986 nga vet autori dhe, tė shikohet  veprimtaria kulturore letrare e Tahir E.Llukės,veprimtari kjo qė duhet kushtua kujdes studimi gjuhėsore letrar;

 "Mevludi" shqip i shekullit tė kaluar

Nė Arkivin e Kosovės nė Prishtinė tanimė janė dorėzuar tri dorėshkrime origjinale tė Tahir Efendi Llukės ( i quajtur edhe Tahir Efendi Gjakova pasi qė fshati Llukė e Epėrm i takonte nahisė sė Gjakovės), tė cilat deri tash kanė qenė tė panjohura. Ndėrkaq, autori i kėtij shėnimi ka disponuar edhe me njė kopje tė „Mevludin“, tė botuar nė Stamboll, por sipas gjitha gjasave autori i kėtij „Mevludi“ duhet tė jetė pikėrisht Tahir Efendi Lluka, sado qė kanė ekzistuar dhe ekzistojnė dilema se:  „Mevludi“ shqip e me shkronja arabe, e ka pėr autor Tahir Efendi Popova.

Sidoqoftė dorėshkrimet (tri dorėshkrimet) dhe „Mevludi“ tani ekzistojnė dhe rreth tyre mund tė bėhen studime efektive, tė cilat do tė ndriēonin vlerat nga tradita. Lidhur me veprimtarinė e Tahir Efendi Llukės siē dihet, janė marrė punėtoret shkencorė, nė mesin e tyre edhe Dr. Idriz Ajeti, i cili nė „Kėrkime gjuhėsore“ shkruan: „ ...E Lluka njė „Mevlud“ tė botuar nė Stamboll“. Kujtojmė se pikėrisht pėr kėtė „Mevlud“, qė ekziston, ėshtė fjala. Mirėpo kėtu pa hyrė nė analizėn e gjithė asaj ēfarė ėshtė shkruar deri tash pėr kėtė autor tė shekullit tė kaluar, po nxjerrim ca shėnime rreth tri dorėshkrimeve, qė gjenden nė Arkivin e Kosovės dhe „Mevludin“.

                  I. „ ARKAID- UL ISLAM“ ( Filozofi islame)

Ky dorėshkrim ka 195 fletė tė shkruara me laps grafik, ku disa vende shkrimi lexohet me vėshtirėsi, pasi i janė shlyer germat dhe disa fletė janė tė shqyera. Teksti ėshtė shqip me germa arabe dhe mbanė datėn e shkrimit vitin 1312 H ( sipas hixhrit) qė domethėnė -viti 1881. Pėr shkak tė vėshtirėsive pėr ta lexuar, ky vit mund tė jetė edhe mė i hershėm, ndoshta,1302 sipas hixhrit.

Dorėshkrimi ėshtė shkruar nė fletore tė trashė me vija tė gjera nė mėnyrė horizontale nga e djathta nė tė majtė. Fletorja ėshtė e pėrbėrė prej shumė fletėsh tė qepura me gjilpėrė(punė dore) dhe tė mbėshtjella me kopertina tė trasha.

Ky dorėshkrim ka pėrmbajtje filozofike, e mė tepėr fetare; merret me besimin e vjetėr nė shumė zota dhe fenomeneve natyrore, por edhe besimin nė njė zot.

Gjuha nė „Arkaid-ul islam“ ėshtė mjaft e pėrzier me turqizma, por i ngjason rrethit tė Llukės( Deēanit, Pejės dhe Gjakovės).

         II. „RISALE -i HAFIZE“ ( Urata e besimtarėve)

Ky dorėshkrim gjendet edhe nė versionin „ Urata e besimtarėve“. Numri me tė cilin evidentohet nė AK, ėshtė 191/2. Dorėshkrimi ka 160 fletė. Ky dorėshkrim nuk ėshtė origjinal. Nė disa fletė shkruan se ėshtė pėrshkrim nga origjinali dhe se pėrshkrimin e ka bėrė bashkė vendasi i Tahir Efendi Llukės, e njėherė nxėnėsi i tij Zeqė Bajrami nga Lluka e Epėrm, i cili ka vdekur nė vitin 1948. Nė kėtė dorėshkrim shkruan: „ Kėtė qitap e ka kopjuar Zeqė Bajrami nga Lluka e Epėrm, Kazaja e Gjakovės, nė vitin 1335“. Origjinali i kėtij dorėshkrimi ėshtė quajtur „Risale-i hafize“ apo nga dorėshkrimi „ Urata e besimtarėve“.

Pėrshkruesi i dorėshkrimit thotė se nga origjinali mungojnė disa fletė. „ Urata e besimtarėve“ bėn fjalė pėr fiset e Rrafshit tė Dukagjinit, pėr fisin Thaq dhe Shalė. Pėrshkruesi (Zeqė Bajrami) thotė se edhe Tahir Efendi Llukės ēėshtjen e fiseve ia ka treguar njėfarė Emini, pėr tė cilin nuk jepen kurrfarė shpjegimesh tė mėtejme,por supozohet se ėshtė fjala pėr njė pleqnar tė fshatit tė Llukės sė Epėrm tė asaj kohe.

Ėshtė karakteristikė se pėrshkrimi (kopjimi) ėshtė bėrė me ngjyrė tė kuqe nė tė kaltėr. Pėrndryshe, kjo ngjyrė edhe sot pėrdorėt nė kėtė fshat, sepse pėrfitohet nga njė bimė, qė gjithashtu rritet nė kėtė fshat.

         III. „ RISALE-i AH-LAK“ ( Broshurė mbi moralin)

Me vulėn e Arkivit tė Kosovės ėshtė edhe dorėshkrimi „ Risale-i Ah-lak“ qė ka 215 fletė, mban numrin 191/3, viti i shkrimit ėshtė 1311 sipas hixhrit. Ka mundėsi qė kėtij dorėshkrimi t“i mungojnė disa fletė. Nė fillim tė dorėshkrimit shkruan: „ Shkruesi i kėtij qitapi asht Haxhi Tahir Efendi Lluka“, kurse nė njė fletė pa numėr shkruan:“ Nė kėtė qitap janė kallxu tė gjitha meselet pėr arkaidin“ (arkaid-filozofi).

Dorėshkrimi ėshtė i ndarė nė 22 pjesė (kapituj), tė cilat veē e veē shpjegohen, e pastaj pėr tė gjitha jepet njė shpjegim pėrmbledhės. renditja kronologjike e kėtyre kapitujve tė dorėshkrimit ėshtė bėrė nė kėtė mėnyrė: 1) Rrena, 2) Morali, 3) Mendjemadhėsia, 4) Gajbetė fjalėt, 5) Pėrgoimi, 6) Pėrgoimi pas shpine,7) Nemamlluki-dorėshtrejti, 8) Sadaki pa hile, 9) Zineja, 10) Hajnia e tjera. Nė kėtė dorėshkrim mė sė miri mund tė vėrtetohet se nė ēfarė dialekti dhe si e pėrdori Tahir Efendi Lluka gjuhėn shqipe nė shkrimet e ti.

                  IV.  M E V L U D I

Ky mevlud nuk ėshtė dorėshkrim, por botim i rrallė, i cili ėshtė botuar nė Stamboll. Ka edhe vitin e botimit, por pasi nuk e njoh gjuhėn osmano-turke qė ta lexoj, kėtė ia le nė dispozicion atyre qė e marrin pėr ta studiuar.

Nė kėtė botim nė disa vende, pėrveē emrit tė Tahirit, qė ėshtė shkruar me germa tė shtypshkronjės, kemi edhe emrin e tij tė shkruar me dorė, me ngjyrė tė kaltėr. Nėse bėhet krahasimi me dorėshkrimin, mund tė arrijnė nė pėrfundim se ky „Mevlud“ ėshtė i Tahir Efendi Llukės.

Gjuha e pėrdorur nė dorėshkrim dhe nė „Mevludin“ e botuar nė Stamboll, ėshtė e njėjtė dhe se jep tė kuptohet se autori i kėtij „Mevludi“ ėshtė Tahir Efendi Lluka. Andaj lypset njė studim i thukėt nga ana e njė shkencėtari, nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė vėrtetohet deri nė saktėsi.( Arif Molliqi, „Rilindja“ e shtune 8.02.1986, faqe 16)

P.S.

Meqenėse tri dorėshkrimet nė fjalė janė dorėzua nė Arhivin e Kosovės, Fondi i Jusuf Latės mė nr. 191/1,2,3, dhe nuk dijmė pėr fatin e tyre .  „Mevludi“  ėshtė djegur gjatė kėtij  viti pas ofenzivės barbare serbe nė fshatin e LLukė e Epėrm ku ėshtė djegur edhe shtėpia ku gjėndej origjinali i kėtij „Mevludi“

 

*Nga: Arif Molliqi, "Pėrplasje", Shkup, 2000

 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Faik Konica
Fan S.Noli
Gjergj Fishta
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri
Ndre Mjeda
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi
Muhamet Ēami
Nezim Frakulla
Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 
Posta e citateve

 

Portali i citateve ¦ Altruizmi-egoizmi ¦ Dashuria ¦ Filozofia ¦ Fėmijėt ¦ Fjalėbutėsia ¦ Gruaja ¦ Lakmia ¦ Lumturia ¦ Mbi vetitė ¦ Mėdyshja-ngurrimi ¦ 
 
Miqėsia
¦ Mosha ¦ Paragjykimi ¦ Rrena ¦ Xhelozia ¦ Tė pandara ¦ Optimizmi-pesimizmi


¦ Shkruaj Artikull tė ri ¦ Plotėso artikullin e sipėrm ¦ Dėrgo citat ¦ google ¦ 

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 08 Mar 2010 17:58:51 +0100 .